Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça (III)
Përgatitur nga Abas Fejzullahi
1
GJYKATA USHTARAKE NË ZAGREB
I K nr. 21 / 25 Shkurt 1961 viti
N Ë E M Ë R T Ë P O P U L L I T !
Gjyqi Ushtarak në Zagreb në trupin gjykues të përbërë nga Gjykatësi – Nënkoloneli Branko KAPETANOVIQ, si kryetar i trupit gjykues, gjykatësit N / Kolonel Drago POLJAK dhe gjyqëtarëve porotnikë: Major i artilerisë Janez JERAS, kapitenit të sanitetit Franc OTROÇAK dhe Flamurtarit të administratës gjyqë- sore Millan AXHIQ, si pjestar te trupit gjykues, me pjesëmarrjën e procesmbajtë- sës Josipa JURAK në lëndën penale kundër ushtarit: Emin FAZLIJA, Baki DULLOVI, MEHMET TREPÇA dhe Ilmi AJVAZI, te akuzuar: Emin FAZLIJA për veprën penale nga Neni 117, alinea 1 e L.P., Baki DULLOVI dhe Mehmet TREPÇA për vepra penale nga Neni 117, alinea 2 e L.P. dhe Ilmi AJVAZI për vepër penale nga Neni 279, alinea 1 e L.P., e mbajti pocesin gjyqësor në praninë e të akuzuarëve dhe mbrojtësve të tyre dhe ata:
Kap.i Kl. Të Parë Pero MATITUNOVIQ si mbrojtës i akuzuarit të parë, Kapetan i kl.të Parë Vojko PALEVAC, si mbrojtës i akuzuarit të dytë, kap.i kl.të parë Arsen DIMOVSKI si mbrojtës i akuzuarit të tretë dhe kap. I kl. të parë Janez LLOTRIQ si mbrojtës i të akuzuarit të 4-të, dhe Nënkolonelit të shërbimit juridik Dr. Millan HUZIJAK si përfaqësues i Aktakuzës. Procesin publik e mbajti ky Gjyq me 22 e 23. 02. 1961 dhe në praninë e palëve proklamoi këtë :
A K T D E N I M
I akuzuari i parë Emin FAZLIJA, ushtar i P.U. 8569 Zagreb, i biri i Haradinit dhe Mihanës e lindur Berisha, lindur me 24.09.1937 në fsh . VIDISHIQ, Komuna e Stari Tërgut, rethi i Mitrovicës së Kosovës , R.P. e Serbisë, banor në f. Bellopojë, rrethi i Pejës, Shqiptar, nënshtetas i RFPJ, gazetar, i shkolluar me 8 kl.gjimnaz dhe SHL të gazetarisë, i pa martuar, pa pasuri, i pa denuar, në APJ prej datës 26.09.1958, në paraburgim dhe burgun hetues prej datës 26 gusht 1960 ;
I akuzuari i dytë Baki DULLOVI, ushtar i P.U. 8569 Zagreb, i biri i Hamdiut dhe RABUJËS e lindur BELAKU, lindur me 20.03.1938 në fsh.BIÇEVC, K.K Kaçanik, rrethi i Prishtinës, R.P. e Serbisë, banon në të njejtin vend, shqiptar, shtetas i RFPJ, pa martuar, i shkolluar me 8 klasë fillore, pa pasuri, i pa denuar, ne paraburgim dhe burgun hetues prej 29 gusht 1960 ;
2
I akuzuari i tretë Mehmet TREPÇA, ushtar i P.U. 3566/ 7 Zagreb, djali i Rrahimit dhe Hanifës e lindur Iusufi, lindur më 28.09.1939, në fsh.VIDISHIQ, KK Stari Terg, rrethi i Mitrovicës së Kosovës, RP e Serbisë, banon në të njejtin vend, nxënës, shqiptar, i pa martuar, shtetas i RFPJ, i ka kryer 4 klasë gjimnaz, pa pasuri, i pa denuar në paraburgim dhe burgun hetues gjindet prej datës 29 gusht 1960 ;
I akuzuari i katërtë ILMI AJVAZI, ushtar i P.U. 8569 Zagreb, i biri i Destanti dhe Zefes e lindur Sahitaj, lindur me 24.2.1938 në fshatin Koprivnicë, KK. Hogosht – Gjilan, banon në të njejtin vend, bujk, shqiptar, shtetas i RFPJ, i pa martuar, i shkolluar me 5 klasë fillore, pa pasuri ,i pa denuar,ne paraburgim dhe burgun hetues prej datës 3 shtator 1960 ;
J a n ë f a j t o r :
I akuzuari EMIN FAZLIJA :
I cili gjatë viteve 1959 dhe 1960 gjatë kohës sa ka qenë në sherbim të afatit ush- tarak në Karlovac, Celje dhe Zagreb e ka formue organizaten ilegale “ VOTRA KOSOVARE – NACINAL DEMOKRATKE SHQIPTARE “në të cilën edhe para se të shkon në sherbimin ushtarak, në civil ka punuar, ciles ja ka vu si detyrë kryesore shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë nga RFPJ si dhe disa krahinave tjera dhe pë krijimin e se ashtuquajtures “SHQIPRIA E MADHE “-(Etnike) dhe për realizi- min e këtyre qëllimeve :
a )e ka përpiluar Statutin e Organizatës, Udhëzimet për punë për anëtarët e sajë, Fletpranimin dhe tekstin e Betimit, ndërsa në sipërmarrjen “ PEÇAT* në Zagreb ka porosit vulën për organizatë,
b ) me qëllim të forcimit dhe zgjërimit të Organizatës ka punuar në krijimin e lidhjeve me persona dhe Organizzata tjera jasht shtetit, ashtu që :
- në muajn Gusht 1959 i ka shkruar letër Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë në të cilën shkruan : mbi kolonizimin e Kosovës me banor serb, duke kërkuar njëkohësisht nga Qeveria e Shqipërisë që kjo ta njoftoj opinio- nin botëror me gjendjen e shqiptarëve në RFPJ “ cilën letër është dashtë ilegalisht ta dergojë përtej kufirit dhe me ja dorëzuar Enver Hoxhës , Bajram Gashi nga Leçina. ;
- në gusht 1959 ka shkruar letër udhëheqësisë së Komitetit të a.q. “ SHQIPËRIA E LIR Ë “ në Nju Jork në të cilën kërkon bashkëpunim me qëllim për çlirimin e Kosovës (Kosmetit – shkruajn sllavët ) ;
3
- në gusht dhe Dhjetor 1959 si dhe në shtator 1960 i ka shkruar 3 letra Fan NOLIT, emigrant Shqiptar në Boston, me të cilat ky e informon atë se është formuar organizzata “VOTRA KOSOVARE “ me qëllim që të “ çlirojnë popullin tonë nga robëria “, duke kërkuar njëkohësisht nga ai bashkëpunim ;
- gjatë viteve 1959 dhe 1960 i ka shkruar disa letra emigrantit shqiptar Dr. Kristof MALOKUT, Professor në Graz (Gracë) ndersa në takimin me te në Dubrovnik e ka njoftuar me punën e tij ilegale dhe i ka propozuar bashkë- punim, çka ky e ka refuzuar;
- gjatë viteve 1958 dhe 1959 e ka informuar mbi aktivitetin e tij ilegal emigrantin shqitar në Romë e pastaj në SHBA Nikoll GJOMARKAJN, dhe i ka propozuar edhe këti bashkëpunim;
- me të njejtin qëllim si nën « b » para se të shkonnë shërbimin ushtarak në APJ, pastaj në Njësinë ushtarake si dhe jashtë sajë gjatë kohës sa ka qenë në APJ ka bind njerëz që të hyjnë në Organizatën e ti« VOTRA KOSOVARE « ashtu që :
– në fillim të gushtit 1960, në oborrin e kazermës ushtarake të P.U. 8569 ZAGREB, e ka njoftuar mbi ekzistimin ,qëllimin si dhe punën e Organizatës Ilegale « VOTRA KOSOVARE « dhe të pandehurin e dytë Baki DELLOVIN, cilit ja ka dhënë me e lexuar Programin e Organizatës, tani mbasi që edhe ky ka pranuar vetë që të punojë për Organizatë, ja ka dhënë për detyrë që të angazhohet për anëtarësimin e tjerëve në Organizatë ;
- në korrik 1960–ës, me rastin e vizitës në Njësinë ushtarake e ka njoftuar edhe të pandehurin e 3- të Mehmet TREPÇËN me egzistimin e Organizatës « VOTRA KOSOVARE « me punën e saj dhe qëllimet, pasi që edhe ky vet ka pranuar të bëhet anëtarë i kësaj Organizzate, ja ka dhënë për detyrë që ky t`i tërhjek vulat e organizatës te Sipërmarrja “PEÇAT” e Zagrebit, cilat i pande- huri i Parë vetë i kishte porositë në atë Sipërmarrje, mirpo ky, në mungesë të mjeteve financiare nuk ka mujt me e krye detyrën ;
- në korrik apo gusht 1960 u mundua me e bindë ushtarin Jup AZEMIN që të anëtarësohet në “ VOTRN KOSOVARE “, por ky e ka refuzuar ;
- në kohë e pa caktuarë te 1959-ës ka tentuar ta bind ushtarin LUZ PECOLLIN që të anëtarësohet në “ VOTRN KOSOVARE “ dhe mbasi që ky ka pranuar të anëtarësohet, ja ka dhënë për detyrë që pas demobilizimit në vendlindje apo vendpunë të angazhojë anëtarë të rinj ;
- në muajn gusht 1960-ën në punishtën e një rruge ( magistrale ) cilën e kanë punuar pjestarët e APJ , ju ka afruar shoferit – civil Nasuf MALOKUT duke ja paraqitur qëllimet e Organizatës « VOTRA KOSOVARE « dhe nga ky i ka kërkuar hua 1000-dinar për tërhjekjen e vulve të organizatës , por MALOKU nuk ja ka dhënë të hollat e kërkuara ;
4
- në prill dhe korrik 1959 e ka njoftuar me punën dhe qëllimet e Organizatës « VOTRA KOSOVARE « duke e bindur për bashkëpunim në formë të dhënjës së ndihmave materiale ushtarin Ilmi BADALLIN;
- në muajn Maj 1958 gjatë kohës kur si ushtar ka qenë në pushim mjeksor në Prishtinë, e ka bind Ragip SADIKUN që ky të anëtarësohet në Organizatën « VOTRA KOSOVARE« dhe njëkohësisht ja ka dhanë detyrën që ky të anga- zhojë anëtarë të rinj për organizatë , ndërsa në Gusht 1959 e drejton që të shkoi në takim në Mali LLOSHINJ(Kroaci) me DRr. Kristof MALOKUN, profe- sor nga Graci (Austrisë)-emigrant shqiptar, që ta pëvetësonë për bashkë- punim me Organizatën, por për munges të mjeteve financiare këtë detyrë Ragip SADIKU nuk e ka krye ;
- në një kohë që nuk është arrijtë të përcaktohet saktësisht, por gjatë vitit 1954 e ka njoftuar me punën dhe qëllimet e Organizatës axhen e vet Bislim FAZLIUN, pastaj në verën e vitit 1959 e ka drejtuar në takim në Mali LLOSHINJ me emigrantin shqiptar Prof.Dr. Kristof MALOKUN qe ky ta përfi- ton(profesorin) për bashkëpunim me organizatën, në të cilin takim, për shkak të mungesës së mjeteve finanziare Bislim FAZLIJA nuk ka shkuar;
- Bajram GASHIN mësues nga Leoçina (Leçinë) gjatë viteve 1959 dhe 1960 e ka njoftuar me punën dhe qëllimet e Organizatës, dhe kur ky ka shfaqur pelqimin e tij me qenë anëtar i sajë, i ka dhënë si detyrë që ky të angazhonë anëtar të rinj për Organizatë, si dhe mbasi që Bajram GASHI nuk arrijti, sipas planit të përcaktuar që ilegalisht të kaloj në Shqipëri dhe atje me e dorëzuar letrën Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste ( Punës ) të Shqipërisë, cilën e kishte përgatitur Emini ) në të cilën u ofronë bashkëpunim me Organizatën « VOTRA KOSOVARE « , e ka drejtuar që për punen e mëtejshme te lidhet me Bislim Fazliun;
- Në gushtin e 1959-ës, pasi që e ka paraqitë punën dhe qëllimet e Organizatës së vet, ka tentuar ta bindë LAZER GAZIVODEN në Dubrovnik që edhe ky të punoi për Organizatën « VOTRA KOSOVARE«, pasi që ky ka refuzuar bashkë- punimin konkret, e ka bind që, në rast rreziku, tja mundësoi tejkalimin ilegal në Shqipëri. Njëkohësisht e ka bindë që ky ilegalisht të tejkalon në Shqipëri Bajram GASHIN , i cili në atë rast do të kishte dorëzuar letrën e përgatitur ë K.Q të PKSH_(PPSH) me të cilën u ofron bashkëpunim me Organizatën « VOTRA KOSOVARE« përrealizimin e qëllimeve cilat i ka parapa kjo Organi- zatë ;
- Në gusht 1957 , në Dubrovnik e ka ftuar Ejli ZAGREDAJ që ti bashkangjitet Organizatës« VOTRA KOSOVARE «,duke ja parashtruar punën dhe qëllimet e Organizatës, meqen se ky bashkëpunimin e ofruar e ka refuzuar, atëhere e ka bindur që, në rast nevoje, të ja mundësoi tejkalimin ilegal në Shqipëri ;
5
- Ditën e pa verifikuar të shtatorit 1958 e ka bindur Sinan SINANIN farkëtar nga Stari Tërgu që të hyj në Organizatën« VOTRA KOSOVARE« dhe njëkohë- sisht i ka dhënë detyrën, që kur të ketë nevojë të nxhesë pllakata (pankarda) dhe afishe me qëllim te propagimit të qëllimeve të Organizatës « VOTRA KOSOVARE –N.D.SH “ ;
- Gjatë viteve 1956 dhe 1959 në disa raste e ka bindur Muharrem Hysenin nga Mitrovica e Kosovës që t`i bashkangjitet organizatës , duke ja sqaruar punën dhe qëllimet e saja, mirpo ky ka refuzuar që të anëtarësohet forma- lisht në organizatë duke theksuar se pajtohet me punën për qëllimet e kësaj Organizzate;
– gjatë muajit maj 1959 me anë të letrave që ja ka paraqitur punën dhe qëllimet e Organizatës Hasan REXHËS, bibleotekar në bibleotekën * M. POPOVIQ ” në Prishtinë dhe e ka udhëzuar që për kryerjen e detyrave të lidhet me Ragip SADIKUN, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 1959 e drejton në takim me emi- grantin shqiptar Kristof MALOKUN në Mali LLOSHINJ, në të cilin takim është deshtë që ta përfitojnë kristof MALOKUN për bashkëpunim me organizatën
« VOTRA KOSOVARE « ;
Pra ka krijuar grup personash për kryerjen e veprave penale nga Neni 100 dhe 101 te LP, me çka ka bërë vepër penale te bashkimit kundër popullit dhe shtetit nga Neni 117 alineja 1 e LP.
I Pandehuri i dytë BAKI DELLOVI
Që nga fillimi i gushtit 1960, pasi që në oborrin e Kazermës së P.U. 8569 Zagreb i Akuzuari i parë e ka njoftuar me punën dhe qëllimet e Organizatës « VOTRA KOSOVARE « dhe eka ftuar që ti bashkangjitet kësaj organizzate, e ka pranuar propozimin e të Pandehurit të parë, tani në kryerjen e detyrave të cilat si anë- tarit të Organizatës ja ka parashtruar i pandehuri i Parë, në tri raste ka biseduar për ta bindë të pandehurin e 4-të që edhe ky t`i bashkangjitet kësaj organizate, por ky i fundit e ka refuzuar, pra është bërë anëtarë i shoqatës kundër popu- llit dhe Shtetit për kryerjen e veprave penale nga Neni 100 dhe 101 , alineja 1 e LP dhe me këtë ka bërë vepër penale te shoqërimit kundër popullit dhe shtetit nga Neni 117 alineja 2 LP ,
I pandehuri i tretë Mehmet TREPÇA
Që nga muaj korrik 1960, pasi që i pandehuri i parë FAZLIJA në oborrin e kazermës ushtarake P.U 3366 ZAGREB, e ka njoftuar për egzistimin e Organi- zatës « VOTRA KOSOVARE « si dhe punën dhe qëllimet e saja dhe ka ftuar që edhe ky të anëtarësohet në këtë organizatë ka pranuar në ofertë e të pandehurit të parë të bëhet anëtarë dhe tani në kryerjen e detyrave si anëtar i organizatës
6
që ja ka parashtruar i pandehuri i parë , i ka pranuar çertifikatat e porosisë me te cilat ka pasë me i tërhjek nga Sipërmarrja “ PEÇAT ” në Zagreb vulat e porositura për Organizatën, mirpo për mungesë të mjeteve monetare ky nuk e ka kryer detyrën, pra është anëtarësuar në shoqatë kundër popullit dhe shtetit për kryerjen e veprave penale nga Neni 100 dhe 101 alineja : 1, LP dhe me këtë ka bërë vepër penale te shoqërimit kundër popullit dhe shtetit nga Neni 117 alineja 2 LP ,
I pandehuri i katërtë ILMI AJVAZI
Që nuk ja ka paraqitur organit kompetent përgatitjen e veprës penale nga Neni 117 LP , edhe pse në tri biseda, që ka pasur me të Pandehurin e Dytë BAKI DELLOV- in në gusht 1960-ës në Njësin e tij ushtarake e ka zbuluar (e kanë njoftuar) se edhe i pandehuri Baki dhe ai Fazlija janë anëtar të Organizatës ilegale « VOTRA KOSOVARE «, qëllimi i së cilës është shkëputja e disa pjesëve të territorit të RFPJ , por përkundrazi – në letrën dedikuar të pandehurit të Parë Fazliut këte e bindë se nuk do ta paraqesë (Zbulonë) çështjen. Pra e ka dijtë se po përgatitet kryerja e veprave penale për të cilën sipas ligjit mundet ti shqip- tohet denimi ma së paku 5 vjet burg të rëndë, dhe ky këtë vepër nuk e ka denoncuar e ajo është krye , për çka ka bërë vepër penale MOSDENONCIMN E VEPRËS PENALE nga Neni 279 alineja 1 LP ;
Në baza normale ligjore te cituara të akuzuarit për shkak të kryerjës së veprave penale te parashtruara në këtë Aktvendim dhe të përshkruara si vepra penale
D e n o h e n :
I ak. i Parë : EMIN FAZLIJA me dënim të burgut të rëndë prej 8 vitësh :
I ak. i Dytë : BAKI DELLOVI me dënim kohëzgjatje prej 2( dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burg të rëndë:
I ak. i Tretë : MEHMET TREPçA me denim prej 1(një) viti e 4 (katër ) muaj burg të rëndë :
I ak. i – IV-të ILMI AJVAZI denohet me burg prej 9 muaj kohëzgjatje .
Në bazë të Nenit 45 al. 1 LP në denimet e shqiptuara llogaritet edhe koha që kanë kaluar në paraburgim dhe burgun hetues dhe pra:të pandehurit të Parë : Emin FAZLISË prej datës 26 gusht 1960 , ndërsa të pandehurve : II dhe III Baki Dellovit dhe Mehmet Trepçës prej datës 29 gushtit 1960 , ndërsa të pandehurit të – IV –të Ilmi Ajvazit prej datës 3 shtator 1960 viti ,
Në bazë të Nenit 90 al. 4 e Ligjit te procedurale penale (LPP) të gjithë të akuzuarit lirohen nga detyrimi i kompenzimit të shpenzimeve të procesit gjyqësor .
7
A R S Y E T I M
Aktakuzën VTK nr. 339 /60 nga data 26.01.1961 Prokurori ushtarak i P.U. 7250 Zagreb e ka paditur ushtarin Emin FAZLIJA që ka krye vepra penale sipas përshkrimit në dispozitiv të asaj Aktpadije nga Neni 117, al. 1 LP, ushtarin Baki DELOVIN dhe ushtarin MEHMET TREPÇA që kanë krye vepra penale nga Neni 117 al.2 LP, ndërsa ushtarin Ilmi AJVAZIN që ka kryer vepër penale nga Neni 279 al. 1 LP. Ka propozuar që gjyqi për ato vepra ti shpallë fajtor dhe ti denoi sipas ligjit.
I pandehuri i Parë (Emin FAZLIJA) në procedurën paraprake (hetuesi) gjndjen e argumentuarë e cila është lëndë e akuzës e ka paraqitë kështu :
…” Duke lexuar librin “ LIDHJA E PRIZRENIT “ – ( nga Xhafer BELEGU ) qysh më 1952-ën , cilin libër e kam trashguar nga baba im i ndjerë , kam ardhë në ide që të përpiqem për relizimin e një shteti kombëtar shqiptar, i cili shtet do të krijohej sipas parimeve të “ Lidhjës së PRIZRENIT “ , Inspirimin për punën time e kam thithë edhe nga veprimtaria e babës sim si dhe nga veprimtaria e axhës BISLIM FAZLIUT, i cili edhe vet me 1950-ën ka qenë i dënuar për shkak se ka qenë anëtar i Organizatës ilegale “ NACIONAL – DEMOKRATIKE SHQIPTARE – NDSH “ Në ato mendime pas leximit të librit të lartë përmendur , dhe duke pa nga përmbajtja e sajë se edhe pëpara ka egzistuar organizzatë e tillë, erdha në ide që edhe unë ta krijoj një grup në të njejtat principe i cili do të ketë edhe emrin e vet. Në atë libër (si dhe tjerat) e kam gjetë se kanë ekzistur Grupe të ndryshme me emra të ndryshëm si p.sh. “BESA SHQIPTARE “, “ SHQIPRIA ETNIKE “ , “ N.D.SH. “ dhe shumë tjera ,por të gjitha me të njejtin qëllim. Duke marr parasysh edhe Grupin “ VATRA “ ( Federatën) cilen në SHBA e ka formuar Fan NOLI , si dhe vendin ku gjendem dhe jetoj, kam konsideruar se me rastin e formimit të një Grupi të tillë në teritorin e Kosmetit ( Kosovës) duhet me gjetë edhe një emër të përshtatshëm , të cilin në të ardhshmen do ta pranoi edhe populli, gjegjësisht idhtarët e kësaj ideje. Ashtu pra vendosa që Grupi im mund të quhej : « VOTRA KOSOVARE « për shkak se Kosova e Metohija janë VATRA e KOMBIT SHQIPTAR dhe vetëm shqiptarëve duhet tu takojnë , dhe shqiptarët duhet për këtë arsye të bashkohen në një shtet te vetmin unik kombëtar i cili do të quhej: SHQIPËRIA ETNIKE NACIONAL DEMOKRATIKE ( Jo Shqipëri e Madhe , por Etnike) . Në atë Shqipëri do të jenë të bashkuar gjithë elementët shqiptar nga territori i Shqipërisë së soçme, Kosmetit( Kosovës dhe Dukagjinit ) si dhe ata te vendeve kufitare te Malit të Zi, pastaj pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe Epiri jugor ( Jo verior ) apo çamëria .
Ashtu pra më, më 1952 – ën jam jamë ardhë në ide me formuar Grupin dhe atij grupi me ja dhënë emrin « VOTRA KOSOVARE «.
8
Ky grup duhej të hynte në përbërjen e Organizatës N.D.SH-(Nacional- Demokratike–Shqiptare ) si degë e saj. Këtë ide për herë të parë ja kam paraqitur Dibran BILALLIT, këtë mendim timin për formimin e organizatës kuptohet se ja kam parashtruar në besi të plotë.
Ky më pat thënë atëherë , se kjo ideja jeme nuk është aspak diçka e re dhe se unë nuk jam i pari që mendoj kështu, sepse shqiptarë të tillë që luftojnë dhe punojnë për për formimin e SHQIPRISË ETNIKE ka mjaft në Kosmet dhe jashtë Jugosllavisë se edhe ky vet është njeri prej tyre që punon për shlirimin e kombit shqiptar dhe për bashkimin ne një bashkësi kombëtare shqiptare dhe për këto qëllime ky mbanë lidhje te ngushta me njerëzit në Kosmet si dhe shtetet tjera jashtë Jugosllavisë. Kur i thash se dëshiroj me shkue në Shqipëri dhe atje me punuar për realizimin e këtyre qëllimeve, ky mu përgjegj se atje veç janë shkuar njerëzit , ndërsa ne duhet të lidhemi me perëndim sepse unë atje (në Perendim ) do të kam mundësi me botuar artikuj në emrin e Organizatës NDSH gjegjësisht në emrin e « VOTRA KOSOVARE « dhe ashtu me punuar në përhapjen e sajë si dhe me u lidhë me Organizzata të tilla apo të ngjajshme në mergim “ .
Matutje mbi formimin e Organizatës « VOTRA KOSOVARE« i akuzuari Emin FAZLIJa thot :
…” Heret kam lexuar libra të ndryshme shqip, e pastaj diku rreth vitit 1956 kam filluar seriozisht me punuar në përhapjen e Organizatës . Programin nga 1878 kam tentuar që t`a adaptoj kohës së soçme, ashtu që në bazë të këtyre fakteve në muajn korrik 1960 e kam punuar programin a qysh më 1959-ën i kam përpiluar “URDHËRAT “ ku kam cekur nevojën e grumbullimit të fakteve mbi ndarjen territoriale të Kosovës dhe Dukagjinit, mbi numrin egzakt të anëtarëve të LKJ nëpër Komuna dhe fshatra, ashtu që të dijm me u orjentuar me rastin e kontakteve me njerëzit e mos të bëhemi viktima. E kam parapa( përpiluar) edhe një formular në të cilin do të shënoheshin emrat e anëtarëve të NDSH-së si dhe kam paraqitë sasinë e armëve dhe të municionit që nevoiten ne rast kryengritje dhe luftës së armatosur kundër sistemit të soçem në Kosmet. U kam dhënë edhe tekstin e BETIMIT si dhe FLETËANËTARËSIMIN për anëtar të« VOTRA KOSO -VARE « « VOTRA KOSOVARE « Vulën e kam dhënë të punohet me iniciativen time me qëllim që çdokend me e bind për ekzistimin e e Organizatës. Për mos me ngjallë far dyshimi me rastin e porositjes se vulës, erdha në ide që ate te porosisë për“bibleotekën shtëpiake “ me këtë përmbajtje : « VOTRA KOSOVARE « -bibleoteka shtëpiake –vëllëzëria: NAIMI, DEMIRI SHQIPE dhe ARBËRIA “ Me prerjen e disa germane nga vul do të dilte shkurtesa e dëshiruar: N-D-SH- VOTRA KOSOVARE. Meqense nuk kam pasë mjete financiare me e tërhjekë këtë vulë ajo ka mbetë te Sipërmarrja ku është porositur.
9
“… Që çështja të ketë një karakter serioz, kam trilluar emrin e një udhëheqësi të organizatës si Zekë KOSOVA i cili gjoja udhëheqë Organizatën tonë dhe mbanë lidhje edhe me shtetet tjera. “
Vetë mënyra se si iu ka afruar njerzve për përfitimin e tyre për Organizatën, i akuzuari i Parë e paraqet kështu : “ Me rastin e kontakteve me shqiptarë dhe për përfitimin e tyre për nevojat e Organizatës N.D.SH ,zakonisht ja kam filluar se pari të ju flasë mbi historin e popullit shqiptar, pastaj mbi Lidhjen shqiptare të PRIZRENIT (1878-ës) e në fund kam folur direktë(drejtë) mbi nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet të lirë e të pavarur. Kësi rastesh rëndom kam folur se si Organizata NDSH është numerikisht shumë e madhe. Gjatë bisedave të tilla , shpeshhere kemi shkëmbyer fjalë dhe mbi jeten private, mbi vështëritë dhe padrejtësit që u bëhen shqiptarëve.
Duke ju afruar njerëzve ashtu, në Celje (Sloveni) si ushtar që isha, e kam njoftur LUZ PECOLLIN nga rrethina e Prizrenit. Këtij gjatë njoftimit dhe bisedave që ke- mi pasur, ja kam dhënë një fletore në të cilen ka qenë e shkruarë Programmi i NDSH-së që ky t`a lexoi. Pasi që përfundimisht e kam përfituar të punojë për Organizatën, i kam dhënë detyrë që të punojë për përfitimin e ushtarëve tjerë shqiptar për nevojat e Organizatës.(anëtarësimin e tyre në radhet e saja ) , ashtu që pas shërbimit ushtarak, kur të kthehet në shtëpi, atje me e formuar ky një Grup me të cilin do të udhëheqte ky ( Luzi ) vetë . Me rastin e demobilizimit te tij nga APJ ky me pat thënë se në Armatë nuk ka mujt me përfituar asnjë ushtar-shqiptar për Organizatë , por premtoi se do të tentoi që në vendlindje ta formoj një grup.
Në Celje kam biseduar edhe me ushtarin Rexhep BAJRA , por ky ka refuzuar të bëhet anëtar i Organizatës. Ilmi BADALLI-n, ekam njoftuar në prillin 1959, me rastin e shkuarjes sime në një kontroll speciale mjeksore në Lublanë. Ky me vizitonte sa isha i shtrirë në ambulancen e Garnizonit ushtarak. Gjatë bisedave qe kemi pasur, kemi shqyrtuar dhe çështjen mbi nevojën e organizimit të shqiptarëve me qëllim te realizimit te Shqipërisë së “ madhe * – ( fjalët e mija kanë qenë . ETNIKE – por gjahilat sllavokomunist qellimisht e kanë shkruar : “ emadhe “–përkthyesi : E.K ). Atëherë i kam thënë atij se egziston një organizatë e madhe dhe shumë e fortë e cila quhet « VOTRA KOSOVARE «. Gojarisht e kam njoftuar me qëllimet dhe detyrat e Organizatës. Ky ka premtuar se do ta ndihmoi organizatën materialisht pasi që të lirohet nga ushtria sa te mundet. Kur kemi foë mbi nevojën e formimit të një Grupi në Njësin ushtarake , ky është përgjigjur se aty ku ky sherben janë krejt dy – tre shqiptar, por me ta për këtë gjë ky nuk mund të bisedoi sepse nuk janë të sigurtë .
Bajram GASHIN , mësues nga Leçina , e kam njftuar nepermes axhes sim Bislim FAZLIUT, por vetem nepermes korrespondences sepse personalisht nuk jemi takuar kurrë. Bajrami në një letër shkruan se dëshiron te korrespodentoi me mua dhe se ka besim te plotë ne mua. Ne pergjegjen time në këtë leter edhe
10
une ja vërtetova deshirën për letërkëmbim. Kur ky në një letër tjetër me shkruante se dëshiron qe edhe ma tutje te kemi letërkëmbim, pasi qe me konsideron për shqiptar te mirë , unë erdha te perfundimi se edhe ky me idet e tija është një bashkëmendimtar me mua, ashtu qe ne letrën pasuese ne lidhje me punën e Organizatës fare haptazi i kam shkruar se ekziston Organizata shqiptare VOTRA KOSOVARE N.D.SH. -, se është një organizatë masovike, ku kam theksuar nevojën që t`i bashkangjiten kësaj organizzate gjithë shqiptarët. Ja kam sqaruar (me letra) se qëllimi i Sajë është: krijimi i Shqipërisë së “ madhe “ – ( ETNIKE ) ne te cilen (Shqipëri ) do të bashkoheshin gjithë shqiptarët dhe përbërja e atij shteti do të ishte; Shqipëria e sodit ., Kosmeti,Sjeverni ( juzhni – jugor ) Epiri –Epiri jugor apo ÇAMËRIA , Maqedonia Perendimore dhe disa pjesë tjera të Malit te Zi.
I kam shkruar në frymen e Parimeve të „ Lidhjes shqiptare të Prizrenit „ Ky në pergjegjen e tij shkruan se pajtohet plotësisht me idet e mija, edhe se ajo është dëshira e moçme e popullit shqiptar, por për realizimin e kësaj ideje , ky mundet me vepruar vetem në Shqipëri dhe se për këtë shkak edhe po përgatitet me ikë e me shkuar atje. Në një letër justifikohet që nuk është në gjendje me i krye disa detyra cilat ja kisha ngarkuar me anë te letrave. Ato detyra kanë qenë :masovizimin e organizatës VOTRA KOSOVARE , përfitimin e njerëzve për këtë Organizatë .
Unë kam menduar që Bajram GASHI me rastin e tejkalimit në Shqipëri do të mundet me i krye disa shërbime për Organizatën. Parasegjithash :kam menduar se mundet me na sherbye si kurir për liddhje ndërmjet Organizatës sonë dhe K.Q.të PKSH (PPSH) me atë që ky do të ja dorëzonte letrën e përgatitur Enver HOXHËS .
Ragip SADIKUN e njoh që nga fëminia , sepse kemi lindur në të njejtin fshat. Para 5–6 viteve një rasti jam kthye me te nga Stari TERGU në shtepi dhe gjatë rrugës i kam folur mbi idet e mija në drejtimin e krijimit të Shqipërisë Etnike si dhe këtë se qysh moti ekziston organizata e cila punon në këtë drejtim dhe se quhet : Organizata NACIONAL–DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Ja sqarova edhe parimet e Saja dhe i propozova se bashkarisht te punojmë në realizimin e e ideve në te cilat është krijuar ajo Organizatë. Kur në një rast jam shkuar në shtëpi në pushim mjeksor nga ushtria , e kam vizituar Ragipin dhe prap kam biseduar me te mbi Organizatën NDSH, dhe prap ja kam parashtruar iden për krijimin e Shqipërisë së Madhe(ETNIKE ).
Kësaj radhe ky pranoj të anëtarësohet në organizat dhe aq ma tepër i muar detyrat që të punoi në përfitimin e njerëzve për organizatë duke biseduar me njerëz nga rrethi ku ky sillet. Kur jemi takuar dikur ma vonë në muajn maj 1959 ky tha se do të punoi ne perfitimin e anëtarëve te rinj për Organizatën .
11
Me Hasan REXHEN, bibleotekistin e bibleotekës “ Miladin POPOVIQI “ nga Prishtina jam njoftuar në maj 1959-en dhe ju kam prezentuar si shtetas i Shqi-përisë. Pas kthimit tim nga Kosova në Njësin ushtarake pas pusimit mjeksor i kam shkruar mbi formimin e grupit “VOTRA KOSOVARE” i cili grup punon sipas parimeve te Statutit të Lidhjes se PRIZRENIT(1878-es). Ky ma kthej pergjegjen ne letren time dhe ne letrë e tij e paraqet situaten në Kosovë , duke theksuar se si shqiptarët në Kosmet janë të rrezikuar dhe nuk janë të sigurtë për jetën e tyre. Këtë e kam konsideruar për anëtar të NDSH-së.
Ejl ZAGREDAJ, bujk nga Ulqini , e kam njoftuar me 1957-en në Dubrovnik. Pasi qe kam perfituar besimin e tij, vendosa që edhe këtij të ja parashtroj idet e mija për realizimin e Shqipërisë Etnike si dhe mbi nevojën e angazhimit në Organi- zatën VOTRA KOSOVARE e cila vepron në Kosmet. Ky ma dha adresen e Nikoll GJOMARKAJT në Romë për të cilin qysh heret nga baba im kisha ndegjuar se kjo familje ka punuar për NDSH. Një vit pastaj i kam shkruar letër Gjomarkajt.
Axha im Bislim FAZLIJA nuk e ka dijt se unë kam krijuar Organizatë deri sa kam ardh ne pushim mjeksor nga ushtria në muajn Maj 1959-en. Atëhere i kam treguar se unë e kam lëshuar shtepinë e tij per shkak se i takoj Organizatës shqiptare e cila lufton për realizimin e Shqipërisë Etnike. Ai më tha atëhere se edhe ky për këso idesh edhe ka qenë i denuar. Gjatë bisedes se gjatë qe zhvilluam ky tha se mundet Organizatën me e ndihmua materialisht.
Pas kthimit tim në Njësin ushtarake kam vazhduar korrospodencen me axhen Bislim FAZLIja. Në një letër i kam shkruar për ardhjen e Dr prof.Kristof MALOKUT ne Mli LLOSHINJ (Kroaci ) duke e drejtuar te Ragip SADIKU , atëhere Nxënës i Shkollës Normale në Prishtinë ,qe te merren vesh ndermjet veti i cili prej këtyre dyve do të shkonte në takim me Profesorin, me te cilin duhej të bisedonin për koordinimin e punëve ndermjet «VOTRËS KOSOVARE«.dhe organizatave te ngjajshme në botën e jashtme. Mjerisht në at takim nuk kanë shkuar asnjëri , sepse nuk kanë pasë mjete financiare për rrugë .
Në muajin gusht 1959 –es kur isha në pushim nga ushtria ,në Dubrovnik, e kam kërkuar Ejl ZAGREDAJ, mirpo askush nga shqiptarët që njifsha atje nuk dinte me më treguar për te, deri sa rastsisht e kam takuar Lazer GAZIVODEN. Kur Gazivoda me pyeti se përse e kërkoj Zagredajn, unë i thash se është fjala për gjëra të besueshme dhe e pyeta se a kam besë me biseduar me te për gjëra të tilla, çka ky më tha se po. Atëher i kam treguar rastin e Bajram GASHIT, i cili dëshironte të ikë për në Shqipëri. Unë edhe ma heret i kam pas folur Gazivodes për Organizatën NDSH si dhe idet e mija, ky me tha se jam njeri i pa shkollë ( bujk) dhe fshatar dhe nuk po e shehë se me çka mundet me më ndihmuar në këtë rast mua apo Organizatës.
12
Gjithashtu ky e konsideron se as Organizata nuk do të ket ndonjë të mirë nga ai nese ky anëtarësohet. Atëhere e luta qësë pakut Bajram GASHIN dhe të fejuaren e tij t`i tejkaloi ilegalisht përtej kufiri në Shqipëri, për çka ky pranoi por me kusht që me ja paguar 20.000.-Dinar. Unë i pata shkruar Bajramit që në ditën e caktuar të vjen në Dubrovnik, mirpo ai nuk erdhi.
Muharrem HYSENIN nga fshati MELENICË qysh moti e njof dhe atij ka shumë kohë që i kam treguar mbi idet e mija nacionaliste (kombëtare) si dhe që në Kosovë ekziston Organizata NDSH e cila punon për krijimin e Shqipërisë Etnuke kombëtare. Ma vonë, diku me 1956-en unë e Muharremi jemi shkuar bashka- risht në Sarajevë.
Edhe atëherë i kam folur për Organizatën , mirpo ky nuk ka pranuar të punojë për këtë Organizatë. Kur unë në muajin Maj 1959 jam ardhë në pushim mjeksor nga ushtria në shtëpi, prap e kam takuar dhe i kam folur për Organizatën, mirpo ky prap refuzoi të bëhet anëtar i sajë , duke thënë se ka se ka frigë që mos të zbulohet , por pat premtuar se do ti kryej ca detyra për këtë Organizatë.
Sinan SINANIN , farkatar, nga Stari Tergu e njoh qysh heret si një shok të mire , prandaj atij ju kam ofruar haptaz duke i folur për egzistimin e Organizatës NDSH dhe ja kam sqaruar qëllimet e kësaj Organizate . Këtij si dhe tjerëve që iu kam ofruar për me i përfituar për Organizatën, u kam folur se e ka për detyrë me punuar për Shqipërin KOMBËTARE. Ky mu ka përgjegju se ushqen simpati ndaj ideve te mia , por është i pa shkollë dhe si i tillë ky kësaj Organizate edhe nuk mundet me i kontribuar fare. Gjithashtu nuk e dha pëlqimin se don të anëtarë- sohet në Organizatë. Kam llogaritur se ne rast nevoje ky do të më ndihmojë .
Jup AZEMIN , ushtar nga Njësia ime në Zagreb, e kam njoftë si ushtar dhe diku në korrik apo gusht 1960 ju kam ofruar me qëllim me ja parashtruar iden time për krijimin e Shqipërisë Etnike dhe me e përfshi edhe ate në radhet tona te
NDSH-së. Mjerisht ky ka refuzuar kategorikisht të bëhet anëtar duke thënë se është mjaft i vetëdijshem dhe i menqur që mos të merret me këso punish dhe më tha që edhe unë të hjek dorë nga këso punë deri sa është koha. Ky quhet Azem JUPA e jo Jup Azemi.
Nasuf MALOKU në dy raste me ka vizituar në Dobrovçanë (Hrvatsko Zagorje ). Atij rastin ja kam parashtruar iden time për themelimin e Organizatës. Ky vetëm me ka premtuar se nuk do të më lajmëroi te organet shtetërore. Ikam treguar se në Sipërmarrjen “ PEÇAT” në Zagreb akoma gjinden vulat e punuara, qe nuk i kemi terhjekë sepse po më mungojnë 1000.-Dinar për të kryer pagesën, dhe ja kam kërkuar hua 1000.Din. Ky tha se momentalisht nuk i ka me veti , por që do të mi jep kur të takohem prap.
13
Me Baki DULLOVIN jam njoftuar pasi që ky ka ardhë në Njësinë time ushtarake. Në bisedat që kemi pasë, diku në fillim të gushtit të këtij viti ( 1960-es) i kam treguar krajt mbi ekzistimin e Organizatës N.D.SH. si dhe Organizatës « VOTRËS KOSOVARE « e cila vepron si degë e NDSH-së. Gjithashtu ja kam sqaruar se NDSH vepron edhe në Shqipëri si dhe në botën e jashtme (emigracion) me qëllim të krijimit të Shqipërisë Etnike, ndersa udhëheqësi i Votrës KOSOVARE është Zekë KOSOVA. Atij rasti ja kam dhanë me e lexuar Programin, cilin e kisha përpiluar unë, mirpo ky ma kthej duke thënë se nuk din me lexuar shqip, pasi që ka mësuar shkollën Maqedone (kirilice). Atëherë unë ja kam sqaruar disa gjëra nga ai program. Ky tha se pajtohet me mua, në rast se „ unë nuk jam spiun „ jam gati të bëhem anëtar i kësaj Organizate. I thash se detyra e tij e parë është që ky të përfitoj shokët e vet për Organizatë.
Ky tha se sa i përket rrethit të tij këtu në ushtri nuk ka shansë sepse disa janë të dyshimt, por do të përpiqet pasi që te demobilizohet si qytetar me vepruar, ndërsa këtu në këtë Njësi ushtarake është vetëm Ilmi AJVAZI , cilit mundet me i besuar sepse është djalosh i mirë dhe vetëm me te mundet me biseduar.
Mehmet TREPÇA, i cili është një kusheri i imi i largët këte ekam pa për të parën herë pasi që ky ka ardhë në shërbim ushtarak , në muajin Maj 1960–es, kur ekam vizituar në Kazermen ku ky shërbente si ushtar. Atij rasti si dhe ma vonë, në korrik 1960 me rastin e vizitave i kam folur për Organizatën « VOTRËS KOSOVARE « duke i thënë se jam anëtarë i Kryesisë së kësaj Organizate, e cila e ka për qëllim krijimin e Shqipërisë Etnike . Në pyetjen time se a dëshiron të bëhet anëtar, u pergjegj se deshiron. Ne te kam pasë besim prandaj edhe ja kam dorëzuar porosin për vulat që ky ti tërhjek kur unë do të ja sigurojtë hollat .“
Sa i përket lidhjeve me njerëz jasht shtetit, i pandehuri i Parë ka theksuar se me ta ka ra në kontakt me anë letërkëmbimi për shkak se i çmon si shkrimtar, kjo është e para, ndërsa tjetra është se ky prej tyre dëshironte të dij se a ekziston në mërgim ndonjë Organizatë e tillë nëpërmjet ciles ma tutje „ do të mundesh me bërë diçka që me mjetet paqësore me e realizuar krijimin e Shqipërisë Etnike „ dhe në lidhje me këto lidhje thot kështu :
…“Nga Ejl ZAGREDAJ e kam marr adresen e Nikoll GJOMARKAJT në Itali, pastaj e kam mësue edhe adresen e tij ne SHBA, ashtu që diku me 1958-en ja kam shkruar një letër, në të cilën, ndermjet tjerash kam theksuar se sa me deshirë kisha me jetuar në atdheun e lirë, te imagjinuar ashti siç e parasheh Programi i Organizatës « VOTRËS KOSOVARE «.
Profesor Dr. Kristof MALOKUT i kam shkruar ne disa raste. Ai ne korrik 1959 ka ardhë ne pushime verore ne Mali Lloshinj dhe me ka njoftuar se me 17 gusht 1959 në mengjes do të kalon me vaporr nëpër Dubrovnik për Ulçin dhe se kishte mujt me u takuar ne vaporr.
14
Mbasiqe për shkak te mungesës se mjeteve financiare asnjë nga anëtarët e Kryesisë së Organizatës nuk mujten me shkuar në atë takim, kam shkuar unë, pasi që nga Komanda ushtarake e mora pushimin ushtarak që me takonte sipas ligjit. Unë mendojsha se Organizatën VOTRËS KOSOVARE nepermes Prof.Dr. Kristof MALOKUT do ta lidhi me Organizatën NDSH në mërgim, prandaj nga ky aspekt edhe i kam folur mbi qëllimet e mija. Mendojsha se ky do të shkruan diçka në shtypin e mërgatës mbi aktivitetin e Organizatës « VOTRËS KOSOVARE « , mirpo ky refuzoi diçka të tillë dhe mua më këshilloi që të hjek dorë nga punë të tilla .
I kam shkruar edhe Fan NOLIT, peshkopit shqiptar dhe emigrantit në Boston të SHBA, por nuk kam marr far pergjegjje. Në ato letra kam deshiren me u njoftuar me te. Ndersa ma vonë , qëllimi i im i vërtetë ka qenë që me te , ashtu si me Kristof MALOKUN dhe Nikoll GJOMARKAJN me i vu lidhjet me qëllim te koordinimit te punës për Organizatën NDSH. Tërë korespodencen me këta persona e kam zhvilluar nepermes Shimunoviq Ivankes nga Dubrovniku „.
I pandehuri i -II- Baki DULLOVI gjatë hetuesisë ka dhënë këtë deklaratë:
„ Te pandehurin e -I-rë Fazliun e njoh nga pranvera e vitit 1960, Diku në korrik te k.v. jam takuar me te në oborr te Njësisë sonë ushtarake , ku me tregoi se këtë e kanë përzanë nga Klubi ushtarak ku punonte si bibleotekar, vetem për shkak se asht shqiptar, si dhe ndaj ushtarve shqiptar po bëhen shumë te padrejta. Pas disa ditësh prap jam takuar. Ai ja filloi bisedes duke theksuar gjendjen e tendosur te shqiptarëve, çka unë u pajtova me konstatimet e tija ,duke ja vërtetuar fjalët i tregova se si në togen ushtarake ku sherbeja unë jemi 13 ushtar por mua me kanë caktuar në punët ma të rënda vetem sepse jam shqiptar, ndersa ata 12 tjerë punojnë punë ma të lehta se unë . Pastaj filloi të më tregon se si ekziston një Organizatë e cila quhet « VOTRËS KOSOVARE « dhe me pyeti se a dëshiroi te bëhem anëtar i asaj Organizate. Unë e pranova propozimin e tij. Diku pas ca ditesh mi ka dhënë ca letra duke më thënë që ti lexojë. Unë u mundova me i lexuar por nuk munda pasiqë ishin shkruar shqip me alfabet latin(shqip), tani ato ja ktheva Fazliut duke ja sqaruar se për çka nuk kam mujtë me i lexuar . Ai pastaj ma sqaroj se ato letra përmbajnë Programin e Organizatës e cila Organizatë lufton për të drejtt e shqiptarëve me qëllim që Kosova të bëhet e shqiptarëve .
Unë në tri raste kam biseduar me Ilmi AJVAZIN në lidhje me Organizatën, duke i thënë se Emini më ka treguar se ekziston Organizata « VOTRËS KOSOVARE « dhe se dëshiron me dijtë se a do të bëhet edhe AjJVAZI anëtar i saj., ndërsa kur unë për të tretën herë u takova dhe e pyeta prap për të njejten gjë, ky tha se nuk dëshiron të bëhet anëtar i asaj Organizate “ .
15
I pandehuri i –III-të Mehmet TREPÇA ne procedurat paraprake ka dhënë këtë deklaratë :
“ Prej kurit gjindem në sherbim ushtarak , për të parën herë e kam takuar Emin FAZLIUN diku në muajin Maj 1960-ës. Diku pas takimit te tretë qe kam pasur , ky pat ardhë në Kazermen ku unë shërbeja me u takuar me mua. Atij rasti me tha se ky me Njësinë e tij do të shkoi jasht Zagrebit dhe ma len një fletporosi me te cilen duhej t`i terhjekja dofar vulash. Pastaj me ka treguar mbi njifar Organi- zate ilegale shqiptare e cila quhet « VOTRËS KOSOVARE « dhe se ai është anëtar i Komitetit të Sajë. Matutje me ka folur se qëllimi i kësaj Organizate është që në drejtimin e sajë të krijohet një Shqipëri ne te cilen do të hyjshin Kosmeti , viset tjera nen Jugosllavi si dhe Shqipëria, si dhe kjo Organizatë e ka mbajtë mble- dhjen e vet kryesore në Prizren.
Pastaj e nxuar nga xhepi një notes ku lexonte diçka duke më thënë se ky është STATUTI i Organizatës. Pastaj me ka pyetur drejtë se a deshiroj të anëtarësohem në këtë organizatë , çka unë i thash se po, pranoj. Pastaj me sqaroj për vulat e porositura për të cilat ma dha fletporosinë , janë dedikuar organizatës, duke me sqaruar njëkohësisht se si duke i prer disa pjesë të gomes se vulave do ta rregulloi një vulë tjeter nga e cila mund të vulosë shkresen « VOTRËS KOSOVARE –N.D.SH .- « Pastaj me tha se si anëtar i ri i Organizatës tani për tani do të kesh vetëm këtë detyrë : mi terhjek vulat, ndersa të hollat : 1000.-Dinar do ti marr nga ai. Vulat nuk i kam terhjekë sepse nuk kisha të holla. Në të vërtetë nuk kisha deshirë fare me i tërhjekë .
Mua Fazliu më ka thënë, me rastin e regjistrimit në Organizatën « VOTRËS KOSOVARE « se qëllimet e kësaj Organizate janë që të shkëputen Kosova dhe Metohija nga RFPJ dhe bashk me Shqipnin me krijue nji shtet te rij , mirpo unë athere nuk e kam kuptue domethanjen e këtyre fjalëve.
I pandehuri i -IV-të Ilmi AJVAZI ne proceduren paraprake si dhe ne seancen kryesore ka deklaruar :
“ Diku rreth datës 12.08.1960 në poligonin ushtarak në Dubrovçanë(Hrvatsko Zagorje) i pandehuri i Dytë gjatë bisedes ka kërkuar nga unë që të jap besen se ose ka diçka me rëndësi të ma besojë . Edhe pse e kam refuzuar, ky ja nisi të flasë se si edhe unë duhej të bëhem anëtar i Organizatës shqiptare . Mbasi që unë nuk kam pranuar, ky më tha që të mendohem dhe se pas disa ditësh le te vendosi vet .
Dullovi prap me 16.08.1960 me pyeti se a kam vendosur të bëhem anëtar i Organizatës. Unë prap e kam refuzuar, Ky më tha se sidoqoftë edhe ti (une ) do të ftohem në konferencën e Organizatës e cila së shpejti do të mbahet .
16
Perfundimisht mbasi qe prap u takova me te me 21.08.1960 prap me pyeti se a kam vendosur te antarsohem , une prap e kam refuzuar sepse e kuptova se është fjala për një Organizatë shqiptare e cila lufton kundër Republikës Popu- llore Federative te Jugosllavisë se soçme. “
I pandehuri i- IV- të ma në fund ka theksuar se edhe pse edhe ai e ka kuptuar se VOTRA KOSOVARE është Organizatë e tillë e cila e ka për qëllim shkëputjen e një pjese të territorit nga shteti i RFPJ tërë këte nuk ja ka paraqitur organit kompetent, sepse ka pas frigë se në rast se i lajmëron , te pandehurit – I- dhe -II- do të hakmerren.
Në seancën kryesore te gjykatës , i pandehuri i Parë FAZLIJA e ka ndryshuar deklaratën e tij dhënë në procedurën parapürake te hetuesis në at mënyrë sa qe ky tani deklaron kështu :
“ Unë nuk kam formuar kurfar organizzate. Gjitha ato kanë mbetur vetem ne tentime. Perveq kësaj, unë konsideroj se edhe ate çka kam bërë deri tani nuk vjen në kundershtim me ligjet pozitive , sepse unë kam dasht te angazhohem në një aksion ne te cilin, në mënyrë paqësore do të mundësohet formimi i Shqipë- risë së * madhe“(ETNIKE) ne te cilen Shqipëri do të bashkoheshin gjithë shqipta- rët e Kosmetit dhe te Shqipërisë Statuti i Organizatës « VOTRËS KOSOVARE « si dhe shkresat tjera në lidhje me këte janë vepra të mija personale dhe ato i kam përpiluar vetem për kënaqësin time personale e jo gja tjetër. Nuk është e vërtetë se me metoda perfide kam perfituar ndonjë person për Organizatën « VOTRËS KOSOVARE «, qofshin ata civil apo ushtarakë sepse ajo Organizatë dhe nuk është formuar fare, prandaj edhe nuk kam mujt askend t`a bindi. E vërtetë është vetëm se për këtë Organizatë e cila ka pas me u formua kam porosit vulat. Me të pandehurin e -II-të shumë pk kohë kam biseduar sa qe as kam arrijtë me ja sqarue mirë qëllimet e Organizatës . Azem JUPEN vetem e kam pyetur se çka mendon për Organizatën, mirpo ky që në fillim ka refuzuar te bisedojë me mua për diçka te tillë .
„ Pecollit nuk ju kam afruar unë, por ai është afruar mua .
Naser Malokut vetem diçka ashtu kalimthi i kam folur për organizatë, ndersa të hollat ja kam kërkuar hua për nevoja te mija personale. Ndersa nga Ilmi BADALLI nuk kam kërkuar asgjë për Organizatë , aq më pakë bashkëpunimin e tij. Nga Ragip SADIKU gjithasht nuk kam kërkuar që ky me çdo kusht të angazhon njerëz për Organizatë. As nga axha im Bislim FAZLIU nuk kam kerkuar bahkëpunimin e Gjon GJONPALINIQIT. Gjithashtu nuk i përgjigjet se vertetës se kam kërkuar nga Bajram Gashi në çfardo pikpamje qe ky të punoi për Organizatën « VOTRËS KOSOVARE «. Është e vërtet se Gazivodes i kam folur se si ekziston Organizata që ka për qëllim krijimin e Shqipërisë se „ madhe „ ( ETNIKE) por pasi që ky ka refuzoi që ma tutje te flasim për këte, as unëma nuki kam folur asgjë për atë Organizatë .
17
Ejl ZAGREDAJN nuk e kam ftuar që të anëtarësohet në organizatë si dhe as Sinan SINANIT nuk i kam dhanë ndonji detyrë që ky kishte me e krye për Organizatën, ndersa Muharrem HYSENIT vetem i kam thënë se duhet te formo- jmë një Organizatë për krijimin e Shqipërisë Etnike , por në mënyrë paqësore . Nuk është e vërtetë, gjithashtu, se e kam drejtuar Hasan REXHEN qe te lidhet me Ragip SADIKUN, për kryerjen e detyrave të Organizatës „ .
Posaçerisht mbrojtësi i të pandehurit të -I-rë ka theksuar se i pandehuri i Parë është rritur në një mjedis aq të mbrapametur sa qe nuk ka mujt me fituar dituri te mjaftueshme mbi rregullimin shoqëror në RFPJ, prandej për shkak, veprim- tarija e tij, meqense te ky nuk ekzistuar nderdija e nevojshme, nuk mun te kon- siderohet si vepër e formimit te organizatës ne kuptimin penal-juridik .
I pandehuri i-II- të ne seancen kryesore gjyqsore parashtroj se i pandehuri i – I – rë ka tentuar ta bindë që të anëtarësohet në organizatë « VOTRËS KOSOVARE « dhe se ky nuk e ka refuzuar per shkak se kur e ka pyetur, i pandehuri i- I – rë është pëgjegjur ne pyetjen se çfarë kjo Organizatë, i ka thënë se kjo është një Organizatë sikur ajo e „ Lidhjes komuniste „ dhe nuk ja ka sqaruar permbajtjen e vertetë te Programit as qëllimet e asaj Organizate .
Vijen e tillë te mbrojtjes se te pandehurit te – II- të e ka përkrah dhe mbrojtësi i tij duke shtuar se i Pandehuri i –II- të me mundësit e tija intelektuale nuk ka qenë në gjendje ta kuptojë se për çfarë Organizate është fjala, prandej siç thekson mbrojtësi, ky ka qenë me të vërtetë i mashtruar , prandaj për veprimet e veta nuk mund te përgjigjet penalisht ( Neni 9 LP ) .
I pandehuri i –III-të Mehmet TREPÇA si dhe mbrojtësi i tij ne seancen kryesore te gjykimit ka theksuar se i pandehuri i -I-rë, ne bisedë ja ka parashtruar qëllimet e Organizatës « VOTRËS KOSOVARE « dhe ky ka pranuar të bëhet anëtar i asaj Organizate, meqense atëhere ka qenë akoma i rij , sepse tek tani i ka mbushur 18 vjet dhe nuk ka qenë i plotvetëdijshem mbi permbajtjen e parashtresave te te pandehurit të-I–rë si dhe rrezikshmërisë ciles ky ju ballafa- quar me rastin kur ka pranuar te anëtarësohet ne organizatë. Perveq kësaj i pandehuri i –I-rë edhe ju ka kercenuar.
I pandehuri i-IV-të nuk e ka mohuar se nuk e ka pasë te qartë se çfarë karakteri ka Organizata « VOTRËS KOSOVARE « ,d.m.th. se ajo lufton kunder shtetit të RFPJ si tërsi, por pohon se ka pas frigë me e lajmëruar organin perkatës sepse te pandehurit -I- dhe -II- do të hakmerreshin. Mbrojtësi i tij, nga ana e vet theksoi se ky ,i padituri i -IV- të aspak nuk e ka dijtë se fjala është për veper penale te te Pandehurve 1.dhe 2.të , cilat vepra , per shkak te moslajmërimit biejn ndesh me sanksionet penale te LP. ,dhe se si pasoj sjellin pasojë denuese .
18
Gjyqi në seancen e vet kryesore i ka shqyrtuar argumentet sa vijon :
– lexoi procesverbalet e të pyeturve : Brezak Shtefica( 15 ) , Shimunoviq Ivanka- ( 16 ) Hasan REXHAJ-(74), Bilall Rama ( 76 ) , Ragip SADIKU ( 77 ), Bajram GASHIT ( 78 ), Ramë DIBRANI 8 92 ) , Rrahman JASHARIT ( 94 ), Sinan SINANIT 8 95 ) , Azem , JUPA 8 101 ) , Nasuf MALOKUT ( 102 ) , Luz PECOLLI (129) . Pastaj shqyrtoi letrat : ( 35 ,37 , 38 , 39 , 40 ,43 , 44 ,45 – 52 ,53 –69 ) ,tani kreu një shqyrtim mbi “ Betimin “ ( 18 ) , Kryesin e Lidhjes NDSH – ( 19 ) , “Urdhërat e rij “- ( 22 , 24 , 25 , 29 ) , si dhe “shenime” ( 23 ) , fletoren ( 28 ) , Shënime –( 30 , 31 ), “ Kushtetuta “ ( 32 ) , fletore ( 33 ) Fletëporosinë ( 34 ) , shenimet ( 41 ) , shkkresen e SPB te Mitrovicës së Kosovës ( 79 dhe 99 ), si dhe gjendjen psikiatrike te spitalit ushtarak në Zagreb ( 121 ) dhe e shiqoi edhe vulen .
Pasi që i muar ne pyetje te pandehurit, i shqyrtoi argumentet e permendur , gjyqi e gjetë se është vertetuar se te të katërtit e pandehur i kanë krye ato vepri- me cilat janë theksuar ne dispozitiv te Aktakuzes , gjegjsisht te këtij Aktdenimi . Ne një perfundim te tillë Gjyqin e drejtojnë edhe vet pohimet e tyre të dhëna ne proceduren paraprake te hetuesisë dhe jo vetem kjo, por edhe ma teper per fajsinë e tyre na bindin faktet tjera te materialit deshmues i cili ka qenë landa kryesore para këtij Gjyqi si dëshmi e pakundershtuarë .
Edhe kualifikimet ligjore te veprave inkriminuese ashtu siç i ka parashtruar aktakuza gjithashtu qëndrojnë :
Se i pandehuri i-I-rë ka krijuar Organizatën me detyrë që të punojë në shkëputjen e Kosmetit nga RFPJ si dhe disa trevave tjera, kjo duket qartë jo vetem nga deklarata e tij si dhe deklaratat e bashkëpandehurëve , por këtë e vertetojnë edhe personat cilet i Pandehuri i Parë ka tentuar ti angazhoi për veprimtarin e Organizatës . Pastaj këtë e vërtetojnë edhe letrat qe ky u a ka derguar personave të permendur ose nga ata i ka pranuar, Gjithashtu edhe letrat që ky i ka derguar në mergim me qëllim lidhshmërie me organizatat e atjeshme te formuara po me te njejtin qëllim me te cilin i pandehuri e ka formuar Organizatën « VOTRËS KOSOVARE «. Përfundimisht nji bindje te tillë Gjyqi e ka krijuar edhe nga punimet e të pandehurit me shkrim siç janë : “ Kushtetuta “ , “ Statuti “ , “Udhëzime për punë “ etj, si dhe vula e Organizatës është argument se ajo është formuar. Formimin e nji Organizate te tillë e cila ka për qëllim shkëputjen me dhunë pjesëve përbërse të teritorit te RFPJ në të vërtet përmbanë në vete gjitha elementet e veprimtarisë penale te SHOQËRIMIT KUNDËR POPULLIT dhe SHTETIT nga Neni 117 al. 1 LP. , meqense vet puna në realizimin e këtij qëllimi ,dmth. Punës në shkëputjen e dhunshme te pjesëve përbërse teritoriale te RFPJ përmban në vete elementet kryesore te vepri- mtarisë penale nga Neni 100 dhe 101 te LP.
19
Prandaj i pandehuri i Parë me veprimtarin e tij te cekur ne dispozitivin e këtij Aktdenimi ka kryer vepren penale nga Neni 117 ,aileja 1 e LP.
Sa i përket te pandehurit të-II-të, pranimi i tij, dhanë në proceduren paraprake te hetuesisë se pas bindjeve te te pandehurit të Parë ka pranuar te anëtarësohet në Organizaten « VOTRËS KOSOVARE « dhe për këte te kryej detyra konkrete duke angazhuar te pandehurin e-IV-të, e ka vërtetuar pjesërisht edhe i pande- huri i – IV- të , i cili duke ju falenderuar bash përpjekjeve te tija qe ta fut ne punën e Organizatës dhe ka ardhë ne ndeshje me ligjin penal , per çka Gjyqi deklaraten e tij në botëkuptimin e argumenteve e ka pranuar si bindëse dhe të pranueshme për gjyq si argument.
As i pandehuri i-III-të nuk e ka mohuar se është antarsuar ashtu siç është përshkruar ne dispozitiv te Aktakuzës. Pranimin e tij e ka plotësuar edhe fakti se te ky është gjetur Fletëporosia me te cilen ka pasë në Sipërmarrjen “ PEÇAT ”te Zagrebit me i tërhjek vulat cilat janë dhanë për për detyrë nga i pandehurii Parë për Organizatën « VOTRËS KOSOVARE «.
Meqense,siç u theksuar, Organizata « VOTRËS KOSOVARE «. e ka pas për detyrë me krye vepra penale nga Neni 100 dhe 101 te LP , si dhe i pandehuri i –II- dhe i – III –janë anëtarësuar e aq ma teper kanë pranuar që për te t`i kryejnë disa detyra te caktuara , kanë krye vepra penale kunder popullit dhe shtetit nga Neni 117,al.2 e LP.
Përfundimisht edhe i pandehuri i –IV-të e ka pranuar se e ka leshuar rastin me i lajmëruar te pandehurin e –I-rë dhe të –II-të për veprimtarit e tyre edhe pse natyren e asaj veprimtarie e ka dijtë mbasi që i pandehuri i –II- të duke tentuar që ta bindë me u anëtarësuar në Organizatë ja ka parashtruar edhe qëllimet e saja. Në lëshimin e tij Gjyqi e ka gjetur dukurin e veprës penale të MOSLAJMËRIMIT të veprës penale nga Neni 279 al.1 LP.
I pandehuri i -I-rë, pohon se tërë veprimtaria e tij e cila është lëndë e akuzës, në të vërtetë është vetëm tentativë për formimin e një organizate , por formimin e një organizate te tillë, veprimtaria e se cilës nuk bjen ndesh normave pozitive ligjëdhënëse, per arsye se shkëputjen e disa teritoreve te RFPJ e cila ka qenë lëndë kryesore e Programit të asaj Orgaanizate nuk ka pas të realizohet me mjete dhune por me mënyrë paqësore, kjo është e para, ndersa e dyta se edu- kata e tij politike e arrijtur në një mjedis të prapambetur ka qenë në një nivel aq të ultë sa që nuk ka qenë plotësisht i vetëdijshshëm mbi natyren e rregullimit politiko – shoqëror të RFPJ , prandaj për këto arsye veprimtaria e tij nuk mund te konsiderohet si veper e formimit te Organizatës bazuar ne Nenin 117 LP.
Ndërsa Gjyqi nuk e pranon një qëndrim të tij te tillë .
20
Së pari, normativat tona kushtetuee e kanë parapa saktsisht mundësin dhe mënyrën e ndryshimeve teritoriale të RFPJ, ndersa metoda e ndryshimeve ashtu siç e ka parashtruar në Programin e tij i pandehuri i -I-rë nuk përputhet me ato norma kushtetuese. Perveç kësaj , për realizimin perfundimtar te atij qëllimi , i pandehuri në programin e tij e ka fut edhe kryengritjen e armatosur, ashtu qe ky në një punim te tij me shkrim e ka caktuar se cilat objekte gjatë asaj lufte dhe me çfarë mjetesh duhet shkatrruar .
Sa i përket njohurive te tija mbi natyren e rregullimit shoqëroro-politik te RFPJ është ma se e sigurtë se ajo nuk është në nivel të ultë që të mund të flitet mbi mosnjohurin se paku te atyre parimeve themelore ne te cilat është ndertuar sistemi politiko-shoqëror e RFPJ . I pandehuri FAZLIJA në relitet edukaten e tij shkollore e ka marrë në shkollat e Jugosllavisë socialiste, ndersa programi shkollor në RFPJ është i tillë që çdo qytetar, çka edhe edhe vetem në shkollat fillore perfiton dituri fillestare mbi rregullimin politiko-shoqëror te RFPJ.
I Pandehuri aq më tepër këtë dijuni ka mujt me e përfituar sepse perveq 8 klasëve te shkollës fillore me sukses ka krye edhe 4 klasë gjimnaz .
Sa i përket pohimit te të pandehurit të –II-të se nuk e ka dijtë se për çfarë Organizate është fjala dhe vetëm për këte edhe ju ka bashkangjitur, ky pohim nuk qëndron fare. Këte e kanë demantuar edhe të Pandehurit 3.dhe 4-ti . Pasi që rrethana tjera , cilat kishin me pru në dyshim pyetjen mbi përgjegjësinë e tij për veprimtarin inkriminuese nuk ekzistojnë. Gjyqi e ka gjetur se për këto veprime i pandehuri i.-II-të Baki DULLOVI gjithashtu penalisht duhet të përgjigjet.
Duke u bazuar në edukimin e përgjithshëm dhe atij shkollor qe posedon i pandehuri i –III-të është vështirë t`i besohet se nuk e ka kuptuar natyren e organizatës për të cilën e ka bindur i pandehuri i -I- rë. Përkundrazi : Gjyqi e konsideron se bash edukata e tij e përgjithëshme dhe ajo shkollore edhe pse atëhere ka qenë relativisht i rij , kanë qenë të mjaftueshme për me kuptuar se përçfarë organizate bëhet fjalë. Poasqerisht ka pasë mundësi me menduar mbi natyren e asaj Organizate gjatë një periudhe relativisht te gjatë ku ka pas te kujdeset për tërhjekjen e vulave te Organizatës . Prandaj , nese në ato momente kur i pandehuri i Parë e ka bindë të bëhet anëtar i Organizatës nuk e ka pas te qartë situaten , nderkohë është dashur që të kuptoj dhe të sqaroj vetvehten e tij . Mirpo ky ma vonë, jo vetem që nuk ka vepruar ashtu që kishte mujtë me dëshmuar se ka qenë i mashtruar nga ana e të pandehurit të –I- rë dhe ate me e lajmëruar te organet përkatëse ose në ndonjë mënyrë tjetër të dëshmoi , por i ka mbajt pranë vetes Fletëporositë dhe të pandehurin e -I- rë rregullisht e ka informuar se si akoma nuk i ka të hollat dhe për këtë arsye nuk mundet me i tërhjek vulat .
21
Duk shoshitur gjendjen e parashtruar, Gjyqi i hodhi poshtë thënjet e mbrojtjes se te pandehurit të –III- të, duke gjetur se ky, për veprimtarinë e theksuar në dispozitiv te Aktakuzës është penalisht përgjegjës .
Perfundimisht , sa iu perket thënjeve te të Pandehurit të –IV- të, që gjëja ky nuk ka dijtë se është fjala për vepër penale cilen duke mos e lajmëruar ( dononcuar ) tërhjek sanksione penale, këto thënje te tija , Gjyqi nuk ka mujt ti pranoi. Këtë për arsye se sipas normave pozitive juridiko-penale nuk mundet të lirohet nga përgjegjësia rrethana eventuale e mosnjohjes se atyre rregullave cilat moslajmë- rimin e pergatitjes se ndonjë vepre penale terhjek sanksione penale .
Gjithashtu është i pa pranueshem pohimi i tij në mbrojtje se ka pas frigë dhe
për këto arsye nuk e ka lajmëruar çështjen . Kjo për shkak se njëkohësisht ky nuk i ka dhënë gjyqit asnjë argument se gjoja ajo friga e tij ka qenë e arsyetue- shme . Perfundimisht, në letren e tij „ PIKAT E MIJA KRYESORE „ kushtuar te pandehurve – I- dhe -II- ky u premton se nuk ka me i denoncuar, aq ma tepër u shkruan se edhe vet e“pret at ditë kur do të jetë me ta „ dhe njëkohësisht u shkruan se nëse është nevoja edhe vet do të anëtarësohet ne Organizatë .
Pasiqe , si të pa baza , gjyqii refuzoi të dhënat në mbrojtje dhe te të pandehurit te-IV-të, e konstatoi se edhe ky për veprimtarinë e tij inkriminuese është penalisht përgjegjës.
Sa i përket denimit, Gjyqi me rastin e marrjes së vendimit mbi llojin dhe lartësin e tij, ka shkuar nga pikpamja e percaktimitte shkallës së rrezikshmërisë se veprimtarisë tyre antishoqërore te të pandehurve si dhe sa janë për shoqëri të rrezikshëm te pandehurit si bartës te një veprimtarie te tillë kriminale. Duke gjykuar gjendjen ashtu ,gjyqi ka ardhë te bindja e padyshueshme se veprimtaria e të pandehurit të-I-rë, bazuar në volumitetin e saj, dhe intenzitetit e në krahasim me veprimtaritë e të pandehurve tjerë është shumë ma e madhe dhe e rrezikshme prandaj edhe për shoqërinë tonë ma e rrezikshmja e që vet i pandehuri i -I-rë nëpërmes te një veprimtarie te tillë te dendur u prezentua si shum i rrezikshëm për shoqërinë tonë. Ky jo vetëm që ka arrijtë që ti bindë te pandehurit -II- dhe -III-të, që edhe këta të anëtarësohen si anëtar aktiv te Organizatës, cilen ky vet e ka formuar e ashtu edhe ata i bjen ndesh me ligjin penal ,por ky për Organizatën, qoftë me sukses apo pa sukses, ne Armatë apo jasht Sajë, ka bind edhe relativisht një numër të madh personash, ndersa me vuarjen relatave (vj.relacioneve) me emigrantet shqiptar e trensferuar këtë punë edhe jashtë kufirit të RFPJ .
Duke iu falenderuar aftsive te veta demagogjike si dhe aftsive dominuese intele- ktuale mbi një pjesë te madhe dermuese te atyre qe ky iu ka afruar, ky në përfiti- min e njerëzve për atë organizatë edhe ka pasë sukses.. Puna e tij, përveç kësaj, në formimin, perforcimin e sidomos në përhapjen e Organizatës ka qenë aq
22
intenziv sa qe ne letërkëmbimet e shumta qe ky ka pasë posaqerisht me shqiptarë , kurrë nuk e ka lëshuar që mos të agjitoi „ për çështjen shqiptare „ , me ç `rast, për t`i përfituar, ka ndezur shovinizmin kombëta , duke folur me urrejtje mbi kombet tjera jugosllave. Ashtu që në letrën drejtuar Kryesisë së Komitetit „ SHQIPËRIA E LIRË“ në SHBA ,ndermjet tjerash shkruan: „ Baba im Haradini , është pushkatuar për Atdhe me 1947-en sepse nuk e ka duruar robrinë e tashme“, ndersa në letren e dytë shkruan ndermjet tjerash: „…neve këtu ne teritorin e robrisë , në Kosovë e Metohi , pasi qe jemi shtrenguar nga te gjitha anët nga armiqët dhe tiranija…“, kurse në letrën Enver HOXHËS ,ndermjet tjerash shkruan: „ Nuk duket se është e tepëruar numrimi i vuajtjeve tona ,sepse duke bërë dasma (gazmende ) me nderset tona po kënaqen këto bishat serbe…“ ..Skllavëria dhe dominimi mizerabel e ka arrijt kulminacionin…“
Qëndrushmëria në veprimtarinë Armiqësore te të pandehurit të -I-rë. duket edhe me zgjatjen e kohës se veprimtarisë së tillë. Sipas pohimeve te tija per- sonale, ky është përcaktuar të veproi nga pozicionet armiqësore qysh si djalosh 15 vjeçar. Prej atëherit ky punon intenzivisht në formimin e Organizatës dhe në përfitimin e anëtarëve për te ,dhe gjatë kësaj kohe ky i ofrohet secilit për kend mëson se ashtë shqiptar duke e bindur që ti bashkangjitet organizatës .
Në veprimtarin e tij të tillë, ky e ka shfrytëzuar prapambeturinë intelektuale dhe shkollore te atyre shqiptarëve cilëve iu ka ofruar, i vetëdijshëm se mu nga ky aspekt i mbrapambeturisë se tyre mundet ma lehtë me i përfituar edhe për veprime ma te rrezikshme pra edhe për aksione teterroristike. Ku mbi te gjitha këto plotësohet edhe argumenti se ky me paraqitje te rrejshme te gjendjes në RFPJ ka gënye organizatat e emigrantëve duke i informuar se si gjoja në RFPJ ekziston pabarazia nacionale dhe mosdurimi ndaj pakicave kombëtare , atëhere është e qartë se për çfarë arsye veprimtarinë e tij penale gjyqi e ka çmue si vepër shumë e rrezikshme për rendin ton shoqëror dhe për çka ja ka shqiptuar edhe pse faktikisht deri tani nuk ka qenë i denuar ,dënimin prej 8 vitesh burg të rëndë .
Sa i përket të pandehurit të -II-të, Gjyqi e she rrezikshmërine tij te smadhuar ndaj shoqërisë në atë aspekt qe ky me rastin e kryerjes së detyrave , cilat ja ka ngarkuar në emrin e Organizatës i pandehuri i _I-rë, ka treguar një qëndrueshmëri bukur te gjatë duke i ofruar të pandehurit të –IV-të në tri raste për ta përfituar për veprimtari të Organizatës. Ndërsa fakti është se arsimimi i tijështë në një shkallë shum te ultë ,çka dëshmon në favor te bindjeve të Gjyqit se edhe nderdija e këtij mbi rrezikshmërin e veprimtarisë se tillë kriminale ka qenë diçka ma e vogël. Këto rrethana gjyqi i ka marrë parasysh duke ja shqiptar denimin.
23
I pandehuri i-III-të, në të vërtetë, jo vetëm që ka pranuar të bëhet anëtar i Organizatës « VOTRA KOSOVARE «, por duke iu bashkangjitë Organizatës, ka treguar njëkohësisht gadishmëri që aktivisht të punoi për te, duke marrë edhe një detyrë konkrete, cilën në emrin e Organizatës ja ka ngarkuar i pandehuri i-I- rë Emin FAZLIJA. Ndërsa nga ana tjetër është fakti se ky në kryerjen e asaj detyre ka treguar pasivitet dhe detyrën nuk e ka krye.
Gjyqi gjatë procedurës në seancën kryesore u bind në mospjekurin e tij intele- ktuale, në të cilen edhe ky vet është bazuar, duke pohuar se në Librezën e Amzes është regjistruar gabimisht se gjoja është i lindur me 1939, ndersa në të vërtetë ky është i lindur me 1942-en- Në bazë të argumenteve për kohën kur ky e ka kryer shkollimin e tij, ky pohim i tij mundet me qenë plotësisht i logji- kshëm. Por vetë fakti për vete se është i lindur me 1942-en e jo me 1939-en, nuk do të kishte asnjë kuptim kur kur ajo nuk na kishte drejtuar ne nji rrethanë tjetër, te shqiptimi i denimit, posaqërisht te rëndësishëm, gjegjësisht se ky në kohën e kryerjes se veprimtarisë penale tek i ka mbushur 18 vjet, pra tek ka hy në moshën madhore. Kjo rrethanë si dhe përshtypja cilen gjyqi e ka krijuar gjatë procedurës se seancës kryesore në shqyrtimin e lëndës paditëse ndaj se cilës edhe ky vet e ka denuar veprimin e tij si vepër negative , gjyqi anoi nga ajo që për vepren e tij te kryer të ja shqiptoi denimin diçka ma te butë se tjerëve .
Duke vlersuar nga pikpamja e normave ligjore apstrakte, lëshimi inkrimi-nues i të pandehurit të-IV- të ne krahasim te te pandehurit tjerë dhe veprimta- rinë e tyre inkriminuese, paraqet rrezikshmërinë ma te vogël shoqërore. Por për matjen e rrezikshmërisë shoqërore te veprimtarisë dhe kryesit te sajë është për t`u theksuar motivi i kryerjes, edhe pse ndoshta është fjala për veprimtari që është e mindur te kryhet vetëm për shkak te lëshimit. Gjyqi në realitet , ka ardhë te bindja se i pandehuri i- IV- të e ka lëshuar qe veprimtarinë e te pandehurit të –I- rë dhe –II- të të lajmëroi vetem për shkak se në të vërtetë edhe vet u pajtuar me veprimtarinë tyre dhe qëllimet e Organizatës « VOTRA KOSOVARE «. Deri te bindja e tillë gjyqi ka ardhë duke u bazuar në përmajtjen e letrës “ Pikat e mija kryesore “ dedikuar te pandehurit të –I- rë dhe të –II- të. Në atë letër ky ,ndermjet tjerash u ka shkruar edhe këtë : “ Gjithqysh deshiroj te vjen ajo ditë me qenë me juve, sepse asi njerëzish unë edhe kërkoj. Nëse asht nevoja unë mun- dem te anëtarësohem në Organizatë por nuk kam deshiruar deri sa mos ta kryej shërbimin ushtarak “, këte bindje te Gjyqit e kanë përforcuar edhe dy “vjershat “ qe ky i ka shkruar, ne te cilat, ne te vërtetë ne mënyrë primitive, i perqesh e tallet me disa masa ekonomike te organeve tona popullore .
Duke i patur parasysh gjitha rrethanat e lartë permendura, Gjyqi ja shqiptoi denimin te pandehurit të –IV-të sipas dispozitivit te këtij Aktdenimi ashtu siç u theksuar .
24
Duke pasur përfundimish, para sysh tërë aktivitetin armiqësor te të gjithë te akuzuarëve, në realitet, deri tani te pa denuar, Gjyqi posaqerisht thekson se ësht në pyetje veprimtaria e tillë kontrarevolucionare dhe kampanjës armiqësore e cila, posaqerisht kohëve te fundit kundër RFPJ nga bota e jashtme po bëhet me terbim. Për këtë gjyqi ka çmuar rëndësinë e veprimtarisë penale te kryer, nuk ka mujtë të kaloi pertej atyre rrethanave, duke konstatuar se me veprimtarinë e zvoglimit të veprimtarisë se tillë kriminale, mundet me shqiptar denime edhe më të rënda nga ana e këtij gjyqi .
Qysh nuk ka pasë shpenzime efektive rreth procedurës penale, ate gjithë te pandehurit janë pa pasuri, gjyqi nuk i ka denuar qe ti paguajnë edhe shpenzimet paushalle.
VDEKJE FASHIZMIT–LIRIA E POPULLIT
Procesmbajtësja : Kryetari i seancës gjyqësore :
Jurak Josipa d.v. N/ Kolonel I jurisprudencës
BRANKO KAPETANOVIQ d.v.
v.v. Gjyqi ushtarak Zagreb )
PS.
Vërejtje plotësuese: Aktvendimi është përshkruar pa nderhyre gjuhësisht dhe janë bërë vetem ndërhyrje të lehta teknike, përmirësimi i shkronjë ç dhe ndonjë munges e ndonjë shkronje ne ndonjë fjalë, teksi është i njejtë ashtu siç e ka derguar Z. Emin Fazlija .
FOTO KUJTIME
Rrahim Trepça Hanife – Hana Trepça
–
Mehmet Trepça Rrahim Trepça