Z.Kurti e Znj.Osmani një pyetje që kërkon përgjigje nga ju: Dekorimi i famijes Kapiti në Durrës

Z.Kurti e Znj.Osmani një pyetje që kërkon përgjigje nga ju: Dekorimi i famijes Kapiti në Durrës

NGA: AV. ILIR MALINDI

Ilir Malindi

Unë Ilir Malindi me profesionin e juristit,gazetarit,publicistit dhe shkrimtarit, autor librave “Kosova është Imja”, “Lufta ime” dhe 100 volumeve të “United States of Albania” po ju drejtohem Juve Z. KURTI dhe Znj. OSMANI me një pyetje e cila kërkon nga Ju edhe të jipni përgjigje jo vetëm mua por publikut të gjërë gjithshqiptar se: përse dhe si ka mundësi që akoma Kosova nuk e paska dekoruar familjen patriotike të Sadri Kapitit nga Durrësi për atë kontribut tejet të rrallë e të jashtëzakonshem për çështjen kombëtare, atë të lirisë e të shtetësisë së Kosovës?!

Nuk besoj që Ju i nderuar Kryeministër dhe as Ju Znj. Presidente e Kosovës që të mos e dini dhe të mos jeni në dijeni të kontributeve të kësaj familje me karakter thellësisht kombëtar e patriotik, pasi këtë e dinë të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Ju e dini mirë këtë pasi edhe para meje u janë drejtuar intelektualë e personalitete si dhe shoqëri e shoqata patriotike të shumta që kjo familje duhet dekoruar nga institucionët e Kosovës. E di se edhe Juve edhe u ka rënë në dorë libri”Atdhetarizmi jeton në përjetësi” kushtuar kësaj familjeje të rrallë patriotiko-kombëtate. Dhe nuk ka pse të neglizhohet e mos të dekorohet kjo familje e madhe patriotike.Opinoni publik, politik e mediatik në Kosovë shqetësohen me te drejte pse Shqipëria angazhohet në “Ballkanin e Hapur”, pse lejohet e vjen e këndon shovinisti dhe antishqiptari Bregoviç në Shqipëri , por si ka mundësi që Kosova dhe as institucionet e saj nuk qënkan interesuar akoma deri më sot për t’i shprehur mirënjohje dhe minimalisht as nuk e paskan dekoruar familjen dhe vëllezërit Kapiti për ato kontribute të jashtëzakonshme që kanë dhënë për Kosovën?! Serbia dekoron kriminelët e genocidistët që kanë bërë krime e genocide në Kosovë, e ndërsa Kosovës nuk i paska shkuar në mëndje që të nderojë patriotët dhe veprimtarët e mëdhej , Kapitët e Durrësit.

Lind pyetja se përse kjo neglizhencë djallëzore, pse ky nihilizëm e mosmirënjohje prej institucioneve të Kosovës deri tani?!

Skender Kapiti

Askush nuk mundet që ta mohojë ,ta fshehë e as ta fshijë nga memoria dhe as nga historia kombëtare rolin dhe kontributin e Kapitëve të Durrësit për çështjen kombëtar, pasi aktiviteti i tyre tashmë ka hyrë në histori dhe është mëse i dokumentuar madje më shumë se sa ngjarje të tjera madhore me rendesi kombëtare.

Nëse e ka “harruar” politika e para 14 Shkurtit 2021, u takon Juve z. Kryeministër dhe Juve Zonja Presidente që t’u jipni Kapitëve vëndin dhe meritat që u takojnë, sepse qëndrimi ndaj Kapitëve është provë për politikën, për pushtetin e për shtetarët e Kosovës për sinqeritetin , për respektin, mirënjohjen dhe për vlerësimin prej tyre të patriotizmit e të kombëtarizmit real.

Nuk e di se çfarë duhet bërë për çështjen kombëtare më shumë se çfarë kanë bërë Kapitët e Durrësit në mënyrë që shoqëria dhe shteti Kosovar t’u jetë atyre mirënjohës?!

Duke besuar e shpresuar që Z.Kurti e Znj Osmani se do më kthejnë përgjigje dhe do ta marrin në konsideratë këtë letër timen

Nga Avokat Ilir Malindi. Lagje nr 13 Plazh Durrës

e-mail av.malindi@hotmail.com