Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça

VEPRIMTARIA E ATDHETARIT

Mehmet Trepça 1939-1993

Jetëshkrim i shkurtër

abas-fPërgatitur nga Abas Fejzullahi

          Mehmet Rrahim Trepça, lindi më, 28 Frytor (Shtator) 1939 në katundin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, jo larg xeherores së Trepçës-Stan Tërg  (fshatin, që vendorët i thonë sot e kësaj dite katund) e që i takon Mitrovicës. 

          Muaj i nëntë i vitit-FRYTORI (shtatori), është muaj që me gëzim pritet kudo, sepse puna e bërë gjatë stinëve të vitit, nëpër ara , livadhe, bashtina e kopshte, bëhet vjelja e fryteve, grumbullohen dhe përgatiten  për stinën e dimrit, me të gjitha gjërat ushqimore për njerëz dhe bagëti.  Por kur në familje ka edhe lindje të fëmijës brenda muajt Frytor gëzimi për familjarë është i dyfisht, siç ishte rasti në familjen ku lindi Mehmet Trepça.

        Janë disa familje të pakëta që mbajnë mbiemrin Trepça, ndërsa  disa familje të afërta kusheri mes veti, mbajn mbiemrin Fazliu etj. Është shumë interesant se vetëm edhe në Dibër të Madhe ka familje me mbiemrin Trepça.

          Janë raste të rrala të njerëzve, të cilët kanë lindur në njërin nga muajt e vitit dhe pas jetesës ashtu se çfarë e kanë pasur fatin e tyre të jetëgjatësisë,   të ndërrojn jetë në të njëjtin muaj e aq më pak në të njëjten datë…

          Mehmet Trepça vetëm 20 ditë para ditëlindjes,  pa i mbushur 54 vjetë ndërroj jet më 8 Frytor(shtator) 1993 nga sëmundja e rëndë, ndoshta  edhe si pasojë e kohës së kaluar nënë hetime dhe burgun famkeq të ish Jugosllavisë në Goli Otok, me shumë bashkëatdhetarë të tjerë të çështjes kombëtare, të cilët kishin të njëjtat qëlime, ideale, përpjekje dhe veprimtari për jetësimin e bashkimit kombëtar dhe për Shqipëri natyrale.

Mehmet Trepça, ishte i 8-ti fëmijë në familje, nga 9 fëmijët e Rrahim dhe  Hanife Trepçës.

I ati, Rrahimi minator në Trepçë, bujk e punëtor i dalluar në fshat i njohur për thjeshtësinë dhe sinqeritetin në jetën e përditshme. Në kushte dhe rrethana shumë të vështira të jetesës, si pasojë e pushtuesit serbë, me punë të rëndë në tri ndërresa, kryente edhe punët e bujqësisë dhe blektorisë që jepnin mundësin e mbijetesës dhe rritjen e fëmijëve në kushtet ekzistuese nënë pushtimin serb.

E ëma, Hanifja e njohur nga të gjithë si HANA, shtëpijake dhe mikëpritëse e dalluar me të gjitha tiparet dhe virtytet që karakterizojnë një malësore të vërtetë e njohur në veçanti, për pritjen dhe përcjelljen e çdo mysafiri të njohur apo të pa njohur që ka pasur rastin të jet mysafirë në oden e pritjes, ku i ka pritur e përcjellur me nderime dhe me sofrën e shtruar përher siç thuhet me bukë, krip e zemër.

Si i shpëtoj HANA luftetarët e lirisë të Ahmet Selacit pa ra në pritë të çetniko-partizanëve.

hana-trepcaHana Trepça

Mahallen e Trepçalive me disa shtëpi, siç e quajn mahallat tjera, i ndan një lumë i vogël që banorët e quajn rekë, prej kodrës përball, që  quhet Bungaj, e ka edhe disa toponime tjera si gurapeshi, udha e rudaxhive etj. Xehtarët e xeherores  Trepça  kanë udhëtuar këmbë nga katundet Bajgorë, Bare, Vidishiq etj në të dy drejtimet se kanë punuar në xeherore të Trepçës me tri ndërrime dhe udha e ka marrë këtë emërtim udha e rudaxhive , ndikim i sllavishtës, sepse xehtarët i kan quajtur rudar…

Hana, malësore, nanë e 9 fëmijëve, kur  bisedatë zhvilloheshin në odë sidomos gjatë kohës së dimrit, ajo mes tjerash tregonte: Ahmet Selaci me luftëtarët e vet, të cilëve ju printe në luftëra kundër çetniko –partizanëve, për liri dhe pavarësi të Kosovës nga sllavo-komunistet, me një rast vinte  malit ë Bungajës për të ra poshtë  pa ditur se partizano_çetniket ishin posht dhe asnjëra pal se shifshin tjetren, por këta ishin ne pritë.  Kur e vëren se do të bien në pritë, për t`ju lajmëruar s`kishte mënyrë tjetër, vetme se del në hajat ku kishte pamje  dhe me zë të lartë fillon me thirrë emërat e fëmijëve të saj tue ju thënë:

Ooo pritni gjanë ( bagëtin) nalt se podojnë me ra posht, pritni nalt, ktheni nalt mos i leni me ra posht. Këte e përseriti dy tri herë dhe kolona nalet dhe ndëgjojn mirë se çfarë thoshte  Hana. Prijsi i luftëtarëve, Ahmet Selaci e ka njohur edhe në zë dhe e ka vërejtur shenjen e dorës, për t`u kthyer mbrapa nga kanë ardhur  seka ndonjë rrezik posht sipas thirrjes dhe shenjes me dorë të Hanes. Kështu kthen  prapa dhe shpëtojnë nga rënja në pritën e çetniko-partizanëve.

***

Mehmeti, shkollën fillore e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Stan Terg. Shkollimin e mesëm(gjimnazn) në Mitrovicë, ia ndërpren qëllimisht dhe për-kundër dëshirës së tij e derguan në shërbimin ushtarak në Zagreb. I përcjellur në vazhdimsi për aftësit dhe veprimtarin e tij si nxënës, sipas planifikimit të tyre dhe realizojnë qëllimin  dhe burgosjen e tij me shokët e idealit.

Pas vuajtjes së Burgut në burgun e njohur famkeq në Goli  Otok që ja  shqiptoi Gjjyqi Ushtarak në Zagreb I K nr.21 / 61 më 25 shkurt 1961, si anëtar i Organizatës ilegale “VOTRA KOSOVARE–NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE“.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak të mbetur, pas burgut u kthye në  Kosovë, në vendlindjen e tij të dashur. Mehmeti, filimisht u punësua si punëtor fizik në vitin 1967 në Industrin Kimike në Mitrovicë, në Kombinatin Trepça.

Dashuria e madhe për arsim dhe dituri që Meha kishte, me vullnet dhe punë në vazhdimsi, bëri përgatitjet e provimeve dhe me sukses i përvetsoj njohurit nga lëndët mësimore në shkollën e mesme, nga e cila e dërguan në shërbimin ushtarak duke ja ndërpre shkollimin, ku në afatet e organizuara për provime private,  kreu shkollën e mesme me sukses.

          Me sukses  dha  provimin  pranues ku e  regjistroi Shkolën e  Lartë  Teknike në Mitrovicë që me kohë u shëndrrua në Fakultet të Xehtarisë dhe Metalurgjisë me disa drejtime si Kimi Teknologji etj. Meha e përfundoi me sukses pa shkëpu- tje nga puna drejtimin Kimi Teknologji.

          Ka punuar si laborant në Laboratoriumin kryesor të Industrisë Kimike në Mitrovicë, prej 1970 deri në vitin 1989 kur Serbia sipas planifikimit sistematik me dhunë largoi minatorët e Trepçës nga vendet e tyre të punës duke vazhduar edhe me kuadrat e tjera shqiptare (si Meha) të cilat ishin në shënjestër të  regji- mit  fashist  serb në  mbarë Kosovën.

Për shokët gjatë  studimeve dhe punëtorët  ishte  i  afër dhe  i  dashur, andaj e  thirrnin gjithnjë MEHË.. Kjo  më së  miri  pasqyrohet  nga  kujtimet  e  tyre  të  cilat  i  kanë shkruar për  Mehmetin si shok  dhe  punëtor, nderimin  dhe   dashu- rin që  Mehmeti  ka  pasur për punëtorë dhe  shokë në veçanti.

Këshillat  dhe  udhëzimet  e Mehës  për  shokët e  afërt  kanë  qenë  gjithnjë të mirëpritura edhe për punëtorët në përgjithësi. Si para dhe pas Grevave të njohura të Minatorëve (Xehtarëve) në Trepçë, gjatë shkurtit të vitit 1989 dhe përkrahja e  tyre  nga  mbarë  populli shqiptar në përgjithësi dhe nga punëtorët  dhe studentët e Kosovës në veçanti.

Meha në vazhdimsi ishte në lidhje të përditshme me shokë, përcillte me  vemnedje rrjedhat e situatës  ekonomike dhe atyre politike në veçanti. Jepte  këshilla  dhe  udhëzime se  si  duhet vepruar e  patur kujdes nga propoganda dhe kurthet e makinerisë barbare sllavo çetnik- komoniste. Me shokët e afërt të  ide- alit veproi  dhe  përkrahu  vazhdimisht gjitha levizjet pas luftes së dytë Botërore kur Kosova dhe  çamëria përsëri mbeten të shkëputur nga Shqipëria histori -kisht Etnike. Meha dha kontributin e vet të çmuar në këshilla dhe udhëzime për veprimtarët në drejtimin e organizimeve sipas nevojës dhe rrethanave të kohës  dhe në krijimin e institucioneve paralele pas Deklaratës së 2 Korrtorit (Korrikut) 1990 dhe Shpalljes së Pavarsisë  së Kosovës dhe Kushtetutës  së  Kaçanikut . Udhëzimet dhe  këshillat nga përvoja e tij, lidhur me format dhe mënyrat e organizimit për t`ju kundërvu dhe përballur planeve dhe veprimeve shkatrruese serbe kishin rëndësin e veçantë, deri te krijimi i kushteve dhe rrethanave për vetmbrojte, krijimin dhe organizimin e MT( Mbrojtjes Teritoriale) dhe krijimin e SHK( Shtabeve komunale deri te  formimi i  UçK-së.

Ndërroi jetën në vjeshten i  vitit  1993 pa  e  shijuar  lirin e  Kosovës për  të  cilën veproi qysh si fëmijë e deri sa ndërroi jetë. Veprimtaria e ë tij kur e kërkonin rrethanat dhe kushtet ishte në fshehtësi të thellë, por edhe hapatas me një kujdesë të jashtëzakonshëm, për të ruajtur vazhdimsin e veprimit dhe të shokëve.

mehmet-trepca-1960VEPRIMTARIA PATRIOTIKE  ILEGALE DHE  LEGALE

E  MEHMET  TREPçES

Qysh se, me  dhunë u  shkëputen nga Shqipëria , Kosova  dhe  çamëria  nga  pushtuesit Serbo-sllavë dhe Grek, të kqijat s`ju ndanë shqiptarëve vazhdimisht. Secila familje dhe shtëpi, ka nga një histori të veçantë sa të hidhur e të dhimb shme, aq  edhe krenare për qëndresën e bërë ndaj pushtuesve  barbar  serbo-sllav dhe  grek nëpër  shekuj..!

Shumë atdhetar nga modestia veprimtarin e tyre për Atdhe, e kanë hesh- tur,  apo edhe s`kanë folur e treguar shumë gjëra e të bame,  vetëm të ruajnë faktorin njeri, shokët dhe miqët nga dhuna e pushtuesëve, apo edhe të mos mirret  si lavdrim ..!

Kështu, kanë ndërruar jetë  shumë veprimtarë, të mbyllur në veten e tyre  e bashkë me këtë mbyllje  janë mbyllur edhe shumë ngjarje dhe veprime me rëndësi të veçantë apo në raste të rralla u kanë treguar vetem miqëve të besuar ku me kohë edhe janë tretur apo  edhe harruar nga kalimi i kohës kushtet dhe rrethanat ekzistuese të mossigurisë dhe rrezikut për pasoja nga më të ndry-shmet.. Aty ku janë ruajtur rrëfimet  për veprimtari, nëpër miqë e shokë kanë  rrëfyer në rrethana të caktuara për veprimtarinë e shumë atdhetarëve, vuajtjet  e  tyre  nga  armiku, ku familjaret s`kanë pasur dijeni dhe të dhëna të  mjaftue-shme..!

Andaj miqët dhe shokët besnik, me kujtimet e tyre dhe rrëfimet  ndihmojnë  shumë në pasqyrimin dhe begatimin real të jetës dhe veprës  së veprimtarëve  apo dëshmorve të kombit, në këtë mënyrë i bëjnë me dije e njohuri bashkë- atdhearët me rrolin dhe rëndsin e tyre në fushveprimet e ndryshme për çështjet  me rëndësi për atdheun dhe kombin ..!

Prandaj  nga  rrëfimet e  shokëve  dhe  miqëve që Mehmetin e  kanë  njohur dhe tek te cilët ai ka pasur besim dhe  ka  rrëfyer për jetën dhe  vepren e  tij (në ndeje dhe takime te ndryshme) qoft nga veprimtaria e  tij  për atdhe  në kushte dhe rrethana  të fshehtësisë e të pa njohura dhe ato të njohuara- legal  do të japin një ndihmes të çmuar, që sa  ma për së aferm  ta njohim dhe  vlersojmë jetën dhe  veprën e atdhetarit  të  devotshem  Mehmet  Trepçës..!

Nga rrëfimet me gojë apo me shkrim e atyre shokëve dhe të afërmëve ku Mehmet Trepça, ka shpalosur veprimtarin e  tij atdhetare tek te cilët  ka pasur  besim e të cilët janë gjallë, më së miri dëshmohet rroli dhe rëndsia e  veprimta- risë shmëdrejtimshe (shumëdimenzionale) e Memet Trepçës për çështjen  kombëtare.

Në vijim disa nga rrëfimet e bashkëveprimtarëve, miqëve dhe  dashami- rëve për mbresat , kujtimet dhe vlersimet nga këndvështrimi i tyre  për jetën dhe  vepren e  Mehmet  Trepçës:

Emin Fazliu, kryetar i  Organizatës : “Beslidhja  Shqiptare “ dhe  bashkëfshatar  lidhur  me  Mehmet  Trepçen mes  tjerash  shkruan:”…Me Mehmetin nifeshim  si  fëmijë, ka pasur një babë të  shkëlqyer..Mehmeti si semimaturnt , është kyqur  në Organizatën tonë ilegale të Rinisë që quhej :VOTRA  KOSOVARE – NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, pseudonimi i tij ka qenë: MET  XEXELI. Ka marrë pjesë në shpërndarjen e trakteve ( të pakta) që i  shkruanim në fletët e fletoreve të mëdhaja ose në  bllokun e vizatimit me këso lloj përmbajtjesh:

  1. KOSOVA ASHT TOKË SHQIPTARE PRANDAJ KËRKOJMË QË TË BASHKOHEMI ME SHQIPNINË.  RRNOFT  SHQIPNIJA!
  2. POSHT SERBIJA KOLONIALISTE !
  3. POSHT TITO – TRADHTARI !
  4. RRNOFT USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE !
  5. RRNOFT PËR SHEKUJ MOTRA E JONË HEROINE MARIJE SHLLAKU !
  6. VDEKJE KOMUNIZMIT – LIRI DHE DEMOKRACI !
  7. RRNOFT SHQIPNIA E BASHKUEME ME KOSOVË E ÇAMËRI etj

 

           Mehmeti  ka qenë njeri i mrekullueshem, besnik, i  qetë e  konsekuent.

Në vazhdim Emini Fazlia  rrëfen: Policia sekrete ushtarake më ka arrestuar me 26  gusht  1960, ndërsa  Mehmeti e tjerët janë arrestuar më 29.8.1960 ku  nga Gykata Ushtarake e Zagrebit sipas I K nr.21 / 61 më 25  shkurt 1961, si  anëtar i Organizatës Ilegale “VOTRA KOSOVARE – NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE“. Jemi dënuar me burgë të rëndë: Emin Fazlia  8  vite,

Baki Dullovi 2 vite e  gjashtë muajMehmet  Trepça  1  vit e  katër  muaj  dhe  Ilmi  Ajvazi  9  muaj ..!

Vuajtjen e  dënimit   Mehmeti  e  ka  bërë në  burgun e  njohur  famkeq në :

GOLI  OTOK

 

          Haxhi Nezir Osman Trepça  mes tjerash në kujtimet e tija  shkruan:

“ ..Me  Mehmetin kam  pas  marrëdhënie shumë të mira dhe mirëkuptim  sidomos gjatë kohës ma të vështirë për popullin e Kosovës i ashtuquajturi :Akcioni i  Pushkëve dhe Shpërngulja   për në Turqi, ku  Mehmeti  dhe  Mulla  Mustafa kanë dhënë një kontribut të madh në pengimin e shpërnguljes duke  biseduar me popullat e duke  ju sqaruar atyre qëllimet e  pushtetit serbosllav…”

 

Ndërs Ramadan Uka Ing.i Dip.i Teknologjisë nga kujtimet e tija si shok i studimeve mes  tjerash shënon:”…Për të qenë atdhetarë e patriot duhet të kesh  guxim, duhet të jesh i matur, besnik, intelektual e këto i kishte Meha…!

Meha shpesh thellohej në mendime dhe thoshte: ju nuk e dini, nuk e keni  perjetuar  shkaun…Serbia  është urë e fuqive të mëdha e përkrahur nga Rusia, e ne nuk kemi as oficer e as pilot, na shfrytzon ekonomikisht dhe na edukon politi- kisht, duke na derguar në shkolla të kumrovcit e kuzhina serbe …”

Meha na tregonte gjëra interesante politike për Gjilasin dhe politikaj tjerë…”  Punëtorët  dhe  shokët i këshillonte dhe mësonte vazhdimisht..për kujdes dhe  punë…”

 

Rrëfimi i Nexhmedin  Ibishit  lidhur  me  ate  se  çfarë i ka  treguar  Meha  se çfarë  i ka ndodhur gjatë përcjelljës sistematike të UDB-ës në lëvizjet në jetën e përditëshme ashtu edhe në punë, duke nuhatur dhe provokuar vazhdimisht  nga ana e serbëve në veçanti dhe aty këtu nga bashkëpunëtorët e tyre në për- gjithësi,  pasqyrojnë qartë vizionin shumëdomethënës  të  Mehmet  Trepçës  sa  i përket  çështjes  kombëtare dhe përpjekjeve të mëdha e të mundimshme qe   du- het bërë për liri dhe pavarësi …!?

  1. Nexhmedin Ibishi mes tjerash shkruan në kujtimet e tija : “…Pas ngjarjeve  të  vitit  1981 Mehmeti na  thosht:..mos  mendoni se do t`i arrijm qëllimet  tona  para 18-20 vitesh, se  ju nuk  e dini se me çfarë armiku kemi punë..!

Kur  të më  lajmëroni se po i  shifni trupat e shqiptarëve  nëpër therra  e prroje ,  ejani e ju tregoj kur do të fitoni lirinë…” Pastaj  rrëfimet e Mehmetit për burgun e  GOLI OTOKUT.

Ku fillimisht një gjenerali i burgosur e pyet Mehmetin a je shqiptar ?

Meha i pergjigjet po,  shqiptar jam. Përse te kan sjellur këtu, çfarë ke bërë ?

E kam mbytur një njeri !

Gjenerali qesh, mos gënjej, se këtu si sjellin ata njerëz, por ti ke punuar për  shqitarë dhe Shqipëri, dhe këtu ska spijuj si mendon ti, tregonte Meha gjatë  bisedes…! Gjeneralin të cilin e kishte  burgosur Titoja sipas  fjlëve të  gjeneralit, e ka njohtuar Mehen me të burgosurit tjerë shqiptar si:  Xhafer  Kodren  me  fakultet te kryer, ndersa një tjeter shqiptar i cili  kishte  pasur te kryer  fakultetin  në Sorbon nga keqtrajtimet dhe torturat  e  kishin shkatrruar psiqikisht …dhe  ky  gjeneral i ka thënë :”… Ju shqiptarët s`keni për ti qelur syt kurr, por me ramjen e  Rankoviqit keni me qit flamurin dhe keni me i qel shkollat e gjitha profileve…”  Rrëfimi  tjetër  i Mehës  nga   burgu i  Goli  Otokut:

Prifti  katolik  shqiptar dhe porosia e tij nga çelia e burgut në Goli Otok :

Mehmet Trepça 

në uniformë ushtarake  gjatë vitit 1960

çelsi i  Arkës  është  te  kryqi “!

Pasi  Mehmetin e  vendosin në një çeli me një  Prift katolik i cili  Mehmetin e   thirrte biri im dhe i rrëfente për burgosjen e tij dhe mes tjerash i  thoshte:”..Kurr nuk kanë me përjetuar  ta  din prej meje ate që po dojnë, po të më ziejn në kazanë me ujë..”!  Një ditë mëngjesi erdhen e moren e mbajten nja dy orë, kur  erdhi pushoj pakëz dhe më rrëfeu: biri im, ashtu më thrriste, nesër do të më pushkatojn..!

E kam këtë pallto prej lëkure do ta marrësh ti, e unë setrën tënde, se ti je i ri e nuk din se ku e kah të qesin dhe kjo ty të mbron…e kur të dalish ndonjëherë  prej burgut do të shkojsh në Prizren në kishë e kam motrën Murgeshë do ti  thuash tri  fjalë:çelsi i  Arkës  është  te  kryqi “!

Poashtu gjat kësaj  kohe Meha rrëfente se si e vranë Omer  Qerkezin  gjëja se ka sulmuar rojen në çeli..etj.

Pas daljes nga Burgu dhe pas rënjes së Rankoviqit, pas dy muajsh merr pallton e Priftit dhe shkon në Prizren me kryer amanetin. Shkon Meha dhe  troket në derën e Kishës: Pasi del një murgesh Meha i drejtohet:

A  mundem me  bisedua  me  murgeshën  kryesore ?

Pasi mori përgjegjen se po. Pa vonesë erdhi dhe  u prezentova: Unë jam Mehmet  Trepça nga Mitrovica, kam qenë në Goli  Otok me vëllaun tënd e kam një porosi :çelsi i  Arkës  është  te  kryqi “!

E more vllau im, nuk kemi qenë të pasur, në arkë nuk ka para, ka literatur me  të  cilen unë nuk  di çfarë të bëj, ju e  dini çfarë do të bëni me  to.

Ja pallton e vëllaut ta kam pru për  kujtim. Nuk e marrë  për sa ta bani në  trupin  tuaj do të konsideroj se e kam  vllaun të gjall..

Ndërsa literaturën e kam marrë e kam  derguar në vendin e duhur..ky ishte  rrefimi i  Mehës  asgjë më  tepër.

          Mehmeti si i  ri ka  qenë i  përcjellur  nga  UDB-ja dhe ja  në  rrëfim i  tij:

“.. I përcjellur nga spijujt e UDB-ës, në Mitrovicë përpiqet t`ju humb gjurmët  dhe  hynë tek një rrobaqeps dhe i thot: po më përcjell Udba si të ja bëj ?

Zenel  Kalaveshi  e fsheh në depon e dyqanit duke e mbuluar me jorgana.

Pas pak hyjn brenda përcjellësit e UDB-së dhe pyesin:

A mos hyni dikush para neve këtu ?

Pegjegja e tij isht:

Jo, bukur kohë thot nuk ka hy njeri brenda,  kontrollojnë dhe dalin..!

Pasi dalin Zeneli i vezhgon se a janë  larguar dhe pas pak vie bashkëshortja e  tij  Fikrija. Zeneli i thot, mori grua gati shkova në burg, po të ma gjejshin këtë djalosh UDBA ..!

Fikrija i thot: Hajt burri im mos u merzit, edhe unë do të punoj me xhypner e  xhilpër e fëmija nuk do të vuajn.. !

Ndersa rastin e dytë kur i bien në gjurmë UDB-ja, pas hotelit Jadran  shtëpisë së mallërave, Meha hyn në një oborr e takon një plakë e i thot po më ndjekin UDB-a, ajo pa u hamendur i thot hyn brenda e strehon dhe i ndihmon  kjo plakë ishte Majtabe Zhubi gruaja e Halim Zhubit…!

Poashtu gjatë punës në Laboratoriumin e Industrisë Kimike pas një konfli- kti me një serbe qe e provokonte Meha i bie shuplak shkines dhe bëhet e madhe kjo. Por ne momentin vendimtar i ndihmon shumë Ferdane Kalaveshi sipas  këshillave të bashkëshortit të saj Hajrush Salihut duke i thënë Ferdanes se nesër  do ta nxerrish nga situata Mehmetin nga akuzat qe po ia ban shkina e cila e ka provokuar dhe Mehmeti ia ka ra shuplakë…!

Meha merr denimin paraperjashtim në saje te ndihmës qe i jep Ferdanja duke  bërë shkinen siç thot populli për pesë para për sjelljet e saja provokuese ndaj  Mehnmetit..!

Kështu qe Familja Kalaveshi dy herë e ndihmuan Mehmetin:

I ati Zeneli pothuajse para 30 vitesh dhe e bija Ferdanja pas 30 vitesh.

  1. Nexhmedin Ibishi, përfundon kujtimet  e  tija  me këto  fjalë:

Meha ka qenë i mirëseardhur në familjen time dhe te Hajrullah Saliut, nga këshi- llatë dhe udhëzimet e tija mjaft të çmuara, me kanë shërbyer për të mirë atëherë  edhe  sot e falënderoj përjetësisht.

Nga  kujtimet  e  shkruara  të Prof.Ing. RRAHIM  BOLETINI –  PECI

“ … Mehmeti ishte i lidhur shpirtërisht me hallet dhe problemet e popullit,  ai  kurrë s`bisedonte për hallet e veta, por vetëm për situaten dhe problemet e  kombit shqiptar, nuk shoqërohej me gjithkend, i njifte njerëzit me  të cilet mund të bisedonte dhe ishte kundërshtar i flakët i sllavo-komunizmit. Thonte se çdo patriot i vërtet shqiptar duhet demaskuar  sllavo-komunizmin duke  vetdijsuar popullin se është i robruar duke punuar si në format legale dhe ilegale.

Duhet, demaskuar politikën diskriminuese në punësimin e serbve në dëm të   shqiptarëve, shfrytzimin e pasurive të Treçës , diskriminimin dhe  mosbarazimin e gjuhës shqipe si dhe te të gjitha niveleve tjera nga ana e politikes serbe ndaj Kosovës…!  Meha e njhte thell historin e popullit  shqiptar dhe  shpesh bisedonte për të kaluaren e hidhur dhe  gjithnjë ipte  shumë opcione se si duhet vepruar nder to ishin tri opcone që i theksonte vazhdimisht:

  1. ..” Bashkimi Kombëtar sipas  Kuvendit  te  Lidhjes  Shqiptare  të Prizrenit .
  2. Bashkimi i Kosovës me Shqipërin. Ky opcion është jo aq i mirë, sepse  mbesin shumë toka shqiptare jashtë shtetit shqiptar..!
  3. Kosova Republikë opcioni ma i keq se i dyti ,  sepse  asnjë patriot i  kombit  s`ka kerkuar këso opcioni.

Në vazhdim  thonte  se  edhe ISA BOLETININ, kur e kanë pyetur në Londër se  çka kërkon?

Ai është përgjegj:

Se po  kërkoj me i bashkue  tokat  shqiptare  gjith kah janë.

RRAHIM  BOLETINI –  PECI   duke  përfunduar kujtimet e tija mes tjerash thot për Mehmeti:

“… Mehmeti ka qenë shqiptar i fortë, trim dhe besnik, ka qenë i punës dhe i besës me njohuri te gjithanshme, i dashur për shqiptar dhe i  urryer nga  shkijet,  ndiej   dhimbje te madhe në shpirt e kujtoj këtë burr shaljan, por mburem që pata  rastin të bashkëpunoi me te, ndersa familja e tij duhet krenohen gjithnjë qe paten  ate..!  “

  1. Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça
  2. Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça (II)

  3. Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça (III)