Vjersha për fëmijë

NEBI DRAGOTI

BËHEM PËR VETE…

Klidit dhe Tomas
1- ZEMËR GJYSHI

Dy nipër kam atje larg
dhe malli djeg porsi zjarr.

Gjysh kush është, kush,
digjet, gjoksit ka prush.

Lum kush ka nipër, mbesa,
gëzim të madh i ka zemra!

2- DIMËR

Dhe dimrin ne e duam fort
me ajrin e pastër dhe të ftohtë.

Me borë natyrën dizinfekton,
me fshesë era rrugët pastron.

Dalim në male, dalim në fushë,
trupi gjithë muskuj na u mbush…

Dukemi bukur: sportiestë, alpinistë
e këngës ia marrim ne shoqërisht.

3-
BËHEM PËR VETE…

-Bëhem për vete njeri i mire:
jam bërë kështu dhe për të gjithë.

Marr dituri shumë e më shumë,
bëhem për vete i zoti për punë…

Nëna e baba më do dhe më thotë:
– Bëhu për vete i pari ndër shokë!

Bëhu për vete ,zili kushdo të ketë,
shembull kudo, shembull në jetë.

-Bëhem për vete njeri i mrë:
jam bërë kështu dhe për të gjithë.

FJALË E MIRË

Fjalë e mirë, një fjalë goje,
mos e kurse, voglush, aspak…
Të bëhet shok, të bëhet shoqe
E të mirat fjalë i ke pa mat…

Fjalë e ngrohtë, fjalë e dlirë
ëmbël, ëmbël del nga zemra;
është e shtrenjtë porsi dritë,
muzikë e bukur porsi kënga.

Vogëlushe, bën shoqe shumë,
vogëlush, kjo është fitorja;
sa lulëkuqe nëpër fushë
juve mjaltë u nxjerrtë goja.

Është flori, ç’ flori sakaq,
të mirën fjalë mos ta kursesh.
shokë e shoqe varg e varg
ti sa të duash do të kesh.

5-
LEJLEKËT

Lejlekët ikën qiejve, sa lart,
si avion të vegjël të bardhe.

Vende të ngrohta për çerdhe
në kërkim fluturojnë sipër reve.

Ja, ja të bardhë, të bardhë
me krrak- krrak ikin qiejve lart.

 

Shënim: Vjersha për fëmijë.