Xhevahirë -III-

Citate, proverba dhe sentencarmirdita

Nga Reis MIRDITA

Në meditimet e mia mbi lumturinë, erdha në përfundim se çdo gjë e blerë, nuk vlen asgjë.
Femrës i sosen fjalët kur të shteren oqeanet.
Lindja e Diellit nesër, është shpresë e zakonshme e jo akt i kryer.
Në politikë, nuk ka mik të sigurt.
Vdekja nuk është hipotezë.
Lumturia e shkurton jetën, mbërzia e zgjat.
Mbi njeriun e mirë, human, qëndron vetëm Zoti; ndërsa i keqi, është më poshtë edhe nga dreqi.
Jemi popull i shëndetshëm; kemi gjum boll dhe flejmë shumë, dua të them se edhe kur jemi të zgjuar…
Politikanët shqiptarë janë shumë të fortë! Ata bile e bindin që t’i shesin gota me ujë, njeriut që është duke u mbytur në ujë!
Patetike, politikanë të cilët bëjnë kërdi nën diktatin e patentit të huaj.
 Ç’më duhet GoogleMaps a GPS për të gjetur Ty. Nuk më duhet as celular për vendqëndrimin tënd. Të kam në zemër.