ZGJEDHJET QË PREJUDIKOJNË NDRYSHIMIN E MADH

RËNIA E LDK-së (6):

ZGJEDHJET QË PREJUDIKOJNË NDRYSHIMIN E MADH

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë mobilizuar elektrizuar masën dhe kjo është mirë. Tashmë ka nis të ndahet shapi nga sheqeri, qoftë në nivelin nacional, po ashtu edhe brenda llojit të vet, prandaj si asnjëherë më parë këto zgjedhje po prejudikojnë një ndryshim të madh?!…

Është hera e parë që Kosova shkon në zgjedhje me koalicione parazgjedhore të cilat i e kanë ndarë elektoratin, përkatësisht votuesit në dy tabore që kanë divergjenca të mëdha dhe një parti ndërmjetëse e cila duhet ta luaj rolin e katalizatorit në proceset e mëtutjeshme.

Por për fat të keq të gjitha grupet janë veprime të majta, pa pasur parti të qendrës dhe parti me koncepte të djathta nacionaliste. Ndonëse askund në Evropë nuk lavdërohet e as nuk pëlqehet elementi i theksuar nacionalist, por partitë e djathta vazhdimisht i disiplinojnë partitë e qendrës dhe ato me koncepte të majta. Ndërsa në Kosovë, partitë politike kanë programe të zbehta në planin nacional dhe pak mendojnë edhe për politika afatgjate të zhvillimit.

Nëse grupimi te koalicioni PAN, trajtohen dhe etiketohen pse janë pasardhëse të LPK-së, lëvizje kjo që për platformë politike kishte marksizëm – leninizmin e Shqipërisë Socialiste, dhe aty këtu me ndonjë modalitet nga Partitë Komuniste në Evropën Perëndimore, të cilat pëlqeheshin në vitet e ’70-ta, tashmë kjo nostalgji është shuar kudo në Evropë, kurse Shqipëria që moti edhe ajo është larguar nga marksizëm – leninizmi i saj, prandaj akuza për “marksizëm-leninizëm” që iu bëhet tridhjetëvjeçarëve më duket e pavend, pasi duket si akuzuar artificiale. Po ashtu këtij grupimi iu ka zbehur edhe morali patriotik se janë “të dala nga lufta”, vlerë kjo për të cilën marrin benificione shtetërore. Pastaj akuzat se qenkan parti me kuadër të diplomuar pas lufte, është cinike dhe jo e gjykuar drejt kur dihet se mbi 70% e militantëve dhe anëtarësisë në PAN, janë nën moshën 40 vjeçare, të cilët nuk duhet mallkuar pse nuk paskan lindur ma herët. Kuota tjetër prej 30%, që kap shifrën anëtarësisë së përgjithshme, do të zbehet me flakareshin e parë që do t’ua jap Gjykata Speciale. Prandaj madhështinë e luftës e kanë zbehur dukshëm veprimet antidemokratike, por janë reforma të shumta që u japin përparësi, edhe pse ky grupim nuk e gjenë veten në partitë e qendrës, edhe pse thirrën se janë të tilla.

As koalicioni (LDK-AKR), nuk mund të cilësohen si parti të djathta as të qendrës, por më shumë duket si një solucion me konceptin e Lidhjes Komuniste, nga e cila qysh në vitet e ’90-ta, LDK-ja është shkëputur me sukses, duke krijuar një alternativë e cila për ato vite ishte modeli më i mirë i në tërë kampin e Evropës Juglindore.

Kjo frymë mobilizuese e shoqëroi këtë parti deri në ditët kur nga kjo botë u nda lideri i saj dr. Ibrahim Rugova. Megjithatë edhe për të gjallë të tij janë sistemuar shërbimet e LKJ-së të cilat pritnin momentin e duhur për të vepruar.

Ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së nuk ishte e rastësishme. Ai në një afat rekord e sistemoi infrastrukturën e LKJ-së të cilën e kishte trajnuar në Klubin Riinvest. Tashmë lidhja e kësaj të majte me elementin Rus, brenda të cilit kanë futur edhe një Lëvizje Radikale Islamike, nuk i bënë nder LDK-së dhe as Kosovës.

Ndikimi rus në botën Arabe, veçmas në Siri pranohet më shpëtimtar se sa koalicioni i madh Evropian dhe Amerikan, gjë që nuk kemi nevojë të zgjerohemi më tej për rolin dhe ndikimet e mundshme, por dyshimi se ky koalicion ka një prapavijë antiamerikane duhet t’i hakmerret LDK-së në këto zgjedhje. Kjo gjendje e ngatërruar në aspektin konceptual mbetet plagë e LDK-së, pasi nga partia është përjashtuar elita intelektuale dhe është zbehur edhe ndikimin i diasporës. Ka rrezik, se Isa Mustafa e tradhton AKR-në e Pacollit, pasi kështu është tallur e majta komuniste e cila edhe programin nacional të partisë e ka kthyer në një platformë politike për ta sforcuar ndikimin rus, i cili është mjaftë aktiv edhe në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje është më së miri e profilizuar, veprimet e saj duken si një model i konceptit të partive të majat evropiane. Por gjithsesi edhe LVV si subjekt politik duhet të reformohet dhe në disa veprime t’i transformoj edhe veprimet e saj, nëse mendon që roli i saj të jetë ndikues dhe më i pranueshëm.

 

  1. Lëvizja Vetëvendosje:

Nëse ne mund të shohim pak më realisht këto lëvizje politike në raport me realitetin politik, duket se LVV, është partia më e profilizuar në skenën politike në Kosovë. Rritja dhe ndikimi i saj i pengon të gjitha strukturat e involvuara në krim dhe kriminalitet, sidomos qarqet e lidhura me Beogradin, të cilat janë futur thellë në partitë politike, në mediume të shumta, janë shtrirë nëpër organizata jo qeveritare etj., prandaj LVV duhet urgjentisht të ndryshoj strategjinë e saj në disa pika të cilat reflektojnë një lloj fobie edhe tek Bashkësia Ndërkombëtare. LVV, në këtë periudhë nuk duhet të bëjë gabime të mëdha politike, e aq më pak të lëshojë deklarata për konsum ditor dhe vetëm sa për të fituar vota na partitë që kanë koncepte, pamja e të cilave nuk shkon në një Kosovë Evropiane.

LVV duhet ta dinë se përveç qarqeve serbe dhe spiunëve të UDB-ës, të cilët po instalojnë propaganda për islamofobi, parimisht komuniteti islam nuk ka urrejtje për fenë e vet, por të gjithë janë të shqetësuar për ndryshimet tradicionale dhe për futjen e elementve radikale është shqetësim dhe e papranueshme, prandaj ky shqetësim duhet të jetë edhe pjesë e platformës politike që ka LVV. Në këtë pikë askush nuk duhet të ketë dilema, pasi tek ne gjithmonë është aplikuar një islami liberal. Ngjarjet botërore janë shqetësuese, prandaj edhe ne duhet të shprehim keqardhje dhe duhet të kemi frikë se elementi radikal po futet në mesin tonë, për ta kthyer rrotën e historisë prapa.

Nga ky prizëm, nuk duhet lejuar që në emër të fesë të përkrahen mbulesat e grave dhe ashtu të futen si pjesë e politikës nëpër institucionet publike dhe veçmas në parlamentin e një Kosove që është pjesë gjeografike e Evropës.

Në rastet tjera LVV nuk duhet ta provokojë gjendjen politike, as nuk duhet të jap vija të kuqe për koalicion pas zgjedhor, por duhet t’i qartësojë aspektet programore me njërin dhe me tjetrin grupim politik me të cilët duhet të futet në koalicion qeverisës.

Ardhja e LVV, në pushtet nuk duhet t’i shqetësoj aleatët tradicional të Kosovës, përkundrazi LVV duhet t’i përfarojë raportet e saj me aleatët dhe me vendet e Quintit, dhe krejt natyrshëm LVV duhet të përgatitet për të marrë përgjegjësi udhëheqëse për të luajtur rolin e vet politik e strategjik.

 

  1. PDK – AAK – NISMA dhe të tjera

Koalicioni më i madh parazgjedhor PDK-AAK dhe NISMA, sipas të gjitha gjasave do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve, andaj askush nuk duhet të shqetësohet, pasi ky koalicion është i profilizuar në parti shtetndërtuese, pasi faza e formimit të shtetit tashmë është çështje e realizuar. Koalicioni ka një mbështetje nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe duhet të jetë edhe më përgjegjës për të ardhmen e vendit.

Kosova është përpara sfidave të mëdha për të cilat Abdullah Hoti, është personalitet i pa vakt, dhe duket sikur të ishte i lindur para kohe. Ai nuk ka karizëm politik dhe si duket i mungon edhe guximi për të marrë vendime të mëdha. Avdullah Hoti, po sillet siku të ishte një vegël e përdorshme në duart e Isa Mustafës, andaj Bashkësia Ndërkombëtare do të hezitojë të bashkëpunojë me një lider që s’ka karizëm dhe guxim për të vepruar. Por më të dyshimt veprimin e tij e bënë afria që ka me Isa Mustafën, dhe brishtësia nga i cili nuk pritet sukses.

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, është delikate. Derisa, në Pejë, Junik e Deçan Hoti i përsëriti qëndrimet e Isa Mustafës, se Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë, Ramush Haradinaj tha se kufiri me Malin e Zi është në Kullë, Zhleb dhe në Çakorr, prandaj qytetarët e Dukagjinit mund të besojnë ma shumë në deklaratën e Ramush Haradinajn se sa në përsëritjen e qëndrimit të Isa Mustafës nga Abdullah Hoti.

Njëra nga sfidat më të mëdha për PAN, do të jetë funksionalizimi i Gjykatës Speciale e cila duhet të nis nga puna në vjeshtën e sivjetme, prandaj me të drejtë Bashkësia Ndërkombëtare shpreson më shumë në pragmatizmin dhe guximin e Kadri Veselit, se sa në plogështinë dhe pafuqinë e Abdullah Hotit, i cili shikohet me dyshim për ta udhëhequr qeverinë e Kosovës, prandaj Ambasadori Amerikan në Kosovë, duhet të bëhet ma aktiv në këtë fazë, dhe pse jo, haptas duhet t’ua qartësonte qytetarëve, cilat janë interesat e Kosovës, dhe cilët janë partneret më të besueshëm të ShBA-së.

Logjikisht dhe matematikisht, në fazën fillestare Gjykata Speciale nuk do të merret as me Kadri Veselin dhe aq më pak me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sado që fushatën kundër tyre po e udhëheqin gazetar, media dhe organizata që mbajnë anime kah Isa Mustafën.

Po ashtu duhet ta dimë se pre e Gjykatës Speciale nuk do të bien as Ramush Haradinaj dhe as Fatmir Limaj, kundër të cilëve janë zhvilluar një mori procesesh politike. Veçmas lirimi nga gjykata franceze e Ramush Haradinajt, për njohësit e zhvillimeve ka qenë një sinjal i dukshëm se kush po përgatitej për ta trashëguar postin e ardhshëm të Kryeministrit të Kosovës, post nga i cili u tërhoq Kadri Veseli.

Tashmë kur qartësohet se ky kuartet politik nuk do të jetë në nishanin fillestar të Gjykatës Speciale, zërat e përkrahësve të Isa Mustafës janë të pakuptimtë. Por kur kihet parasysh se kjo gjykatë do të merret kryesisht me anëtarë dhe simpatizant të këtyre partive politike, stabilitetin në vend nuk ka mundësi teorike ta ruan Abdullah Hoti?! Në këtë fazë të ndjeshme stabilitetin e vendit mund ta ruajnë Ramboja dhe Kapoja e Kosovës dhe pikë. Natyrisht Gjykata Speciale do të merret me të gjithë ata që në kohë lufte i kanë shkelur ligjet e luftës, dhe sigurisht edhe me disa nga vrasjet e pasluftës që llogariten si qërim hesapesh mes bandash e grupesh që kanë përdorur dhunën dhe eliminimin fizik kundër të gjithë atyre që i kanë llogaritur kundërshtar.

Në këtë format gjykimesh do të ruhen edhe vlerat e luftës dhe Lufta e pastër e UÇK-së e cila si asnjëherë më parë, kohëve të fundit po fyhet e etiketohet nga elementi serbo-rus në Kosovë, i cili ka për qëllim tu jap imazh negativ zhvillimeve politike në Kosovës. Por si tendencë në rritje duken qasjet kundër Luftës së UÇK-së, e cila edhe në vitet 1998/1999, është shantazhuar nga Isa Mustafa dhe djelmoshat e FONDACIONIT SOROS, të cilët edhe tashti dëshirojnë të krijojnë një humnerë për Kosovën, duke i prekur interesat strategjike të Amerikës. Ndoshta e kanë mision për t’ia mbushur mendjen asaj se përkrahja që ia paskan bërë Luftës së UÇK-së, ka qenë veprim i tyre i gabueshëm?! Kjo formë e sofistikuar ka të bëjë vetëm me interesat e nëntokës që i kanë sajuar djelmoshat e Fondacionit SOROS, KLUBI RIINVEST, dhe grupe e gazetarë që po sillen si udbash mbi lirinë e Kosovës, të cilët me metodat e nëntokës kanë për qëllim Kosovën ta kthejnë në një zonë të interesit serbo-ruso-arab.

Shikuar në përgjithësi “FILLIMI I RI”, me disa veprime akrobatike ka lënë për të kuptuar se ky grupim është në gjendje të sakrifikoj më shumë dhe mund të dal nga egot e tyre personale për interesa më të mëdha strategjike. Është Kadri Veseli, ai që ia shtriu dorën kritikueses së tij, gazetares më të famshme Arbana Xharra, duke mos u frikësuar fare nga kritikat e ashpra në adresë të tij dhe të PDK-së, ishte Kadri Veseli që sakrifikoi edhe postin e Kryeministrit, për ta dhënë një imazh pozitiv se ai dhe koalicioni i madh janë personalitete që mund të vendosin për gjëra të mëdha, por kurrë lideri teknokrat i LDK-së, Isa Mustafa, i cili për egot e tij komuniste, nuk është në gjendje t’i duroj as kritikat e brendshme, e aq më pak t’i durojë analistët e shkrimtarët e partisë së vet, të cilët për nja 17 vjet para tij kanë qenë në LDK dhe as të heq dorë nga udhëheqja e fushatës zgjedhore e cila në dukje të jashtme duket paralajmërim i keq, pasi kundërmon mashtrim.

Është Kadri Veseli i cili në koalicionin e tij përfshiu aleatin tradicional të LDK-së, Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), për t’i dhënë grupimit të tij imazh sa ma evropian, ndërsa LDK-ja solucionit të vet i jep imazh fundamentalist me gra të pështjellëta si kukulla arabe.

Deshëm apo nuk deshëm koalicioni PAN ka bërë kthesë më të madhe për këto zgjedhje, dhe nëse nuk do ta kalojnë kuotën e nevojshme 50%, qysh tani ata duhet t’i përafrojnë deklaratat dhe konceptet me LVV, ku bashkërisht duhet ta formojnë një koalicion qeverisës, nëse të dy palët nuk duan t’i lënë vendimet e rëndësishme në mëshirën e Listës Serbe dhe të Listës me ndikim të hapur serbo-ruso-arab, që kanë shfaqur ambicie për të gozhduar Kosovën.

Por a do të jenë të mjaftueshme vetëm këto veprime për ta nxjerr Kosovën nga kjo krizë e madhe. Sigurisht që jo, prandaj përveç reformave të domosdoshme në arsim e në drejtësi, PAN prioritet duhet t’i jap sistemit në mjekësi, pasi gjendja në spitalet e Kosovës është e mjerueshme.

Pa dyshim një sfidë shumë e madhe për Kosovën, do të jetë korrupsioni i lart, i cili është edhe kusht për liberalizimin e vizave, andaj liderët e Grupimit në PAN nuk duhet të japin premtime megalomane, se do t’i heqin vizat në 90 ditshin e parë të qeverisjes së tyre pasi nuk do të jetë e mundur.

Të shpresojmë se PAN, për të dëshmuar se është kundër korrupsionit të lart do ta kopjoj modelin kroat, të cilët në Salzburg të Austrisë arritën ta burgosin dhe ta ekstradojnë në Kroaci ish Kryeministrin e tyre Ivo Sanader, i cili është dënuar me burg. Pos parave që kanë qenë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader iu kanë konfiskuar edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi. Ndërsa për tu integruar në BE, Kroacia e ka pasur kusht që të hetojë dhe të arrestojë zyrtarë të lartë të korruptuar. Kjo mënyrë veprimi duhet të praktikohet edhe në Kosovë, nëse PAN dëshiron t’i plotësoj standardet për integrim në BE, ajo qysh tashti duhet ta dinë se paraprakisht është i nevojshëm një hetim dhe arrestimi i zyrtarëve të korruptuar.

Ish kryeministri i fundit i Kosovës dhe shumë zyrtar të tij, i plotësojnë të gjitha kriteret për tu hetuar në njërën anë, kurse në anën tjetër, skema politike duhet për tu balancuar pas veprimeve që mund t’i bëjë Gjykatës Speciale, pasi nuk ka kriminel politik dhe ekonomik, vetëm në grupin e partive të dala nga lufta, por krimi ekonomik i bërë nga strukturat e Lidhjes Komuniste të betonuara në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duhet të çmontohet, e ky çmontim mund të bëhet vetëm nga ata që guxojnë për të marrë vendime të mëdha, prandaj një veprim i ngjashëm si në rastin Sanader do të jetë sukses i radhës i Kadri Veselit, i cili ka rastin e mirë për tu admiruar pastaj nga të gjithë.

 

III. LDK-AKR-ALTERNATIVA

Grupimi LDK-AKR dhe ALTERNATIVA, është solucion pa përmbajtje nacionale, por me tendencë të hapura për ta rreshtuar Kosovën në vijën Beograd-Moskë. Ky grupim është rreziku më i madh antiamerikan në Kosovë. Isa Mustafa duke e përdorur siglën e LDK-së, dhe sloganin se është rugovist, institucionalist dhe proçka e slogane të tjera kanë hipnotizuar një pjesë të gjerë të elektoratit, i cili me format më të ulëta të arrogancës, me sjellje vulgare e me fjalor pervers, mendojnë t’i realizojnë qëllimet e tyre për ta rehabilituar një klan dhe një klikë e cila nëse kthehet në pushtet është e keqja e madhe për Kosovën.

Vet Isa Mustafa dhe një staf përreth tij, në LDK kanë hyrë pa qen kurrë anëtar të LDK-së. Ata flasin për demokraci, shajnë të tjerë, janë arrogant, kanë sjellje vulgare e fjalor pervers, shpifin e spiunojnë secilin dhe të shurdhojnë edhe bythën duke theksuar se qenkan Rugovista dhe Brezi i Republikës. Në anën tjetër të gjithë e dimë për sjelljen e kulturuar, në dialog me të tjerët, për shprehjen elokuent që kishte ai brez, për fjalët e peshuara, për butësinë dhe gjithë përfshirjen që kishte Ibrahim Rugova, Fehmi Agani dhe e tërë elita politike e atyre viteve të cilët e shkatërruan sistemin komunist të Jugosllavisë.

Sot militantët e Isa Mustafës, shajnë dhe shpifin sa munden, thërrasin për linçime dhe preje kokash. Ta marrim shembull rastin e gazetares Arbana Xharra, dhe të bëjmë një anketë, ishin apo jo militantët e Isa Mustafës ata që kanë fëlliqur e akuzuar, madje duke kërkuar edhe dhunë fizike kundër gazetares e cila guxoi të shkojë në partinë që e ka kritikuar shumë.

Paradoksi i këtij subjekti nuk ishin humbjet e njëpasnjëshme dhe as dështimet e gjithmbarshme të Isa Mustafës, as dështimi i qeverisë, por lejuan që Isa Mustafa të tërhiqet vetëm nga lista por jo edhe nga LDK-ja. Ai vendosi pasardhësin e tij Abdullah Hoti, i trajnuar në Klubin Riinvest, dhe tani atij ia udhëheq fushatën zgjedhore, por pas tij po ngarendin edhe disa që shtireshin herë kundër e herë viktima të Isa Mustafës.

Në vend që të kërkohej dorëheqja e Isa Mustafës bashkë me kryesinë ekzekutive dhe në vend të tyre të futeshin emra dhe personalitete si: prof. dr. Rexhep Gjergji, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi, Ramadan Musliu etj. LDK-ja përjashtoi edhe prof. dr. Shpejtim Bulliqin, Adem Salihajn, Hatim Baxhaku e disa të tjerë.

Në vend se LDK-ja të shkonte dhe ta luste deri në përkulje ish rektorin e Universitetit të Kosovës prof. dr. Ramadan Zejnullahun, për të aderuar në LDK, asaj i mjaftoi për ta kompensuar këtë me një argat të Isa Mustafës nga Klubi Riinvest, një tip servili të Isa Mustafës.

Në vend se LDK-ja t’i hiqte nga lista Armend Zemajn e Doruntinë Maloku pse nuk i kanë proceduar lëndët penale për hetime rreth vrasjeve politike, LDK stimulon mos guximin dhe paaftësinë e tyre.

Në vend se LDK-ja, ose vet bartësi i Listës Abdullah Hoti, t’i përjashtonte shkatërruesit e degëve të LDK-së në Diasporë, siç janë: Salih Morina, Anton Quni, Armend Zemaj dhe dy zonja deputete, e ndonjë tjetër në Kosovë, dhe në vend të tyre t’i fuste në listë dy apo tre personalitete të besueshme nga diaspora, ku përmes tyre do t’i thërriste në ndihmë edhe këto Degë, për ta mobilizuar sa ma mirë elektoratin. LDK-ja dhe vet Abdullah Hoti, u kënaqen me mbushjen e listës me struktura të vjetruara të LKJ, damka e të cilëve duket nga aeroplani, me elementin rus dhe me radikalizmin islam të mbështjellta për t’i dhen imazh negativ dhe antievropian Kosovës.

Ky solucion ka nis aventura duke përdhosur vlerat e demokracisë dhe të luftës, ky koalicion nga frika e proceseve të mëdha gjyqësore që mund të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve, dhe duke i ditur allishverishet e tyre, janë në gjendej Kosovën ta zhytin në kizë të thellë, vetëm për ta shpëtuar vetën dhe pasurit e fituar me rrugë jo ligjore.

Viktimë e këtij mentaliteti dhe të disa llaskucëve të cilët tashmë po defilojnë tribunave me Isa Mustafën, kanë rënë edhe një shtresë e gjerë e kandidatëve që janë në listë përmes të të cilëve sot po manipulohet elektorati i gjerë i cili nuk është duke i parë këto lëvizje të mëdha antiamerikane të cilave po iu prin Klani Rus i cili ka ndikim të madh në Kosovë!

St. Gallen, 05.06.3017

Poashtu në profilin e autorit në FB: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/r%C3%ABnia-e-ldk-s%C3%AB-6-zgjedhjet-q%C3%AB-prejudikojn%C3%AB-ndryshimin-e-madh/10155436335897386/