Vetvendosje në mes të vlerës dhe kundërvlerës

Adem Lushaj

Vetëvendosje përdori lotsjellës dhe veprime tjera që janë për keqardhje. Aktivistë të saj, ndoshta edhe jashtë saj, vepruan në kundërshtim me ligjet dhe parimet e demokracisë. Persona nën ombrellën e saj, demoluan objekte të institucioneve tona, por edhe sulmuan persona që ishin vënë në shënjestrën e tyre.
Duke mos dashtë të jam në përkrahje të tyre, ngase nuk kanë nevojë për këtë, sikurse që nuk jam votues i tyre, dëshiroj të ngrit disa çështje për të cilat VV-ja (ndoshta mund të gaboj), nuk ka ndikimin as veprimin.
* më ndikim negativë kanë vrasjet politike se sulmet me ngjyrë….
* më e dëmshme për ekonominë e vendit është mënyra e shitjes së pasurive shtetërore, se thyerjet e xhamave…
* më penguese del të jetë Kushtetuta aktuale se gazi lotsjellës dhe shishet me uji…
* më shkatërruese për shoqërinë tonë është ky model i arsimit dhe punësimit, se bllokada e rrokullisja e kamionëve, si dhe nxjerrja e të rinjve në rrugë…
* nuk ka kriminalitet më të madh se pasurimi i shpejtë i individëve, kur dihet e kaluara e tyre.
* më kriminalitet paraqet ndikimi i individëve apo grupeve në drejtësi dhe hetuesi, se mos përdorimi i flamurit të Kosovës….
Ka edhe shumë tjera që VV-ja nuk është pjesë e së keqes (të paktën kështu kemi njohuri), por pjesë e këtyre të këqijave janë subjektet tjera politike.

P. S. Nuk kam në plan assesi të votoj VV-në, por ta them edhe atë që nuk mund të ngarkohen. Kundër faljes së pronave të Deçanit, i vetmi subjekt që ishte vënë në përkrahje të deçanasve.