VIKTOR QURKU: “MOS HARRONI”

NEBI DRAGOTI

VIKTOR QURKU: “MOS HARRONI”

Vetëm Ministria e Kulturës, si detyrë të vetën, mundet të bëjë perkujtimin e poetëve, që kanë ndrruar jetë duke u botuar edhe antollogji me krijimet më cilësore. Se ç’ efekt ka kjo nuk do koment.Një ndër poetët që ka vlera ideo-artistike e që nuk duhet harruar eshtë ,si më poshtë, në këtë shkrim. Nga volume i dytë me poezi, nga vjesha “Mos harroni” shkëpusim:” Ish mjegull, acar, ish shkurt,/ me gjak ecte dyzetekatra / me nazistë, kuislingë, pushtë,/ me fytyra porsi masakra” për të treguar se poeti Viktor Qurku qe talent i formuar me gjithpërfshirje  artistike, me diapason të mbushur me dituri politiko-sociale. Në vitet ‘’960-‘’975 gëlonin talente të rinjesh në shtypin letrar të kohës të apasionuar mbas poezisë ruse, sidomos mbas lirikut me famë botërore Sergej Esenin. Viktori e daltoi bukur vargun me pjekuri prej artisti dhe, si lirik, do të ishte sot, ndër të tjerët, më i madhi. Poezia e tij, posa botohej në gazetë, tërhiqte lexuesin. Fatkeqësisht, ky talent humbi tragjikisht jetën duke u hedhur nga shkëmbi për të cilin nuk di arsye dhe nuk kam përse të merrem me paragjykime. Unë di ta gjykoj në bazë të dy volumeve që la të botuara. Me artin e tij shpejt i dha vulë vetes si personalitet në fushën e poezisë shqipe.