VJESHTË

VJESHTË

Flokë të verdha dhe të kuqe lyhen vjeshta,
me te bardhë lyejnë zogjtë e reve në lartësi,
Uji i liqenit pasqyron ngjyrën melankolike
duke pritur buzët e gjetheve në fshehtësi.

Parku shtrohet me gjethe që bien
paqja që sundon prishet nga kordelet e erës,
bukuri vjeshtore që zhvishet me elegancë ngadalë,
si vajzat që shijojnë dashurinë e parë të zemrës.

Ndjej brenda shpirtit violinën e vjeshtës,
sytë e horizotit drejtur nga ikja e dallandysheve,
ndjej vetminë e gurëve në liqen që do presin gjatë

të përkëdhelin themrat e pushuesve dhe zhytësve

Të adhuroj flokartë vjeshtë e çasteve intime,
se ti ndryshon dhe melodine e zemrës time.

Vjollca Tiku Pasku