Vokrri me fjalim shumë emocionues në FIFA

Fadil VokrriKryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka mbajtur një fjalim në kongresin e FIFA-s.

I ftuar nga Gianni Infantino, Vokrri i tha disa fjalë shumë domethënese.

“Të nderuar, së pari dua të falënderoj këshillin e FIFA-s, që i ka rekomanduar kongresit pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ajo që të marrë pjesë në kualifikime në Kampionatin Botëror”.

“Shpresoj që para se ju të votoni, t’ju kujtoj që FFK është formuar në vitin 1946 dhe si e tillë ajo ka organizuar kampionatet e veta, duke qenë konform rregullave.