Votimet e 30 Qershorit 2019 – VETTING ndëshkimor për regjimin

Votimet e 30 Qershorit  2019 – VETTING ndëshkimor për regjimin  

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk është aspak i vështirë argumentinmi dhe vertetimi i këtij konstatimi. Vetë pjesmarrja e ulët, pjesmarrja dhe votimi i vetëm pushtetit të regjimit për pushtetin e tij  treguan pjekurinë e lartë politike, morale dhe kombëtare të votuesve shqiptarë dhe se vertetuan faktin se votimet e 30 Qershorit 2019 ishin   votime antiligjore, kundërkushtetuese, si votime moniste të zhvilluara në kulmin e një krizë të paparë që nga periudha kur Shqipëria hyri në rrugën e pluralizmit politik.

Është folur shumë, dhe është interesuar jashtëmase edhe faktori demokratik euroatlantik për dekriminalizimin e dhe për VETTING të politikës shqiptare.

Por zhvillimi dhe mbajtja e këtyre zgjedhjeve vendore në kulmin e një krize të thellë instituciuinale tregon se dekriminalizimi dhe VETTING-u paskan qenë deri tani si një  fasadë demokratike perendimore.

VETTING-u më i mirë dhe absolut është ndëshkimi me votë të lirë dhe të ndershme i pushtetit dhe i politikës, politikanëve dhe sidomos i pushtetarëve të krimit, korrupsionit dhe të hajdutërisë, ndëshkimi që iu bë regjimit kriminal, hajdut dhe të korruptuar të Ramës dhe të Rilindjes me refuzmin dhe me mospjesmarrjen e madhe të qytetarëve shqiptarë, në këto votime farsë që bëri pushteti i regjimit me 30 Qershor 2019.

Ky ishte një VETTING antipushtetit-shtet, anti regjimit kriminal ,të korrupsionit, të drogës dhe kundër regjimit të vjedhjes e blerjes së votave.

Ky votim dhe rezultati i tij i vunë  vulën e vërtetësisë dhe të të drejtës legjitime të protestave të opozitës politike dhe të ppopullit shqiptar kundër këtij regjimi.  BE-së, por edhe SHBA-ve  shqiptarët dhe  Shqipëria i dhanë leksion të madh demokratik, sepse shqiptarër treguan dinjitetin dhe personalitetin e tyre të lartë moral e kombëtar, treguan guximin, pjekurinë e ndjesinë e lartë  kombëtare dhe të vlerave ta larta njerëzore edhe pse kishin përballë jo vetëm regjimin e rilindjes, por fatkeqësisht përkrah këtij regjimi ishte rrjeshtuar edhe perendimi. Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar dhe sakrifikuar përte vertetën dhe për të drejtat e tyre. Por Europa gjithmonë pothuajse ka qenë në anën e kundërt të të drejtave të shqiptarëve. Edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitet 1990, Europa nuk u interesua aspak për ndëshkimin e padrejtësive dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri ashtu sikurse edhe bëri gjyqin krimeve të nazi-fashizmit. Madje në Shqipëri nuk u krye as dekomunistifimi politit, por politika dhe pushteti mbeten dhe u sunduan nga ishkomunistët. Perendimi dhe Europa pas 30 vitesh me presion e detyruan politikën shqiptare për miratimin e VETTING-ut, por me shumë vonesë, pasi E Djathta tradicionale shqiptare tashmë nuk ekziston. E pavarësisht edhe kësaj , cudia vazhdon dhe  ndodhi edhe me 30 Qershor 2019, perendimorët përkrahën Rilindjes Socialiste, Regjimin e saj .

Pra, edhe  Europa ishte në këto zgjedhje kundër VETTING-ut elektoral, kundër vlerave ligjore, shtetërore dhe kundër kushtetutës së Shqipërisë.

Ky rast ndoshta do të shërbejë edhe për BE-në që edhe ajo të shkundet dhe të pastrohet prej shumë prej atyre politikanëve të saj të cilët nuk janë as të përgjegjshëm, as të aftë dhe pse jo edhe të korruptuar. Së pari tashmë duhet që para se të përfundojë VETTING-u në Shqipëri BE-ja duhet t’i bëjë vetes së saj një VETTING historik, që Europa të pastrohet edhe nga sëmundja e shqiptarofobisë.

Dështimi i madh i votimeve me refuzimin e madh që shqiptarët i bënë votimeve socialisto-kriminale të regjimit të Edi Ramës e nxorën lakuriq regjimin e tij  të korruptuar, të kriminalizuar dhe hajdutërie në ekstrem. Por lakuriq dolën edhe ata farë mjeranësh politikanë të perendimit  të cilët njohën, pranuan dhe vëzhguan votimet socialiste moniste në Shqipëri, por edhe që iu kundërvunë haptazi edhe me  presione të ndryshme  opozitës politike në Shqipëri.

Kjo verteton edhe faktin dhe qëndrimin e pandryshuar të perendimit karshi të djathtës dhe nacionalizmit e kombëtarizmit shqiptar. Perendimi gjithmonë ka mbështetur të Majtën dhe të majtët në Shqipëri. Kjo mbështetje e tij ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë regjimit komunist por edhe gjatë këtij tranzicioni paskomunist. Perëndimorët duan nacionalizmin e vet, por jo atë shqiptar. Kjo për faktin se nacionalizmi dhe kombi shqiptar janë më i  vjetri komb në Europë, dhe Europa e shikon këtë fakt me shumë xhelozi. Këtë nihilizëm karshi shqiptarëve e ka treguar gjithmonë, madje edhe sot kur ajo nuk pranon shqiptarët në BE.

Europa dhe Perëndimi ka qenë antikomunist deri kur  dhe përderisa komunizmi ishte dhe përbënte kërcënim për sistemin perendimor, dhe ishte më shumë kundër fuqisë së madhe të sovjetizmit perandorak rus se sa kundër komunizmit. Perendimin nuk e ka shqetësuar komunizmi në Shqipëri dhe as pseudodemokracia moniste si kjo e Rilindjes së Edi Ramës, sepse ai nuk ka pësuar dhe as nuk pëson prej tyre. Ata të cilët kanë pësuar dhe vuajtur prej komunizmit dhe prej regjimit të sotëm të pas tij janë shqiptarët. Por indirekt shqiptarët po e pësojnë edhe nga përkrahja që sot me 30 Qershor 2019 perendimoret i dhanë dhe e mbështetën një regjim antikombëtar, të kriminalizuar, korruptuar dhe hajdut duke u bërë palë me këtë pushtet të kundër ligjit dhe  të kundër Kushtetutës së Shqipërisë.