Vetmia

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
 
Në majë të bjeshkës ku toka është më afër qiellit
E yjet duken sikur i prekë me dorë
Atje jam shtrirë, në barin e pashkelur dhe shikoj.
Shikoj hënën e verdhë e të lodhur.
Atje mendoj të prehem një ditë.
Varri im nën hijen e një peme ku bilbili të këndoj
Këngën e shkruar ; epitaf mbi gurin pa emër:
« Këtij shtegtari të degdisur i këndoj;
I këndoj natyrës, kombit, flamurit.
I këndoj të parëve; etërve në lashtësi. »
Qielli do derdh shi atje, do t´i lag degët 
E do ngrijnë pemët në Veri.
E dielli do pyes; “Në ç’vend e paska bërë varrin ky i humbur ?I”.
Atje, ku gjethet jeshile nuk vdesin në dimer dhe as në verë…
 
I ulur me kokë në libër
lexoj poetët dhe shkrimtarët e Rilindjes, 
shikoj yjet në qiellin e kthjellët si
uji bilur dhe flas me ta.
Nuk dua të dëgjoj të lehurat e qenve me dy këmbë
që i ndjekin bishtdredhurat nëpër shtëpi publike!!!
Dua të jem i vetëm,i shtrirë në blerina të bjeshkëve të thella,
të dëgjoj zërin e bilbilave, të ndiej aromën e luleve
në Pranverë.
Vetem hënën ta kem dëshmitar të përvuajtjes sime
Deshmitare për çka kam parë në këtë jetë.
Buzëqeshjen ma ndali djali, nëna e motra,
Kur korbi i vdekjes hyri brenda…
E unë këngën e trishtimit dua të këndoj
Vetëm, në vetmi nën hënë
E ti thyej telat e lahutës
 
Nuk dua të sillen rrotull meje lakejte,hijenat,çakejt…
Lugetërit nuk i duroj dot,
Ata të sillen varreve dhe të plaçkisin
Ata të vdekurit nëpër varre të qetë nuk i lënë.
Patërdi bëjnë nën çatire, duke përplasur kusi e tepsia.
Nuk i dua keta shpirtkatila!
Ndaj, dua të jem vetëm. 
Në shpirt e dua vetem një yll të Jugut,
Eh, nuk e di pse?
Herë del në qiellin e hapur, e herë humbet
nga retë e dendura të Çamërisë!!!
Atje më pushoft shpirti një ditë,
Në prehrin e saj të më bëjë lisi hijë…
Me rrënjët e lëshuara thellë.
 
 
Reshat Badallaj,fror 2017