ZBATIMI I VETTINGUT, DOMOSDOSHMËRI

NEBI DRAGOTI

Kjo fjala anglisht nuk u zëvendësua me fjalë shqip: keq kështu për të sqaruar publikun e gjerë. Për të pasur shtet ligjor, kaq kohë të munguar, patjetër dhe domosdoshmërisht, një sahat e më parë, duhet zbatuar me rreptësi, drejtësi, trasparencë, profesionalizëm Vettingu në Shqipëri. Vonesat,neglixhensat, kohështyrjet, për ta realizuar këtë proçes, vinë nga të korruptuarit e drejtësisë dhe të politikës njëkohësisht. Nga këta shumë zullume janë bërë, madje, edhe krime me njeriun. Pra, kjo do të thotë, se, me siguri, janë të përlyer në afera të ndryshme. Pra, kjo do të thotë, se shiten për burra të mirë përpara publikut, se, gjoja , punojnë për Shqipërinë. Por… seriozisht, nuk është kështu. Kjo barrikade, teper e keqe duhet minuar dhe shkatërruat plotësisht, sepse kjo barrikadë e flliqur dhe e maskuar, në këtë drejtim, ka abuzuar shumë duke dëmtuar me pangopësinë e tyre gjithë shoqërinë shqiptare.Po të ishte klasa politike e kulluar në të gjitha drejtimet, po të ishte e devotshme në punë dhe aksione të suksesshme, realizimi i kësaj kërkese, për Vettingun, do të ishte dakortësuar edhe kohë më parë, për përdorimin e fshesës së hekurt. Dhe… Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është.Realizim i gjithë këtij proçesi sjellë ndryshim rrënjësor në jetën e vendit: emancipim politik e shoqëror, meritokraci kudo, pastërti morale e shëndoshje virtyti, lartësim të figurës shqiptare në karakter etj. etj. Me kuptimin e thellë duhet Revolucion paqësor dhe nisma për Rilindje (këtë kupton), duhet vazhduar e çuar deri në fund. Ky proçes zhvillimi të mbahet si në teh thike, në tension gjithëkohor pa e devijuar as edhe një milimetër.