Zijafet i “çuditshëm” i opozitës kosovare në Shqipëri!

Zijafet  i “çuditshëm” i opozitës kosovare në Shqipëri!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në këtë takim e zijafet  me rastin e inagurimit të një hoteli luksoz në Golem ishin kryeopozitarët e Kosovës, ishkryetari i LDK-së Isa Mustafa  dhe Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama. Zakonisht dhe normalisht në raste ceremonish shteterore dhe inagurimesh veprash e investimesh marrin pjesë përfaqësues të qeverive të shteteve respektive dhe jo nga njëri shtet opozita dhe nga tjetri qeveria si rasti në fjalë. 

Edi Rama kur erdhi në pushtet në Shqipëri reklamoi të famshmin takim mes qeverive të të dy shteteve shqiptare si simbolika kombëtare. Në të vërtetë vetëm simbolika e dukje patriotike ka pasur pasi nuk është se shqiptarët patëm përmirësime në zhvillime marrëdheniesh e marrëveshjesh ndërshqiptare mes dy shteteve nga takimet e Kryeministrit Rama me ishkryeministrat Thaçi, Mustafa e Haradinaj. Më shumë ka pasur dasi e mosmarrëveshje se sa konsensus e dakordësi si ka qenë rasti i vendosjes nga qeveria Rama e taksës së “Rrugës së Kombit” duke mos u konsultuar me qeveinë e Kosovës; si rasti i Edi Ramës dhe Thacit për proplanit serb të shkëmbimit të territoreve pa pyetur as politikën në Prishtinë dhe as politikën  në Tiranë; si rasti kur Edi Rama më shumë e rëndësishme për të ishte minishengeni shqiptaro-sllav i Ballkanit Perendimor se sa minishengeni shqiptaro-shqiptar; si dhe pa pyetur politikën kosovare Rama deshi të merrte autorësinë dhe “misionin” e pajtimit shqiptaro-serb kur Serbia bën maksimumin kundër njohjeve të Kosovës dhe nuk e njeh genocidin serb dhe as nuk ka kërkuar falje per krimet serbe në Kosovë etj.

Nuk e di nese në në këtë takim të Kryeministrit shqiptar dhe të kryeopozitarëve të Kosovës a pati ndonjë bisedë  p.sh.për heqjen e taksës  antiKosovë të “Rrugës së Kombit”, për kundërshtim ndaj  Minishengenit antishqiptar, për rrezikun e ndarjes së Kosovës e për rrezikun e qarkullimit të “non paper”-ve, për anulimin e marreveshjes per Bashkësinë e Komunave serbe, për Demarkacionin me Malin e Zi etj.

P.sh. nuk dihet nëse në këtë takim ku nuk ishin të pranishëm qeveritarë të Kosovës dhe as nga Presidenca e saj, nuk dihet se a bënë bisedime Kryeministri i Shqipërisë me opozitën e Kosovës për koordinim institucional për luftë  luftë  kundër krimit të korrupsionit, kundër trafikimit të drogës e krimit ordiner, për bashkëpunim për njohje të reja për Kosovën, për liberalizimine vizave etj.  

Mirëpo ky takim ku ishin prezent edhe Kryeministri i Shqipërisë dhe opozita e Kosovës, ky tregon  më shumë dhe të lë përshtypjen e një takimi “rimirëkuptimi” dhe si  presion ndaj kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani e pse jo edhe ndaj Bashës dhe opozitës në Shqipëri. Ky takim  “festiv” i tyre sikur të kujton komplotin   i cili rrëzoi qeverinë legjitime   KURTI 1, apo në këtë takim mos pati ndonjë si kërkesëndihmë për kryemisnistrin shqiptar për ta ndihmuar opozitën në Kosovë  në zgjedhjet vendore që do mbahen në Kosovë.