Zvarranikët

Nga Reis Mirditarmirdita

Zvarranikët

Zvarranikët e nuk di kujt
krrokatnin për të thënë :
« Na jemi shqiponja,
na jemi patriotë ! »

Dhe ata krrokatin akoma !

Të ulur në divane ;
zvarranikët
lavdërohen dhe rrejnë,
vjedhin, mos më keq…,
vrasin…;
mos më keq:
Marrin për vete tokën tonë,
me hile;
andej shesin tokë të shenjtë tonën,
me hile, zvarranikas para mikut e armikut
dhe krrokatin si sorrat;
e vetëquhen: shqiponja

Do të mjerë
besojnë!

Do të tjerë:
flenë,
do heshtin…, do thuan:
“Jemi para bujës!”,
dhe presin të huajt!