Vizioni i reformatores Grida Duma

Vizioni i reformatores Grida Duma

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët e kanë humbur besimin te politika dhe te politikanët shqiptarë, dhe jo vetëm shqiptarët por madje edhe ndërkombëtarët nuk kanë besim më te kjo elitë politike dhe te këta “liderë”dështakë e të konsumuar. Prej kësaj politike shqiptarët vetëm sa largohen nga atdheu, dhe po prej kësaj politike as BE nuk hap negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE.

Kjo elitë politike vetëm dështime ka patur dhe vetëm fatkeqësi për Shqipërinë dhe popullin  shqiptar ka sjellë, pavarësisht alternimeve dhe ndërrimeve të pushtetit gjërat gjithnjë janë përkeqëuar , e që kanë kulmuar edhe sot me qeverinë  e Rilindjes dhe të Ramës, ku të këqijat gjithfarëshe janë rritur, shtuar dhe kanë precipituar.Prandaj është urgjencë kombëtare ndryshimi për të mos lejuar degradim të mëtejshëm të situatës kaotike të krizës shtetërore ku ka rënë vëndi.

Ndryshimin e bën vetm ndëshkimi demokratik i kësaj elite politike , dëbimin e saj nga politika  ashtu edhe nga pushteti. Ndryshimin e bën vetëm një politikë e re, një politikë krejtësish ndryshe, e cila  vjen duke ia besuar qeverisjen një kryeministri që ka misionin dhe vizionin ndryshe nga këta që prej 30 vitesh kanë dështuar.

Asnjë politikan shqiptar sot nuk e kanë vizionin e politikbërjes , as atë qeverisës dhe as atë të shtefunksionimit dhe të shtetndërtimit si e ka reformatorja  Grida Duma, që jo vetëm se ka vizionin, por ka edhe guximin dhe përkushtimin për të marrë përgjergjësinë për reformimin e shtetit shqiptar të kapur dhe të asfiksuar nga papërgjegjshmëria, krimi, korrupsioni dhe nga injoranca.

Pse mos të ketë Shqipëria një kryeministre femër, pse mos ta emancipojmë shoqërinë shqiptare se jemi lodhur me patriarkalizmin qeverisës dhe me këta farë kryetëparë  e “burra shteti” por që kanë përfunduar si burreca shteti dhe si  fatkeqësi kombëtare.

Pse mos ta kemi kryeministre reformatoren  Grida Duma, ashtu sikurse SHBA që kanë nxjerrë sekretare shteti Madeleine  Albright, Condoleezza  Rice , Hillary Clinton , ashtu sikurse Britania e Madhe me kryeministren  M. Thatcher “Zonjën e Hekurt”, apo ashtu si  Gjermania Kancelaren e famshme Angela Merkel, këto reformatore  të cilat kanë shkruar dhe bërë historinë në shtetet e tyre.

Pas zgjedhjeve në Kosovë, dhe sidomos duke pare ngërçin dhe krizën e thellë politike dhe gjithpërfshirëse që ka përfshirë shtetin shqiptar, opinioni në Shqipëri si ai publik, intelektual dhe mediatik  por edhe ai ndërkombetar kanë arritur në përfundimin se duhet ndëshkuar elita politike e vjetër  që e ka kapur dhe keqqeverisur Shqipërinë gjatë këtij tranzicioni 30 vjecar .

Kjo duhet filluar nga opozita, kryesisht nga Partia Demokratike, prej së cilës duhet të dalë një alternative antiestablishment, një ndryshim i brëndshëm fillimisht brënda saj që më shumë duhet të jetë një ndyshim i duhur dhe  i shpejtë pasi nuk është i vështirë;  ndryshim i cili  të jetë bindës dhe i besueshëm  e që të ketë  misionin dhe vizionin e ndryshimit për ta ndarë Shqipërinë  nga ky tranzicion tejet i përvuajshëm dhe i pamerituar për shqiptarët.

Pse mos të marrë PD dhe politika shqiptare shëmbullin e demokracisë së  partive amerikane ku zgjedhjen e kandidatit për President të SHBA-së nuk e bëjnë kryetarët e partive dhe nuk kandidojnë  vetë ata, por kandidatë zgjidhen ata të cilët i zgjedh baza,pra bëhet me zgjedhje fillore.

Kurse te partitë shqiptare , kryetarët e partive i fitojnë dhe i marrin të gjitha, edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër, e madje edhe si pronar i të drejtës për t’i zgjedhur ai të gjithë kandidatët për deputetë, në listën e deputetëve që e nxjerrin ata në 12 të natës , të kohës kur përfundon afati i listimit të tyre sipas vullnetit dhe dëshirës së kryetarit. Rezultati i  kësaj p.sh.: ja sot se cilët janë deputetët dhe deputetet injorantë dhe mercenare të Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar , që hynë në parlamentin shqiptar pas djegies së mandative që bënë deputetët e saj, ja cilin kishin si moral këta të listuarit e të përzgjedhurit në listat e PD-së, pra ja cfarë kualiteti e produkti kishte ajo listë.

Pikërisht reformatorja Grida Duma ka guximin dhe e kundërshton Kodin zgjedhor , dhe kërkon lista të hapura pë deputetët, pasi kështu çlirohet liria, demokracia e brëndshme, çlirohen energjitë, potencialet, talenti dhe meritokracia, pra çlirohet liria politike brënda Partisë Demokratike e marrë peng nga lidershipi dhe një rreth i ngushte individësh, që i fitojnë të gjitha edhe postet politike partiake ,edhe ato shtetërore-administrative e qeverisëse kur vijnë në pushtet, ku dhe përfitues dhe shpërblime politike i marrin jo merita, paaftësia, injoranca, miqësia dhe akrabaja e ngushtë nepotike, shkaqe këto prej të cilave edhe e ka pësuar shumë rëndë politikisht Partia Demokratike.

Me Gridën si kandidate e PD-së për kryeministre së pari emancipohet dhe reformohet  PD, por edhe qeverisja dhe e gjithë politika shqiptare nën shëmbullin e saj dhe të qeverisjes së drejtuar prej saj.

Kjo sepse elita dështake politike e këtij tranzicioni, elitat gjithëpartiake , pra establishmeti politik autokrat e patriarkal shqiptar e kanë privatizuar dhe marrë peng shtetin ,shoqërinë,politikën ,ligjin, demokracinë, patriotizmin dhe integrimin

Duhet një reformim urgjent dhe real në PD, i duhur në një parti  demokratike e cila garanton  lirinë për të garuar kompetenca e meritokracia, si p.sh. në rastin konkret të Grida Dumës si kandidate potencialisht e merituar  për kryeministre; duhet një parti e hapur gjithpërfshirëse e cila më pastaj në qeverisje të sjellë qeverisje të përgjegjshme për publikun, për interesin e përgjithshëm;një qeverisje transparente. Këtë ka si vizion Grida Duma.

Vizioni qeverisës i  Grida  Dumës është një qeverisje e integruar me të qeverisurit, pra një qeverisje jo e shkëputur nga demokracia popull, pasi deri më sot, në këto 30 vite në të vërtetë demokracia nuk ka qenë në popull, por demokracia ka qenë mjet dhe vegël, manipulim dhe spekulim mashtrues e korruptiv i politikës..

Dhe pikërisht  këtë ka filluar dhe po e bën tashmë opinioni publik i cili fton që Partia Demokratike duhet  domosdoshmërisht por edhe urgjentisht se koha nuk pret gjatë, duhet që PD  të bëjë gjetjen e një kandidature të mirëfilltë politike të pa konsumuar nga pushteti, e pastër dhe e papërlyer në afera korrupsioni por edhe e aftë dhe e përgatitur politikisht, intelektualisht dhe profesionalisht për Kryeministër të Shqipërisë, për ta drejtuar qeverinë e ardhshme si një qeverisje për ligjin , për shtetin , për progresin dhe për integrimin.

Dhe në këtë domosdoshmëri opinion publik, intelektual  dhe mediatik  i vërtetë e ka pikasur dhe zgjedhur tashmë reformatoren, Znj. Grida Duma, si kandidaten e mundshme dhe më se të merituar nga Partia Demokratike e cila duhet ta kandidojë për kryeministre e  Shqipërisë.

Kjo është në të mirë të Partisë Demokratike  dhe në të mirë të Shtetit, të demokracisë  e të shoqërisë shqiptare. Kandidatura për kryeministre e Grida Dumës është më e pranueshme jo vetëm nga PD dhe opozita politike,por edhe publikisht si më e meritura.