VETMIA NUK GJINDET POR KRIJOHET!

VETMIA NUK GJINDET POR KRIJOHET!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Sot për sot,duhet të jesh i lodhur pas hinajetit tënd , që të mund të veprosh ndryshe, përndryshe sjellja e juaj,veprimet e juaja janë thjesht të pahijshme dhe të padurueshme në këtë: Bashkallakun për Zgjedhje të Presidentit të Kosovës.

Njeriu i mirë ,i devotshëm,intelektual,besimtar,

atdhetar,me fe,kombëtar, trim,patriot i hjek të këqiat e veta që e rrethojnë, kur është në pyetje shteti i tij.

Hiqin qafe gjërat që nuk ju madhnojnë, e as nuk ju bëjnë të keq, kur e lyp vendi dhe kuvendi sepse përndryshe do të kaloni gjithë jetën duke vënë “rregull mbi to”,e nuk keni me i gjetë ma kurrë.

Sot po i harrojë fjalët me të cilat të drejtohesha dikur Agim Veliu e Avdullah Hoti sepse me Driton Selmanaj s’jam marr kurrë, ndaj sot po u drejtohem pa përdorur më shumë fjalë të rënda si këtyneherë.

Për atdheun e juaj nuk bëhet kurrë pushim.

Atdhetarizmi duhet të përjetohet në mënyrë të plotë, bashkë me mërzinë dhe gjërat e tjera që e shoqërojnë atë.

Unë sot do të ndihesha krenarë me pas qenë në ndonjë ulëse të Kuvendit të Kosovës pa marrë parasysh cilës parti do ti takoja.

Sepse është thënë nga njerëzit e mençur : Se populli shqiptar fiton atëherë dhe vetëm atëherë kur e përfaqëson një femër e fort ,e mençur shqiptare si Vjosa Osmani !

Andaj edhe unë sot ndjehem mirënjohëse për faktin se jam grua. Ndoshta në një jetën tjetër duhet të kem bërë diçka vërtet të madhe për të merituar këtë ndjenë sot.

Për juve: Deputet të Kosovës që jeni votuar nga populli i juaj. Njerëzit mund të harrojnë atë që keni thënë dikur, mund të harrojnë atë që keni bërë dikur, mund të harrojnë premtimet e juaja ,mund të harrojnë edhe të mirat dhe dobësit e juaja por kurrë nuk mund të harrojnë si i keni bërë të ndjehen mbrëmjen e 3.prillit. 2021

Nëse dikush ju shpjegon se çfarë është ajo ndjesi , herën e parë besojeni se keni bërë mëkatin ( rrëzuarjen e Qeverisë Kurti 1), herën e dytë keni humbë besimin si mbrëmë,herën e tretë ju harrojnë sepse neveriten nga ju kur do të ju kujtojnë.

Paragjykimi i sakt për ju është kolerë , është një barrë e rëndë ,mbi supet e juaja , e krijuar nga ju treshja LDK dhe partitë e të zezave PDK , AAK të cila pështjellon të shkuarën, kërcënojn të ardhmen, si dhe bëjnë të paarritshme të sotmen.

Ndjenjat e pashprehura nuk harrohen kurrë.

Dallojë shumë nga ata që shkarravisin në FB për juve.

Si shqiptar nuk duhet të udhëhiqemi nga intelekti, por nga zemra, sepse vetëm zemra është në gjendje t’i kuptojë të fshehtat e ngjyrave bardhë e zi që i krijojnë njerëzit në ballorën e tyre njerëzore.

Nëse bota do të qe e përkryer, tradhëtia nuk do të egzistonte.

Nëse bota do të qe e përkryer, nuk do të vriteshin fëmijët.

Nëse bota do të qe e përkryer , kur thirret emri femër,nënë ,patriote,udhëheqse , s’do të mendojë dy herë.

Nëse bota do të qe e përkryer, arti do të ishte i padobishëm.

Sot mos e lexoni Vjosa Osmanin ,sot lexojeni Vjosa Osmanin! Sot mos e kujtoni Vjosa Osmanin, sot më shumë se kurrë kujtone Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani është një libër ,që lexohet nga treqind mijë njerëz të ndryshëm, e shndërrohet në treqind mijë libra!

Vjosa Osmani kujtohet treqind mijë herë si hyjnesh ,e shndërrohet në treqind mijë herë si hyjnesh e fortë ,e zonja për të udhëheq në krye të shtetit.

PS :

Sigurisht, jeta e tanishme nuk ka kuptim për treshen e LDK dhe partitë e zeza LDK e AAK. Nëse jeta do të kishte kuptim për ta .Shteti do të ishte kuptimi më sublim mbi lirinë e të vepruarit të tyre sot .

Kur shkruaj për shtetin, nuk e trajtoj atë si një gjini letrare, as si numër shumës, as si nyje e thyeshme apo e pathyeshme.

Shteti është vetëdija e botës, një mënyrë e veçantë e qasjes ndaj realitetit. Si rrjedhojë, shteti kurrë nuk shndërrohet në filozofi përrallore me inate e kryeneqsi.

Shteti duhet të ujitet ,mirëmbahet , të forcohet ,të ndërrohet nga pushtetmbajtësit e këqinjë, filozofia e saj duhet të mbajë në krahror besimin,rendin, ligjin të cilat e prijn njeriut për gjithë jetën!

Mëkati rritet kur nuk falë, ai mëkat shkatërron urën mbi të cilën do të duhet të kalojë edhe vet Agim Veliu,Avdullah Hoti,Driton Selmanaj dikur.

Andaj :Duajeni shqiptarin,duaje të afërmin tënd, por gardhin që gjendet mes teje dhe tij mos e prish,prishe kur nuk është në pyetje egzistenca e shtetit tënd.

Sot:

Fjala është grua, veprimi është burrë.

Me hajr ishalla!

Zoti e bekoftë Kosovën në ditën e bardhë të Pashkëve!