Vjosa Osmanit verdikti i 6 Tetorit 2019 ia ka dhënë mandatin e Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmanit  verdikti i 6 Tetorit  2019 ia ka dhënë mandatin e Presidentes  së Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Rezultat  i zgjedhjeve të 6 Tetorit  2019 me një diferencë kaq të vogël votash, dhe si i tillë edhe  nuk e përjashton edhe mundësinë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre, dhe Presidenti nga VETËVENDOSJA  ,dhe nëse jo, atëhere Vjosa është kandidatja NR 1 nga LDK-ja dhe më e merituara edhe publikisht e kombetarisht , edhe moralisht e  politikisht dhe potencialisht, si  edhe intelektualisht  e patriotikisht si personalteti më se i merituar dhe më i  duhur  që ajo të jetë  Presidente e Kosovës, e cila është  pakrahasueshmërisht më meritore nga të tjerët, dhe që dallon dhe e ndan nga Presidenti i sotëm Thaçi  një  distancë  me vite dritë largësi.

Ky i fundit  duhet që të shkarkohet nga posti i Presidentit për të gjitha ato  veprime kundërkostitucionale të tij të cilat  tashmë i dinë të gjithë shqiptarët,e madje edhe ndërkombëtarët  dhe përveç shumë të tjerash , sidomos  për Marrëveshjen  për ndarjen e Kosovës e cila po të ishte zbatuar  do të kishte qenë me pasoja shumë të rënda  deri dhe shkatërimtare  për  shtetin e Kosovës.

Ndëshkimin dhe largimin e Thaçit si President, tashmë  parlamentit të Kosovës ia ka deleguar vota ,referendumi popullor i 6 Tetorit, referendum i cili nuk ndëshkoi vetëm Thaçin  dhe PDK-ne por edhe të gjitha ato parti politike që iu bindën atij dhe formuan kualicionin keqqeverisës PAN. Votuesi inteligjent kosovar për këto arësye ndëshkoi po ashper edhe AAK -në , edhe Nisma-n , pse ato ishin pjesë qeverisëse me PDK-në e Presidentit, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme të 11 Qershorit 2017 , vota popullore ndëshkoi edhe LDK-në , pse ajo atëhere ka qeverisur  në kualicion me  PDK, dhe pse LDK e pati votuar Thaçin  President.

Duke parë rolin që duhet të luajë Presidenti,  atë të përfaqësimit të Shtetit, të unitetit kombëtar  dhe të mbikqyrjes së funsksionimit të mekanizmave kushtetuese ,prat e rolit  të garantit të Kushtetutës, me Vjosën Presidente, me siguri që ajo është më e përkushtueshmja, më e përgjegjshmja para popullit , shtetit, dhe Kushtetutës. Dhe me Vjosëm patjetër që do të bëhet edhe reformimi i institucionit të Presidentit që është dhe i shërben edhe kthimit të  besimit  publik te institucioni i përfaqësuesit të shtetit, të unitetit kombëtar dhe të garantit të kushtetutës.

Personaliteti, si i Kryeministrit ashtu edhe i Presidentit të Shtetit kanë  rëndësinë dhe rolin parësor dhe kryesor edhe në dhënien e paraqitjen e imazhit, të besueshmërisë , të   prestigjit dhe të autoritetit të shtetit në arenen ndërkombëtare, pra edhe  në funksion dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.

Dhe shqiptarët në Kosovë për këto arësye ata zgjodhën dhe votuan  tashmë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Por marrëveshjet e partive politike të kualicionit , shohin edhe interesa partizane , gjëra këto që janë normale në demokraci, dhe ndoshta edhe mundet që kryetari i LDK-së I. Mutafa të marrë postin e Presidentit, dhe Vjosa zëvëndës kryeministre dhe Minister e e Jashtme. Edhe kjo është e mundshme, normale dhe e pranueshme, pasi Kosovës I duhet një diplomaci  profesionistësh dhe të aftësh , e ndoshta më shumë se cdo ministri tjeter,  në Kosovë nevojën urgjente për reformë rrënjësore e ka diplomacia , e cila është  mbushur me militantë e  injorantë, ministri e cila është parë dhe bërë  strehë militantësh partiakë dhe të mbushur me individë me lidhje fisnore që nuk e kanë haberin nga diplomacia dhe as se cfarë roli dhe rëndësie ka përfaqësimi i shtetit.