ZJARRI I DASHURISË
Poezi nga Xhevahir Cirongu
ZJARRI I DASHURISË
Mëngjesi sërish erdhi prapë
me trokitjen e lehtë në derë,
Një rreze shprese na përshëndeti
si me magji largoi shumë derte.
Iku viti i mbrapsht me të zezën kolerë
me trishtim e plagë në zemër,
i la globit Covidi -19 njerëzimit,
dhe heshtja në udhëkryq seç i tha
largohu përjetësisht nga kjo derë!
Por globit shpresa i lindi përsëri
ajo erdhi me ve sën e diellin në sy,
Njerëzimin përshëndeti viti 2021,
dhe zjarrin e dashurisë përsëri
njerëzimit i ndezi në gji.
Durrës, dt. 03 Janar 2021