“ZHGËNJEHEN NGA BASHA/ FAMILJA BERISHA-MALLTEZI KËRKON RIKTHIMIN E KRESHNIK SPAHIUT”

Faik Krasniqi
“ZHGËNJEHEN NGA BASHA/ FAMILJA BERISHA-MALLTEZI KËRKON RIKTHIMIN E KRESHNIK SPAHIUT”
Kreshnik Spahiu deri para pak muajsh ishte një nga figurat më të forta opozitare në vend.
Por tashmë që prej qershorit ai nuk është më në Shqipëri dhe as pjesë e politikës sonë. Por vetëm pak muaj pas largimit të tij, kanë filluar të shfaqen nostalgjikët e parë.
Një nga ata e ka shprehur hapur pëlqimin për ish-kreun e AK, Spahiu. Bëhet fjalë për një personalitet me peshë në të djathtën shqiptare si Luan Malltezit, babai i Jamarbër Malltezi, (krushk me Sali Berishën).
Malltezi ka komentuar në një foto që ka publikuar Kreshnik Saphiu në rrjetet sociale, ku i shkruan që pret ta shikojë në parlament aty ku ky i fundit e meriton.
Mesa duket familja Malltezi e rrjedhimisht edhe ajo Berisha, janë të pakënaqura me drejtimin që po i bën PD-së Lulzim Basha dhe kërkojnë një ndryshim.
Në fakt Jamarbër Malltezi në verë doli publikisht kundër Bashës, por më vonë u tërhoq dhe tashmë është pjesë e strukturave që do të merren me riorganizimin e Partisë Demokratike.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga familja Berisha-Malltezi kundër Bashës për të çuar në krye të PD-së një emër si Kreshnik Spahiu.