Zonja Reshitaj, trego guximin dhe aftësinë tuaj, për mbrojtje të Lumëbardhit të Deçanit

Zonja Reshitaj, trego guximin dhe aftësinë tuaj, për mbrojtje të Lumëbardhit të Deçanit

Msc. Adem Lushaj

Premtimi “i famshëm” i ministrisë së Mjedisit për marrjen e gjitha masave të duhura ligjore për mbrojtjen e mjedisit, ishin shpresëdhënëse, se një femër po del më “e zonja”, e ish kolegët e saj, të cilët treguan aftësi të jashtëzakonshme, për shkatërrim të mjedisit deçanas. Kemi dëgjuar shumë të përfolët për një farë Kryeinspektori të Inspektoratit të Kosovës, i cili është zënë në gojë, jo për punë të dobishme që bën, së paku në mbrojtje të Grykës së Deçanit! Ndoshta, ministrja dhe i pari i inspektorëve të përgjumur, do dalin në skenë me marrje të masave të ligjshme, si dashamirës të natyrës, dashamirës të Bjeshkëve të Nemuna!

Nisja e punimeve për ndërtimi e Hidrocentraleve në Grykën e Deçanit, kishte bërë jehonë, ngase ishte thënë se do investohen mbi 50 milion euro, duke rregulluar edhe infrastrukturën rrugore dhe ndërmarrjen e masave mbrojtëse për mos degradim dhe shkatërrim të mjedisit. Por, askush  nuk di për shumën e investuar deri më tash nga Kelkos Group, sikurse që nuk dihet për përmbajtjen e Kontratës të nënshkruar nga MMPH dhe Kompania investuese (nëse nuk qëndron dikush tjetër prapa këtyre investimeve). Mirëpo, degradimi i natyrës në këtë Grykë, jo vetëm që mbyllë rrugën për qarkullim, është duke rrezikuar jetët e kalimtarëve të cilët mundohen të shijojnë bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna. Edhe pse në sezonë dimërore, shtrati i Lumëbardhit mbetët pa uji, ngase e tërë sasia e ujit, futet nëpër tuba deri në afërsi të Manastirit. Reagimet e qytetarëve të Deçanit, ishin të shpeshta ndaj kësaj pa përgjegjësia të Kompanisë investuese, sikurse që ishin kundër institucioneve përgjegjëse, e në radhë të parë, në drejtim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Me prezantim të fotove të shtratit të Lumëbardhit, i cili mbetët pa uji, ia kemi dërguar disa herë, edhe Kryeinspektorit, Basri Ibrahimi, sikurse që iu kemi drejtuar ministrisë Albena Reshitaj, por nuk kanë guximin e as dijen, për të vepruar. Me këtë rast, më duhet të falënderoj përkrahjen që marrim nga policia e Kosovës, të Stacionit në Deçan, të cilët në bazë të kompetencave që kanë, janë munduar të marrin veprimet e duhura ligjore.

E nderuara ministre Reshitaj, (Kryeministri ndoshta nuk ka kaluar këndej pari e nuk ka pa në çfarë gjendje është Gryka e Deçanit), mban premtimin tuaj si person që doni natyrën e bukur, vizitoje këtë zonë dhe binduni për gjendjen në të cilën është shtrati i lumit, e në çfarë gjendje është, Gryka e jonë.

L’image contient peut-être : plein air, nature et eau

L’image contient peut-être : montagne, ciel, plein air et nature