VLERA E POEZISË

NEBI DRAGOTI
DUKURI POEZIE, 2017.
1- VLERA E POEZISË
Kritikë
Duke lexuar një poezi dhe komentet rreth saj më lindi ideja të shkruaj: “Vlera e poezisë”. Kjo ka rëndësi të madhe për të ngacmuar në kujtesë si krijuesin, kur shkruan, si lexuesin , kur komenton në facebook. Kjo punë duhet të jetë tepër serioze si për njërin ashtu dhe për tjetrin. Do të thotë dikush: “Ka vlerë e vlerë”. Dakort, shumë dakort me këtë. Pra duhet gërmuar vlera për ta futur në krijim. Vlera e poezisë, kur nuk i mungon, rrit personalitetin e krijuesit dhe interesin e lexuesit për ta lexuar dhe rilexuar. Pra, është fjala mos të shkruajmë kot. Gjer këtu kushdo është dakortme çfarë shpreh. Por…por ka krijues, realisht, që shkruan dhe as i vete në mendje, se çfarë vlere i jep krijimit. Ky krijim nuk është poezi. Jo “vlerë” për vete, për penashkruesin, por duhet vlerë për shoqërinë qoftë temë politike a temë sociale e të tjera motive që rrok poeti në proçesin e krijimit. Ka që shkruajnë cingrramingrra e shumë larg qëndrojnë, shumë të veçuar janë në aspektin: poezia kërkon vlerë për shoqërinë, se asaj i përket. Fjala vlerë për ta përcjellë në shkrime është shumë, shumë komplekse, e, kush e kap këtë është i fituar dhe ka meritë.

1- KRITIKËT E VËRTETË TË ZGJOHEN
Ku janë shkrimet kritike nga kritikë që janë strukur e nuk duket ku janë futur. E
kam këtu: të publikojmë vlerat reale për lexuesin, se kjo është detyra e kritikut
dhe krijuesit. Si kritik këtë ia kërkoj vetes me të madhe dhe kjo vjen ngaqë
publikohen poezi të dobëta, kështuqë, konstatohet, poezia ka rënie. Ka shumë
poezi që nuk ngërthejnë temën shoqërore. E di që ka dhe krijues që nuk kanë
njohuri elementare të vjershërimit. Po këtë desha të them edhe për disa qe e
mbajnë veten për poet. E di që shkruajnë çfarë u vjen në mendje, pra, fluturojnë
nëpër re e duke u futur nëpër to mendojnë se kanë kapur qiellin duke u
kalamëndur si nëpër ëndrra. Eh, dhe po të mbushet letërsia plot e përplot më
këto…ç’ bëhet?! Jo, jo ky nuk është arti poetik, që duam të lemë mbrapa, siç na
kanë lënë të tjerët. Duhet art i shëndetshëm dhe jo ,o burra, të shkruajmë çfarë
na vjen për mbarë, se na i boton media elektronike e ndonjë tjetër. Jo, jo nuk
duhet ushqyer poezia me cingrramingrra, siç jam shprehur edhe shumë here të
tjera. Kritika le të zgjohet dhe të bëjë detyrën pa u frikësuar. Lexuesit t’i japim
artin e duhur. Këtë e kërkon koha dhe këtë realizim ta kemi detyrë numër një.

3- VJERSHË QË S’ ËSHTË VJERSHË
Vjersha të jetë si vreshta e ngarkuar me prodhim. E, kush ëndërron të bëhet poet, kjo
nuk është e lehë. Arti i poezisë ka shumë për të mësuar. Duhet mësuar e duhet
stërvitur, duhet sitë për të situr tematikat e shumta që gëlojnë në tru.Duhet përzgjedhje,
pastaj, pasi ke caktuar temën, përcakton objektivin, ecurinë e zhvillimit duke gërshetuar
mendimin me figuracionin. Mendimi ka mesazhe; figuracioni është ganityrë e krijimit.
P.sh. tema hëna ose dielli ka trajtim të ngushtë, kur vargëzon rreze e vetëm rreze.
Trajtim në gjërësi e thellësi e jep i përgatituri. Zotësinë e tregon talenti i formuar si talent
me diapazon gjithëpërfshirës, çfarë kërkon një krijim që të arrijë në stadin e duhur.
Shikohen shumë dobësi në krijimtari edhe me krijime skematike si një bimë e tharë. Ka
që gënjejnë veten me krijime të dobëta e botojnë dhe volume pa i kaluar në dorën e
redaktorit. Sot volume të shumta dergjen e s’ i prek njeri me dorë. Ka prozaizëm të
theksuar e kur x poeti i bën verejtje, të pergjigjet, se shkruan poezinë modern…pra,
kështu u shkruaka. Edhe vargu në konceptin e fjalës ka pësuar lëkundje… Ka , pra, që
thurin vjershë që nuk është vjershë. Kjo kategori gënjen veten , kur shprehet se është
poet. Kështu gënjehet edhe lexuesi se po lexon poezi.