VETTING-u po shëmb mitin e pandeshkueshmërisë të “peshqve të mëdhenj” të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.

VETTING-u po shëmb mitin e pandeshkueshmërisë të “peshqve të mëdhenj” të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.

Nga Skënder S.KAPITI

Me miratimin dhe me fillimin e funksionimit të VETTING-ut në Shqipëri, ka filluar të shëmbet  miti i pandëshkueshmërisë së krimit dhe të korrupsionit të atyre të cilët njihen si “peshq të mëdhenj” të krimit dhe të korrupsionit të cilët janë: politikanë, deputetë, ministra, kryetar komunash e bashkish, lloj-lloj administratorësh e drejtorësh publik të lartë, policë,drejtorë policie e burgjesh , Kryeprokurorë e prokurorë, gjyqtarë të lartë e të vegjël etj.

Gjatë këtij tranzicioni  politika dhe politikanët shqiptarë u kriminalizuan dhe u korruptuan, dhe si e tillë  kjo politikë montoi dhe ngriti edhe sistemin korruptiv dhe kriminal të drejtësisë.

Pas 27 vitesh të sundimit të mitit të pandëshkueshmërisë së politikës dhe të drejtësisë së kriminalizuar e cila kultivoi edhe një kulturë qytetare negative bindjeje se krimi politik , krimi shtetëror  dhe ai i drejtësisë janë te  pandëshkueshëm, tani ky mit po bie.

Për ta çliruar shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar nga prangat e këtij miti dhe për ta shëmbur atë ndërhyne SHBA dhe BE duke e detyruar politikën shqiptare që të miratojë ligjin e VETTING-ut.

Sinjalin për një fillim dhe inkurajimin për të filluar VETTING-u e dhanë SHBA, të cilat e Kryelistuan  ishKryeprokurorin A.Llalla në “listën e zezë” duke ia ndaluar atij hyrjen për në SHBA,  ku ky Llalla ka qenë armiku kryesor nga sistemi i drejtësisë i cili  ka penguar Miratimin e Reformës në Drejtësi.

I trëmbur nga VETTING-u  ky ishKryeprokurori Llalla trim dhe arrogant  kur ishte Kryeprokuror u bë pulë e tulatur dhe nga frika e ndëshkimit dha dorëheqjen” vullnetare” nga VETTING-u për t’i shpëtuar ndëshkimit penal. Por jo tashmë miti i pandëshjkueshmërisë ka rënë , dhe Prokuroria ka hapur Çështje penale në ngarkim të tij për pastrim parash të përmasave të mëdha.Pra jo vetëm largim vullnetar për t’i gëzuar në liri paratë e krimit dhe të korrupsionit ,por hetim e ndëshkim për ta. Të njëtin fat e prêt edhe të vetëdorhequrin tjetër  “peshk të madh”“ Antarin e Gjykatës  Kushtetuese, Besnik Ymeraj si dhe ishkolegun tjetër të tij, Fatos Lulo, po antar të Gjykatës Kushtetuese të cilin e skualifikoi dhe e dëboi nga posti i gjyqtarit të Kushtetueses  Komisioni i Pavariur i Kualifikimit pasi ai nuk justifikoi pasurinë . Jo vetëm kaq por prokuroria do të nisë  hetimin edhe ndaj këtyre  dy te tjereve  pasi VETTING-u  do t’i   kallxojë ata penalisht. Dhe pritet që tashmë VETTING –u të shtrihet  te “peshqit e mëdhenj” edhe të politikës.