„Vjetat“ e Kosovës ?

Nga: Shpetim Alaj – Gjermani

Shkrimtari i njohur Gjerman Bertolt Brecht (1898-1956) në një nga citatet e tija thote: „ Nur die dümmsten Kälber wählen ihre Matzger selbst“, që do të thotë në gjuhen shqipe „ vetëm vjetat më budallenje e zgjedhin vetë kasapin“. Këtë thënje e ka perdorur ne vitin 2005 Edmund Stoiber Ministerpräsident i Bavarisë dhe kandidat per postin e Kancelarit Gjerman kunder Gerhard Schröder, duke aluduar në votuesit e Gjermanisë lindore për të mos votuar partitë e majta (postkomuniste). Në fund siq e dini prapëseprap fitoj Gerhard Schröder.

Nëse e marrim dhe e analiziojmë këtë citat apo thënje të Bertolt Brechtit atëherë domosdoshmërisht na shkon mendja te situata aktuale politike në Kosovë të krijuar pas fillimit të punës së gjykatës speciale në Hagë. Rrjedhë pyetja, si ishte e mundur që të formohej kjo Gjykatë? Pse jo në Kosovë, kujt i konvenon dhe para se të gjithash kush e aprovoj? Si është e mundur që Kosova pas aq shumë vitesh shkollim superior universitar dhe me akademi te shkencave të prodhoj një udhëheqesi gjysmë të shkolluar, naive dhe shkurtpamëse që mashtrohet lehtë duke e vënë në rrezik fatin e popullit dhe të republikes së Kosovës? Për mua e pa kuptueshme dhe e pa shpjegueshme..

Prandaj tani është shumë vonë që të vajtojmë dhe të kërkojmë fajtorë jashtë Kosovës. „Vjetat“ tanë e kanë zgjedhur kasapin vetë duke e ngritur doren ne parlamentin e Kosoves dhe tani duhet të paguajn për gabimin e bërë para pesë vitesh. Duhet të luftojnë denjësisht me forcen e argumentit që të dalin në fund të pastër dhe faqebardhë në radhë të parë në interesin e vet përsonal dhe në intersin nacional të shtetit të Kosovës. Si gjithherë na mbetet vetëm shpresa se kemi mësuar nga kjo histori. Nese jo, do të jemi të detyruar ta përserisim prapë.

Shpetim Alaj – Gjermani