Zhvillimi ekonomik i Deçanit

Zhvillimi ekonomik i Deçanit

 Shkruan: Halil Dervishaj

Një analizë e shkurtë e Strategjisë zhvillimore të Deçanit, sipas LDK-së (dy shtyllat kryesore)

Kësaj here, qëllimi i këtij shkrimi do të jetë i bazuar në Strategjinë zhvillimore që LDK-ja e ka pasur në kuadër të Programit qeverisës për Deçanin.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Deçan,është subjekti politik më serioz, i cili në vazhdimësi ka dhënë vërejtjet e saja dhe pikëpamjet e saja për zhvillimin ekonomik të Deçanit.

Strategjia zhvillimore që LDK-ja në Deçan e ka proklamuar,është e bazuar një analizëtë studiuar mirë,nga ekspertët më të mirë të kësaj komune në fusha të ndryshme, e materializuar në një platrofmë politike, e cila Deçanin do ta bënte vend të zhvilluar e tërheqës për vendasit dhe tërheqës për vizitorët e ndryshëm vendor apo të huaj.

Për ta argumentuar këtë, referencat janë prezente dhe mund të shihen në materialet apo transkriptet e Komunës së Deçanit, nga mbledhjet e Asamblesë komunale të kësaj komune. Po të shihen  këto referenca, do të vëreni se, në kuadër të diskutimeve në Asamblenë komunale rreth zhvillimit ekonomik,LDK-ja ka qenë më e zëshmja dhe më konkretja.

Idetë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të kësaj komuneje janë krejt origjinale dhe të bazuara në vizionin zhvillimor të LDK-së.

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se, bazuar në resurset e Deçanit, dy janë shtyllat kryesore që do t’i sillnin zhvillim ekonomik këtij vendi. E para, bujqësia, e në kuadër të saj edhe blegtoria. E dyta, turizmi, e në kuadër të tij edhe trashëgimia kulturore.

Për të dyja këto segmente, LDK-ja ka dhënë ide konkrete se si mund të materializohen këto konkretisht.

Bujqësia

Në fushën e parë, pra bujqësinë, e në kuadër të saj edhe blegtorinë, LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se: bujqësia është shtylla kryesore zhvillimore, e cila duhet mbështetur fuqishëm. Ruajtja e tokës së bukës nga ndërtimet, degradimet e faktorë tjerë, do të duhej të ishte e domosdoshme. Për të pasur një bujqësi të zhvilluar,element kyç është infrastruktura apo rrjeti i kanaleve të ujitjes dhe subvencionet e ndryshme në bujqësi, nga të cilat do të përfitonin ata që punojnë tokën, dhe në kuadër të saj, do të krijoheshin vende pune në ekonomitë e shumta familjare të kësaj komune. Subvencionet ndaj blegtorëve duhej bërë me kritere dhe ato do të ndikonin në rritjen dhe mbarëvajtjen e punës së blegtorëve. Subvencionet në farëra e plehëra gjithashtu do t’i kontribuonin zhvillimit të këtij segmenti.

Ndonëse janë bërë disa investime në kanalet e ujitjes, megjithatë, puna e dobët ka rezultuar me dëmtimin e disa prej tyre, ose thënë konkret; shpërderdhjen e betonit, që ka ndodhur nga cilësia e dobët dhe mosmbikëqyrja e investitorit. Subvencionet janë dhënë pa kriter dhe pa llogaridhënje.

Qytetarët nuk kanë nevojë për premtime, por për përmirësimin e jetës së tyre. Andaj, bujqit nuk kanë nevojë për premtime, por për mbështetje me anë të subvencioneve e ndihmave tjera, me të cilat do zhvilloheshin e do krijonin mirëqenie për vete e familjen e tyre.

Turizmi

Në fushën e dytë, atë të turizmit, e në kuadër të saj edhe trashëgimisë kulturore është bërë edhe më pak.

Ajo që do ta ndihmonte këtë fushë të rëndësishme për Komunën e Deçanit, e qëështë esenciale, infrastruktura, thuaja se është lënë krejt pasdore.

Bukuritë e natyrës së bjeshkëve, flora e fauna, janë të mrekullueshme, por të pashfrytëzuara.

Gjithashtu, objektet e trashëgimisë kulturore nuk mbështeten mjaftueshëm dhe si të tilla janë të pashfrytëzuara sa duhet.

Ideja e ndërtimit të Qendrës së skijimit në Bjeshkët e Belegut, që do të kishte ndikim në zhvillimin e kësaj komune, por si duket, kjo gjë nuk është as në axhendë, ndonëse kjo do t’i sillte përfitime të mëdha Komunës së Deçanit dhe qytetarëve të Deçanit në mënyrë të drejtpërdrejt.

Këtë do ta mundësontë parakushti i parë; dërtimi infrastrukturor, asfaltimi i rrugës që do të lidhte Deçanin me Plavën, që megjithë problemet politike të Manastirit të Deçanit, thuaja se nuk është prioritet për këtëkomunë.

Analizat, ose thënë mosanalizat e thella (fizibiliteti) e të argumentuara, shfrytëzimi joracional i buxhetit komunal, duket se do të qojnë në investime që nuk do t’i sjellin përfitime qytetarëve të Deçanit.

Qeverisja lokale ndërlidhet me atë qendrore, posaqërisht kur udhëhiqet nga i njëjti subjekt politik, andaj është e rëndësishme të theksohet se:

Deçani, por edhe Kosova ka nevojë për projekte të mëdha. Por, të gjitha duhet bërë me radhë dhe me një analizë profesionale.

Projektpropozimi për ndërtimin e “Autostradës së Dukagjinit”, nga Istogu, në Prizren, nuk është analizuar mirë, nuk ju është sqaruar mirë qytetarëve dhe nuk ju ka nënshtruar një debati të mirëfilltë qytetar.

Debati i fundit publik në Deçan për këtë investim gjigant, ka nxjerrur në pah shumë të meta.

Konkluzë:

Parë orientimet buxhetore të komunës e qeverisë, mbërrimë në konkluzën se: Komuna e Deçanit nuk po arrin që ta orientojë drejt buxhetin e komunës dhe subvencionet qeveritare për një zhvillim të kësaj komune. Bazuar në gjendjen reale,mund të konkludojmë se: me një shfrytëzim racional të buxhetit komunal, por edhe subvencioneve qeveritare, shtoja kësaj edhe investimin e  “Autostradës së Dukagjinit”, komuna e Deçanit do të përfitonte më shumë. Do ta zgjeronte rrugë ekzistuese me nga dy korsi në një drejtim, do të përfundohej rruga Deçan-Plavë, që do të hapte perspektivë më të madhe për zhvillimin e kësaj treve. Madje, do të përfundonte rrjetin e kanaleve ujitëse në këtë trevë.

Megjithatë, qasja dhe argumentimi e Strategjisë zhvillimore të LDK-së, do të shërbejë evlerësohet nga qytetarët, sepse është në interes të drejpërdrejttë tyre.

Dhe, siç theksuam edhe në fillim, nuk do të kishte asgjë të keqe që Strategjia zhvillimore e LDK-së të shërbente për një rianalizë të udhëheqjes qeverisëse në Deçan, sepse, tekefundit, interesi i qytetarëve dhe i zhvillimit ekonomik do të duhej të tejkalonte interesat personale, grupore apo politike. Mbase borxhet e shumta nga shpenzimi jo i drejt i buxhetit, ka determinuar edhe planifikimin buxhetor dhe prioritetet e komunës.