Veprimtaria kombëtare e dëshmorit Safet Rexhepi

Nga Milazim Maraj

Lufta e Koshares  ka hyrë në historinë tonë të re si luftë më nam kombëtar. Për këtë luftë flitet shumë. Komentet janë të ndryshme. Varet nga vijnë ato. Betejat e një pas njëshme, profesionalizmi, vendosmëria, përkushtimi dhe sakrifica e luftëtarëve për liri janë disa karakteristika që vlerësohen nga ekspertë të luftës. Ekspert janë kombëtar dhe ndërkombëtar.  Politikanët  thonë  lufta  e Koshares është lufta më unifikuese kombëtare që nga lufta e Skenderbeut. (Dr.S. Berisha). Familjet e dëshmorëve dhe të afërmit e tyre kanë po thuaj të njëjtin vlerësim më vëzhguesit  e huaj dhe analistët tonë. Këta luftën e Koshares e vlerësojnë si lufta më e përgjakshme e shekullit të fundit. Ndërsa armiku jonë  këtë luftë e ka vlerësuar ferri i quajtur Koshare (Pakao Koshare)Lufta (Beteja e dytë e Kosovës).  Ata kanë bërë një film për këtë luftë. Në Koshare për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe për të shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja  kishin ardhur luftëtar nga të gjitha komunat e Kosovës. Nga të gjitha trojet tona kombëtare dhe nga diaspora. Shfarosjen e kishte  planifikuar  akademia e shkencës dhe arteve  serbe. Këtë plan të vjetër serb në projekt politik dhe program shtetëror e  vendosën  Millosheviqi dhe stafi politik serb si pozitë dhe opozitë. Në luftë kundër projekteve të tilla, kishin ardhur luftëtar nga anë e kënd bota ku kishte shqiptarë. Kishin ardhur vullnetarë  të kombeve tjera si  amerikan,gjerman, italian, francez, holandez nga Argjentina, Turqia dhe nga vendet tjera të botës demokratike. Ardhja e tyre në luftë ishte plotësisht humane. Pra lufta e Koshares u trajtua si luftë  humane për mbrojtjen e njerëzimit nga masakra dhe shfarosja. Në këtë luftë  së bashku më shokët e tij  kishte ardhur edhe luftëtari Safet Qemal  Rexhepi, një djalosh i buzëqeshur ,plot guxim e optimizëm në shpirt. Ai nuk kishte drojë nga lufta. Do të fitojmë komandant jam shumë i bindur thoshte. Ishte shumë human. Nuk i dhimbsej gjë për shokët . Në përgatitjen e strehimores vrejtem angazhimin e tij të përkushtuar. Për Safetin nuk kishte punë më pak apo më shumë të rëndësishme. Ishte i pjekur për kundër moshës që e kishte. Në mesin e shokëve ishte i respektuar dhe  respektonte të tjerët. Safeti ishte një luftëtar plot moral për luftë. Ushtrimet ushtarake më program të shkurtuar i kreu më përkushtim. Në luftë, në pozicion luftarak  dhe në përleshje të armatosur Safeti  ishte stabil. Nuk frikohej, as nuk nxitej. Veprimet e tij luftarake ishin të matura dhe   të menduara mirë.

Më 19 04.1999 diku rreth orës 10 ushtria serbe më pamundësi që të rikthej territoret tash  më të humbura përdori  edhe granata më helme luftarake. Edhe aeroplani sulmojë më helme. Pas analizave të para të shpejta që iu bënë  helmit u konstatua së helmet kishte qenë VX  CS,  sarin dhe soman helme neuro paralitike . Këto janë helme të ndaluara më konventa ndërkombëtare. Në saje të determinimit të shpejt dhe përgatitjes  paraprake të ushtrave këtë ditë nuk u helmua askush. Çdo ushtar ishte në gjendje që për 4 sekonda ta vendos maskën mbrojtëse. Por  edhe të nesërmen në ora 1800 pati sulm më granata më  helme luftarake. Për fat të keq kjo granatë kishte shpërthyer në afërsi të luftëtarit Safet Rexhepi. Për kundër aftësisë së tij për ta vendosur maskën shpejt .Safeti ishte helmuar rëndë të tjerët ishin prekur por më lehtë. Tereni u pastrua shpejt nga së frynte era për ballë nesh. Pasojat e helmimit dukeshin shumë vetëm të Safeti.  Më urdhër të komandantit të batalionit të II.  Safeti u dërgua në spital. Ai atje qëndrojë disa ditë por më e madhe së doza e helmit ishte ndjenja patriotike e luftëtarit Safet Rexhepi. Vendosi të lëshojë spitalin pa lejen e mjekut. U kthye përsëri në mesin e shokëve të luftës ende pa u shëruar. Në fillim menduam së ndoshta do të ndikonte mesi, shokët e tij  plot entuziazëm në përmirësimin e shëndetit të tij. Por shumë shpejt u pa së gjendja e tij po keqësohej.

Më 02. 05. maji  përsëri vendosem  që Safeti të shkojë për disa ditë pushim në Papaj. Atje do të vlerësonin mjekët për veprimet e më tutjeshme.  Safeti urdhrin kësaj herë e pranojë më përtesë . Kam ardhur më luftua tha. Shko disa ditë i thash, dhe sa të pushosh pak vet mjeku do të thotë ke pushuar mjaft tash mundë të shkosh në luftë,uli kokën dhe më gjysmë zëri tha mirë po shkojë. Më Safetin dërguam edhe një shok të Safetit i cili u kthye më një herë.

Dita 05 maji në ditarin e luftës është shënuar si dita  më e prapët e kësaj lufte. Moti ishte shumë i lig. Bije shi pa ndërprerë kohë pas kohe frynte edhe era. Bubullima dhe vetëtima na pengonin në komandim edhe në koordinim të zjarrit. Kishim lëviz nja 700-800 metra përpara, Tash pozicionet që i kishte armiku i kontrollonim ne. Armiku lajmëronte për dhjetëra të vrarë dhe tridhet të plagosur. Abaz Thaqi njoftonte së togu i tij kishte asgjësuar një skuadër serbe dhe së lufta tash  po zhvillohej për të i tërhequr kufomat. Lufta zhvillohej në një afërsi shumë të madhe. Edhe ne  kishim shumë të plagosur në zonën “B” Januz Hoxha kishte hyrë në bunker të  ushtrisë serbe dhe kishte hedhur granatat. Askush në bunker nuk kishte mbetur i gjallë. Në përforcim na erdhi një kompani. Kompaninë e komandonte Afrim Krasniqi komandant Drenica. Luftimet vazhduan të zhvilloheshin edhe gjatë natës. Luftohej për të hequr bunkerin komandues  të serbëve në Oplaz.  Safeti ishte në Papaj.                                                                                                                                                                       Kur nga rrasa e Koshares kishte dëgjuar  krismat. Nga shokët kishte dëgjuar së në rrasë të Koshares po kërkohen përforcime Safeti nuk e kishte parë të arsyeshme të qëndronte më tutje larg shokëve të tij.

Pa dijen dhe lejen e mjekëve ishte nisur  për në Rrasë të Koshares,kishte ardhur  dhe ishte futur në Skuadrën që e komandonte kom. Lika.  Ai kishte luftuar tërë natën në mesin e shokëve të vet. Një ndërprerje e zjarrit ndodhi prej orës 01 deri në ora 04 të datës 06. maji. Kjo ndërprerje ndodhi për shkak të pa mundësisë për të komanduar. Bubullima, e motit, vetëtima, granatimet tona, granatimet e armikut, bombardimet e NATOS, krijonin një gjendje sa të pa durueshme  dhe po aq të pa mundshme për të komanduar dhe udhëhequr luftën. Urdhëruam ndërprerje të zjarrit. Atëherë komandanti i skuadrës kishte takuar Safetin. Ai po ndihej mirë. Si zakonisht plot moral për luftë. Në ora 04. Të datës 06. maji. Filluan granatimet. Granatimet ishin seriale. Lufta prapë kishte marr një vrull. Na erdhën përforcime. Deri në ora 10 kishte katër ushtar serb të vrarë. Në ora 1230 Abaz Thaqi  lajmëronte edhe për dy të tjerë të vrarë njëri kishte qenë snajperist. Lufta po vazhdonte edhe në mbrëmje. Në një atmosferë lufte dhe entuziazmi kur bashkë më krismat e armëve përzihej edhe kënga Besa Besë, Safeti kishte lëshuar istikamin e tij dhe ishte nis në drejtim të vijës së zjarrit për ta tërhequr shokun e vet të plagosur. U nis drejt pozicioneve të armikut. Për ta hequr atë. Për të çliruar Kosovën. Për të shpëtuar popullin e vet nga dhunimet, torturat dhe masakra serbe. Për të ngrit lartë dinjitetin tonë kombëtar që po nëpërkëmbej.    Një granatë e armikut kishte shpërthyer në afërsi të tij. Safeti ishte plaguar rënd. Ai udhëtoj në amshim. Bashkë më dëshmoret tjerë zuri vendin në altarin e lirisë. Shkolla e fshatit Zhiti më krenari do të mbanë. emrin e dëshmorit Safet Rexhepi.

 

3.

Te dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës,dhe ju të nderuar prind, ju ftojë që të punoni së bashku në ngritjen edukimin  dhe arsimin e nxënësve tuaj që Kosovës ton të  lirë i duhen më shumë se kurrë më parë. Ju vetëm në këtë mënyrë do të respektoni gjakun e dëshmorëve të rënë për liri. Ju vetëm në këtë mënyrë do të nderoni Emrin e shkollës tuaj “Safet Rexhepi”. E nderuara familje Rexhepi, të nderuara familja të dëshmorëve, ngritën kokën lartë dhe më krenari luftojeni dhembjen për bijtë tuaj që i lindet i rritet dhe i edukuat në frymën e patriotizmit shqiptar dhe ia dhuruat kombit tuaj që më ta bëjnë Kosovën  tonë te lirë dhe të pavarur. Të nderuar veteran të luftës vazhdoni të qëndroni shtyllë e pa zëvendësueshme  në mbrojtjen e interesit të popullit tuaj dhe në ngritjen e institucioneve tona  demokratik.

Lavdi dëshmorit Safet Rexhepi!

Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën tonë të Lirë dhe të pavarur.

05.05.2017-Pejë