Xhelozia
Zgjedh dhe redakton: rm/filolet
Në xhelozi ka më shum dashuri për vetveten, se sa dashuri.
[François de La Rochefoucauld] (moralist francez. 1613-1680) |
Fytyra e ziliqarit duket e vuajtur ngase gjërat e huaja i duken se janë të mëdha, kurse të vetat i duken të vogla.
[Friedrich Rückert] |
Nëse shpirti do të kishte ngjyrëra, e zeza do të prezentonte xhelozinë.
[filolet] |
Dashuria lind xhelozinë, por xhelozia i sjell vdekjen dashurisë.
[Christina e Suedisë] (Mbretëreshë e Suedisë. 1632-1689) |
Xhelozia krijon të keqen… Xhelozia është e keqja vet.
[Agatha Christie] (Romansiere angleze, 1890-1976) |
Xhelozi nuk ka as turp, as burrëri.
[Filolet] |
Xhelozia është tiran i mbretërisë së dashurisë.
[Miguel de Cervantes] |
Xhelozia është agoni e dashurisë.
[Calderon |
Xhelozi fëlliq veten.
[Filolet] |
Më pyetët për xhelozinë… Ajo i ka dreqërit në bark, buburrecat në tru, frikën në zemër, sherrin në gjak, kurse në gojë e në vepra e ka helmin.
[Filolet] |