Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça (II)

Përgatitur nga Abas Fejzullahi

DISA KUJTIME  DHE PËRJETIME GJATË SHËRBIMIT USHTARAK 1960

Nga katër vëllezërit, Ahmeti ka qenë më i madhi, pastaj Shefqeti, Mehmeti i treti dhe vllai më vogli Behxheti. Motrat kanë qenë më e madhja prej fëmijëve Nazifja, pastaj Zarifja, Elhemja,Tahirja dhe më e vogla prej motrave ka qenë Nefisja e cila edhe ka ndërruar jetë në rinin e saj, e para  prej 9 fëmijëve. Nga pesë motrat jetojnë ende vetem Elhemja dhe Tahirja, ndërsa nga katër vëllezrit, jeton ende vetëm Shefqeti.

Shefqeti mes tjerash tregon për Mehmetin se:

sh-trepcaNë shkollë të mesme si i ri ishte interesuar për çështjen kombëtare më disa shokë siç ishte Ragip Sadiku nga Vidishiq dhe Muharrem Laçi nga Melenica. Qysh në atë kohë për shkak të aktiviteteve të çështjes kombëtare është larguar për disa muaj nga shkolla, ky largim ka ndodhur si pasoj e shpërndarjes së parullave dhe pamfleteve në atë kohë. Si të ri ata kanë qenë të përcjelluar nga shërbimi sekret i Serbisë ( UDB-ja). Në vitin 1959 thirret për shërbim në ushtri vetëm e vetëm më qellim të ndërprerjes së shkollimit. Ku mbas rekrutimit shkon për shërbim ushtarak në Zagreb. Edhe në ushtri vazhdon veprimtaria e tijë patriotike ku me disa shokë si Emin Fazliun veprojnë në kuadër të Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare në kazermën e atëhershme “Marshall Tito”.

Unë në atë kohë kamë qenë ushtar në Brezhicë Slloveni dhe çdo dy ditë kamë udhëtuar më autobus të ushtrisë për në Zagreb se kamë qenë shofer i autobusit, gjatë pushimit që kisha në Zagreb e kamë vizituar Mehmetin në kazermë tu e  mos e dituar se edhe atje Mehmeti kishte qenë nën përcjelljen e shërbimit sekret të ushtrisë (KOS).

Pasi i përfundova dy vjet shërbim ushtarak një natë para se të lirohesha i thash Mehmetit merre pushimin  vjetor dhe të shkojmë bashkë në shtëpi. Ai tha se do ta marr dhe hajde nesër kah unë dhe shkojm bashkë nga Zagrebi për në shtëpi. Të nesërmen kur shkova tek porta e kërkova Mehmet Trepçen, më thanë prit pak se tash vjen. Pas nja 20 minutash erdhën dy polic ushtarak dhe mu drejtuan (zdravo zemlaçe) si je bashkatdhetar, ja zgjata dorën por ne momentin kur ja zgjata dorën ata mi lidhen duart dhe me dërguan në burg.

Nuk e dija se çfarë ka ndodhur, pesë ditë nuk me pyeti kush, pas pesë ditësh ja filluan marrjet në pyetje se çka e ke ti Mehmetin dhe aty kuptova se Mehmetin e kishin marrë në burg një natë pa arritur unë. Unë tregova se e kamë vëlla, pse ke ardhur në këtë kazermë dhe sa  herë ke ardhur. Tu ju tregu se unë kur vija në Zagreb kisha kohë të lirë para dite dhe Mehmeti ishte i ri dhe u mërzitke, me merrnin në pyetje se çka kishim biseduar bashkë dhe për çka?

Unë ju përgjegjesha, se kemi biseduar vetëm për punët e shtëpisë dhe të  familjes. Një ditë më thanë shko në shtëpi se ai ka ikur dhe ka dalur për Austri. Unë isha i bindur se ai nuk ka ikur dhe nuk është e vërtetë se ka ikur për Austri, por dua ta di se ku gjendet vëllai im?

Pastaj kanë vazhduar torturat, ku me thonin rri sa të duash se vend kemi boll. Pas 15 ditësh isha i ri dhe mendoja se kemi drejtësi, fillova të bëj grevë urie në burg ku për pesë dit nuk hëngra bukë dhe kërkoja komandantin e Mehmetit që të vinte, me kujtohet kur erdhi komandanti ishte Slloven me emrin Goreçan dhe mu drejtua a je vëllai i Mehmetit.?

Po ja ktheve pergjegjen.

Kjo ishte dita e 20-të dhe me tha shko për shtëpi, se Mehmeti është në burg , e dëgjomë mua se a pe shef veten si je lodhur..!

Unë i thashë:

Nuk shkoj në shtëpi pa e parë Mehmetin, e di mirë se nuk ka bërë asgjë.

Përseri më pyti?

Me e pa Mehmetin a shkon në shtëpi ?

Po i thash.

Me nxorën jashtë nga burgu dhe me hipën në xhip në përcjellje të dy policeve ushtarak dhe drejtuesi dhe me dërguan në Qendër të Zagrebit ku ishte burgu ushtarak rr. “Ilica 18”. Kur shkuam aty kishin qenë dy ushtarë dhe një oficer në portë, unë isha ende në xhip, dy policët ushtarak që ishin me mua dolën nga xhipi dhe biseduan diç dhe nuk e di se çka kanë biseduar, me thirri oficeri i burgut dhe me tha të shkoja pas tij dhe me tha :shiko këtu janë 13 dhoma në të  majtë dhe 13 në të djathtë, dritën po ta fikim ti me pa nuk mundesh kur të arrish tek dhoma e fundit në anën e djathtë është Mehmeti. Kur shkova duke prekur dyert në terr e gjeta dhomën e fundit dhe e thirra Mehmet? Mu përgjigj, me pa nuk e shija por me tha se edhe ty te kanë burgosur, unë thashë jo veç kamë ardhur me të pa.

Mehmeti më tha?

Shko prej shtëpie dhe sa të mundesh mos i trego nënës se mërzitet, e veta si je me shëndet?

Me tha se po me dhemb një vesh dhe po me kullon gjak, deri sa nisa me i fol dhe me thane mos u mërzit se asgjë nuk ke bërë, ra zilja dhe me thirren me dalë jashtë pa u përshëndetur me të.

Më pyeten se çka biseduat?

Ju thash se e pyeta si je dhe mos u mërzit se nuk ke bërë asgjë dhe s’kanë për të mbajtur brenda. Më thanë se çka keni folur për një çibirt (shkrepëse), unë i thash se nuk kam shkrepës tue mendue se po ma lypnin mua shkrepsen. Puna e kësaj shkrepëse kishte qenë (me tregoj Mehmeti pasi doli nga burgu) që kur kishim takime me shokë shkrepësen e lenim në një dru brenda në kazermë për me ditë se kemi mbledhje atë ditë. Fillojnë burgimet në Kosovë, burgoset Muharrem Sadik Laçi, Ragip Sadiku nga Vidishiqi të dy shokë të Mehmetit.

Pas 40 ditë burgimi me lirun mua dhe u ktheva në shtëpi.

        SI I SHPËTOJ SHEFQET TREPÇA 4 EVREJ NGA GESTAPOJA GJERMANE

        Një rrëfim i vërtetë dhe shumë interesant i Shefqet Trepçës, treguar autorit të këtij shkrimi e që lidhet me me njerëz bamirës që në rrethana të caktuara u ndihmojnë njerëzve në vështërsi e rreziqe tue rrezikuar edhe veten e tyre, siç e kishin ndihmuar edhe Mehmet Trepçën në rrëfimet e tij shokëve më sipër, familja e Zenel Kalaveshit dhe Majtabe Zhubit graja e Halim Zhubit nga Mitrovica.

Ndërsa rrëfimi i vllait të Mehmetit –Shefqeti si  fëmijë i vogël me qëndrimin dhe sjelljen e tij i shpëton 4 evrej (çifut) nga vdekja ndoshta e sigurt në Mitrovicë, të ndjekur nga GESTAPO-ja, në ditën e tregut.

Ky rrëfim në vijim lidhet, me njerëzit bamirës, të cilët në rrethana të pa pritura e të pa përgatitur e në rrethana të rrezikshme u ndihmojnë atyre që kërkojnë ndihmen e tyre, për t`i shpëtuar nga rreziku, tue rrezikuar edhe veten e jetën e tyre dhe familjen, u ndihmojnë dhe i shpëtojnë, ata që ua kërkojnë ndihmën dhe shpëtim, e këta janë njerëz me vëlera të larta njerëzore, dhe kombëtare.

RRËFIMI NË VIJIM I SHEFQET TREPÇËS

Shefqet Trepça

Ishte ditë e shtunë ditë tregu në Mitrovicë, rrëfen Shefqet Trepça, lidhur me ngjarjen që i ndodhi këtë ditë. Herët natje(në mengjes) u nisem nga shtëpia  bashkë me babën për me shkuar në Mitrovicë me e shitur një mzat, për nevojat jtera të shtëpisë. Nga katundi Vidishiq deri në tregun e kafhsëve në Mitrovicë ka mbi dy orë udhë, e kur ke të bëjsh edhe me ndonjë kafshë si ne që e dërgon për shitje në tregë bënë udhë edhe më tepër.

Baba e tëriqte mzatin (kafshën) e gjinisë mashkullore të moshës së re siq e quajn vendorët, ndërsa unë me një thupër mrapa kur mzati ngulte këmbë për të mos hecur unë i jepsha disa thupra mrapa për të hecur, kështu arrijtem deri në Mitrovicë.

Para se me shkuar në tregun e kafshëve, në një rugicë qorre që quhej bizisten ka qenë një shitore(dyqan siç i thonin aso kohe) i opingave(këpucëve) që baba e e nifte pronarin e shitores Islam Kaçanikun sepse ishte edhe myshteri i rregullt i tij dhe kishte muhabet me te.

Baba për të mos më munduar mue me ndejt gjetë në tregun e kafshve deri sa ta shet mzatin, i thot Isam, le të rri djali këtu se ështe i vogel e mos ta mundoj në Pazar deri sa ta shes mzatin, nese ka mundësi. Islam Kaçaniku i thot, haj mixha Rrahim mos ke gajle le të rin këtu  dhe ma tregoj vendin menj¨her ku unë u ula me një vend. Baba shkoj në treg për ta shitur mzatin.

S`ka kaluar as gjysëm ore, kur kanë ardhur katër veta te mbushur frymë dhe hynë në shitoren e Islam Kaçanikut i cili edhe riparonte opingat dhe i shiste te rejat, i than: Islam po na njekin gjermanët(Gestapo-ja- që ma vonë e kuptova)bana një hall.!  Islam Kaçaniku, menjëher hoqi një pastaqi ugiqi me duket me sa mbaj mend, e hapi një kapak dhe ju tha hyni brenda ku ishte si podrum  i fshehur e i errët.Hynë të këtërtë dhe menjëher mbi kapak e vuri pastaqin dhe më tha mua ulu këtu e nese vie dikush e pyet a ka hy kush mrenda mos trego. Une vetem i dhash shenjë me krye se kuptova dhe u ula këmbkryq mbi pataqi dhe  në ndër kohë erdhen nja kater veta me pyetur e bler opinga dhe dualen. S`ka nonuar pas pak kohe kanë ardhur nja tre veta pa uniform me do mantila të caftjanta( lëkure) të gjata e me do kaçketa( lloj kësuele) dhe pyeten a  mos kan hy këtu nja katër veta që po i ndjekim? Mu drejtuan  shpejt e shpejt mua?

Po ju thash, jan kanë nja tre a kater kanë ble opanga e kan  shkua.

Islami i vërtetoj fjalët e mija dhe ata dualen e shkuan, pas një kohe kur u bind se nuk janë afër dhe kanë shkuar, më tha mua na pshtove te tanëve, por une smarrsha vesh se çka e pse e së folsha asgjë. Por e disha se këta qe i fshehu në podruam nuk duhet me i tregue dhe ashtu veprova. Kur ata dualën ju drejtuan Islami me falënderime dhe i ofruan një shumë të parave, për ndihmen që ua bëri. Islam Kaçaniku ju tha: Mos mu falenderoni mue po këtij djali që na shpetoj edhe mua edhe juve.  E këto para i takojn  këtij djali të një mishterie qe ekam nga katundi Vidishiq.  Ata më përqafuan dhe shumën e parave aso kohe dinarë, mi shtin në xhepin tim të teshave që mbaja veshur.

Baba u kthye bukur vonë nga tregu, e kishte shitur mzatin, kishte blerë krip, gazë e gjëra tjera të nevojshme për shtëpi, e fal¨nderoj Islamin dhe dualem për tu kthyer në shtëpi. Pasi kaluam urën e drunit mbi lumin Sitnicë, dhe morrem drejtimin për në katund, mua më shkoj dora ne xhep vetvetiu dhe mu duken shumë para dhe i thash babës.

O babë, unë i kam do pare. Dhe kur i nxierra nga xhepi baba u habit dhe me zë të rrept siç e ka pasur zakon më tha:

Ku i ke marrë gjith ato pare ti?

Pak si i ndrojtur i thash: Valla babë mi kanë dhanë me zor do gjinë( njerëz) në dugaj të dugajxhisë, e din edhe dugajxhia.  Babaës i ka shkaur mendja për ndonjë veprim timin të keq, dhe menjëherë është kthyer bashkë me mua dhe drejtë e në shitoren( dugajn) e Islam Kaçanikut.

Isalm, ju drejtue me zë të rrept, kah i ka marrë djali gjithë këto pare a e din ti?

Po mixha Rrahim e di, dhe ato pare i ka hallall djali yt, se i ka pshtue nga vdekja kater jahudi sot edhe mua mua bile bashk me ta. Qysh ju drejtue baba përsëri?  Pasi e dëgjoi tërë rrëfimin ju kthye  Islamit e i tha:

Kurrë si marrë këto pare, haram janë, ani qe jupaska pshtue si po thue ti , poa me pare po deshke me i pshtue gjinen (njerëzit) a? Dhe gjitha paret ja qiti perpara  Islami Kaçanikut. U mundua me e bindur dhe në fund i tha: Këto pare janë të këtij djali, e ti e ke kusheri hoxhen-miderrizin e xhamisë Mulla Mustafën, shko e veteate a janë haram me i marrë ky djalë këto pare a jo? Baba atëher u bind  dhe  pastaj ka shkuar e ka pyetur Mulla Mustafën tue ja tregue krejt ngjarjen.Pergjegja e tij kishte qenë siç ka treguar ia ti i Shefeqt Trepçës –Rrahim Trepça. Këto pare jan hall, se i ka pshtue katër shpirta , ani qe janë kanë Jahudi( evrej) edhe ata janë njerz si na e te tjerët.

KËSHTU Shefqet Trepça tregon këtë ngjarje interesant dhe mes tjerash  thoshte se e ka ndëgjaur te jatin se shuma e parave ishte disa herë ndoshta ma e madhe se shitja e mzatit në treg.

          DISA KUJTIME SHKURTIMISHT TË AUTORIT TË KËTI JETËSHKRIMI

Nga kujtimet e autorit të këtij  punimi po i  permendim shkurtimisht vetem  disa momente që dëshmojnë veprimtarin e tij shumëdrejtimshe (shumëdimen- zionale) dhe largpamësin e tij për çështjen e atdheut, njohjen e situatave si në thellsi dhe gjërsi në kohë dhe hapësirë, të cilat kanë pasur të bëjnë me  Kosovën në përgjithësi dhe çështjen Kombëtare në veçanti:

      DAJËS MEHË I DUHEJ TE MERREJ EDHE ME SHERRET E MIA SI NXËNË …

Isha nxënës i vitit të parë gjimnazë, dhe gjatë pushimit  pakëz ma të gjatë mes orëve mësimore unë me shokun e klases Esat Aliun, tue luajtur me një thikë të vogë, pa bërë mend shumë, por të ndikuar nga filmat e perëndimit aso kohe, që i shiqonim në kinema, e gjuanim thiken në drejtim të tabelës. Kësaj rradhe  unë e gjuajta thiken nga fundi i klasës dhe per sherr ajo u ngil në mesin e tabelës. Esat Aliun nga Koshtovë, jo larg Mitrovicë, shok imi i klases bashkë me Raif Osmanin dhe sot e asaj dite shokë.

Esati  në momentin kur e kapi thiken dhe e hjeku nga tabela që e kishte bërë shenjen ku ishte ngulur thika që e gjuajta, drejtori i shkollës Dragan Cvetniei, i tërbuar nga ajo çfarë pa ju drejtuar Esati me një zë urdhënues  dhe me gishtin drejtues: Uzmi tashnu idi kuqi bezobraniqe jedan..( Merre çantën dhe shko në shtëpi i pa edukuar…) Unë ndërhyra dhe i thash drejtorit se . Unë e kam gjuajtur e ngulur thiken, jo Esati, kështu qe ishte e kot ta bidsha, sepse Esati u pa me thikë në dorë, Por edhe mua mu drejtua, Merre edhe ti çanten dhe shporru për shtëpi, se ju nuk jeni për shkollë…( Uzmi i ti tashnu i brishi kuçi, jer vi niste za shkolu..)!

Po sa dualem jashtë, rrugës në qytet u takuam me Dajen Mehmet. Kur na pa me çanta na pyeti pse s`jeni në mësim? Na s`kishim rrugëdalje tjeter por i treguam të vërtetën. U ndal pakëz u kujtua dhe tha ejani pas meje e drejtë në Gjimnaz. Neve na tha, pritni ju jasht e vet hyri tek drejtori.  Pas një kohe bukur si të gjatë doli, dhe na tha: Shkoni në mësim dhe mos të përserten gjëra te tilla se kam me ju shtre dajak te dyve..

Edhe shokët e mij të aferm te gjimnazit i thirrnin daj për shkak timin, sepse ishte i interesuam vazhdimisht për sjelljet dhe kujdesej se si shkonim me mësime në gjimna. Në qershor të këtij viti(2016), gjatë ndejes me Esat Aliun e rikujtoj dhe tregoj ngjarjen se si ka ndodhur rasti i më sipër,me shokët e pranishëm në ndeje, ku foli për vlerat e larta të Mehmet Trepçës, kujdesi ndaj neve si rini dhe aftësia e tij për të kuptuar e ndihmuar të rinjët kur edhe bënin ndonjë sherr, siç ndodhi edhe me ne.

       Meha kishte një fushëveprim gjithëpërfshirës sa i perket çështjes  kombëtare.

Fliste  me  admirim për Isa  Boletinin pastaj për  Gjon  Serreqin,  Marie  Shllakun,  Bedri Gjine, Hoxhën Mulla Mustafë Vidishiqin,  Haradin Vidishiqin, Ahmet  Selacin, Ukshin  Kovaqicen,  Bislim  Bajgoren, Sherif  Terstenen etj

Ishte interesant mendimi i tij për  Gjeneral  PANAJOT  PLAKUN ikur nga   Diktatura në Shqipëri ku për te  thoshte:” ..Ma mirë të kishte ndejur dhe të  ishte  pushkatuar në Shqipëri, si Nako Spiro e shumë të tjerë, se  sa qe tani jeton në  Beograd në  Jugosllavi, sepse herdo kurdo serbet do ta keqpërdorin ate  apo  emrin e  tij  në dëm te  çështjes  shqiptare dhe  Shqipërisë..”

Kjo me të vërtet ndodhi pas ngjarjeve të 1981, ku  propoganda  shfrenuese  serbe në mjetet e përditëshme informative dhe atyre periodike, shkruante  dhe  propogandonte  duke   shpifur  dhe montuar  gjitha  të  zezat për Shqiopërin dhe  shqipëtarët në përgjithësi e për Kosovën në veçanti , për t`i  krijuar terren të përshtatshem çetnikëve serb për ta realizuar gjenocidin ndaj shqiptarëve në  Kosovë siç  ndodhi sipas elaborateve të Qubrilloviqit, Ivo Andriqit AASHS dhe Këshës Orthodokse Serbe  në vitet 1990 –1999.

Shkurtimisht u ceken  kujtimet  e  disa  nga  shokët ashtu si e kanë  njohur  Mehmetin,  dhe  në  të  ardhmen  do të  ndriqohet  edhe  më  shumë  veprimtaria    e këtij atdhetari  të  devotshem  i  cili  jetoi dhe  veproi  ne  kushte  dhe  rrethana  të vështira si  shumë  atdhetar tjerë  për realizimin e  amaneteve  të  LSHP  për   Shqipërin  Etnike.

Është detyrë e jona, ta ndriqojm veprimtarinë gjithëpërfshirëse atdhetare, t`i jipet vendi i merituar realisht në historinë e shkruar nga brezat e rinjë pa  ndikime ideologjike ashtu si, Mehmeti kishte qëllimet e pastra atdhetare dhe ideologji kryesore kishte shqiptarizmin bazuar në himnin kombëtar të Vaso Pash Shkodranit se:

 Feja  e  shqiptarit është Shqiptaria.

***

EMIN   FAZLIJA

Alias:

EMIL   KASTRIOTI

Postfach 1137

D- 73048  EISLINGEN / Fils,

D e u t s c h l a n d                                                                              Eislingen , 10 prill 2005 viti

  1. Abas FEJZULLAHI

WAFFENPLATZSTRASSE   11

CH –  4500  SOLOTHURN ,  Schweiz –  Suisse

I dashuri dhe shumë i nderuari niposh,z.Abaz.

Në lidhje me pyetsorin e derguar do të perpiqem shkurtimisht me u përgjegj sipas kujtesës ma se gjysë shekullore. Prandaj për mos me më keqkuptuar po ju dergojë kopjen e Aktdenimit të Gjyqit ushtarak te Zagrebit, te përkthyer tekstualisht nga sllavishtja në shqip, çka besoj se do të ju shërbej sadopak.

Tani  përgjigjet e mija sipas rradhitjes së pyetjeve :

  1. Me Mehmetin “njifeshim” si fëmij ,megjithqë ai ishte dy vjet  ma i ri  se unë dhe  rrjedhimisht  dy klasë pas  meje në Shkollën  fillore  të Staritergut, ku  pastaj unë u tërhoqa për të vazhduar në Bare, sepse  ishte  më afër  për mua. Ka  qenë i urtë, shumë i zellshëm në mësime. Ka pasë një babë të  shkëlqyeshëm, edhe pse vet i gjori axha Rrahim ishte analfabet, e  ka dasht  shumë shkollën dhe dëshironte që djemtë t`i shkollojë.

Mehmeti si semimaturant, është kyqur në Organizatën tonë ilegale të Ri-  nisë që quhej:

VOTRA KOSOVARE–NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, pseudo- nimi i  tij ka  qenë: MET XEXELI.   Ka marrë pjesë  në shpërndarjen e trakteve  (të pakta) që i shkruanim në fleta  të Fletoreve të mëdhaja  ose në Bllokun e vizatimit me këso lloj përmbajtjesh : KOSOVA ËSHTË TOKË SHQIPTARE PRANDAJ  KËRKOJMË QË TË BASHKOHEMI ME SHQIPNIN.  RRNOFT SHQIPNIJA!

 POSHT SERBIJA  KOLONIALISTE ! POSHT  TITO –  TRADHTARI  !

 RRNOFT  USHTRIA KOMBËTARE  SHQIPTARE  !

RRNOFT  PËR  SHEKUJ MOTRA  E  JONË HEROINE MARIJE  SHLLAKU !

VDEKJE  KOMUNIZMIT – LIRI DHE DEMOKRACI  !

RRNOFT  SHQIPNIJA E  BASHKUEME  ME  KOSOVË E  ÇAMËRI etj.

  1. Ne dy jemi  shoqnue  gjatë shkollimit  tim në Stanterg e  pastaj  kur  kemi  pasë punë për aksione jemi takue në Oborrin e „kishës“ mureve te saja në Stanterg ku ishte krijue njilloj parku edhe aty gjoja se loznim domino ose „ bënim detyrat e shkollës“ i ndanim  detyrat për  aksionet tona  të „ mëdhaja“.  Ne  shpërndanim ma së shumti 20– 50 trakte  sepse  nuk  kishim  mjete me  ble  letra  dhe ngjyrë (tush të  zi). Kemi pas një  shok që  vizatonte  jashtzakonisht  mirë. Ai vizatonte  shqiponjat  dykrenore e në mes shqiponjës  shënonte : V.F.N.D.SH.-që dmth: VOTRA KOSOVARE  NACIONAL DEMOKRATIKE  SHQIPTARE.

Ne dy jemi shoqëruar ma shumë se  me tjerët sepse  jemi të nji   « zjarmi » – jemi kusheri jo shumë të largtë.

.3.   Në këtë pyetje s`kam përgjigje sepse nuk kemi pas rast të punojmë kërkund  bashkarisht,

  1. Ka qenë njeri i mrekullueshëm, besnik, i qetë, kurr nuk ka treguar se asht kurijoz me zbulue ndonjë fshehtësi nëse tjerët vet nuk ja  kanë thënë. Çka ka dijtë e ka ruejtë me besnikeri e të „ mbyllur“ thellë në  zemren e tij djaloshare – shaljane.
  1. Se si „ jemi njoftue „ e  theksova  ma lartë, por bashkëpunimi ynë konkret ka lidhje edhe me kohën kur kemi qenë ushtar në  Zagreb. Sipas Aktdenimit  deri  diku sqarohen ca  gjëra por jo në at këndvështrimin e vërtetë.
  2. E kam theksuar  ma  lartë . ka  qenë shok besnik, i urtë, konsekuent.
  3. Unë mund (dhe fola) vetëm  për at periudhën prej 1952 – kur u themelua Organizata jonë rinore ilegale e deri sa jemi arrestuar nga  Policia  sekrete    Unë me 26 gusht 1960, ndërsa Mehmeti e tjerët janë arrestuar me  29.8.1960.
  1. Temat tona  kryesore  kanë qenë: me  luftuar sllavizmin dhe  komunizmin si ideologji shtypse për kombin shqiptar. Bashkimin e  trojeve  shqiptare  me shtetin Amë – Shqipërinë.
  1. Nuk kemi pas asnjë kontakt na dy pasi që unë jam liruar nga burgu me  1966- en e pastaj  unë, për shkaqe ekonomike dhe politike u shpërngula  në Zagreb, ku përveq punës së rëndë me fitue kafshaten e gojës i pata  filluar studimet në Fakultetin Juridik me korrespondenc ku dhe kam kryer  shkallën e Parë, e pastaj në Mars 1970-es kam dal në  Gjermani ku gjindem edhe sot.
  1. Po, këtu po ju dergoj përkthimin autentik të Aktdenimit IK 21/61 datë 25 shkurt  1961 viti.
  1. Janë kujtime të idhta që nuk harrohen kurrë. Ato do ti lexoni në librin që jam duke e përgatitur për shtyp ku do të jetë edhe ky episod i përfshirë.  Kuptohet se hetimet  i  kanë udhëhequr  Oficer të lartë të APJ-kanë qenë: një kaapiten i klasit të parë nga Lika(serb),  një nënkolonel  nga Zara (arbresh) dhe një kolonel (slloven). Kanë përdor çdo lloj metode të psikoterrorit e ai i Likës edhe torturen fizike ndaj meje nuk e ka kursye sepse mua gjithmon me kanë marrë në pyetje  vetëm natën dhe kam qenë plotësisht i izoluar jo vetëm deri në ditën e gjykimit, por edhe pas  aktdenimit nuk me kanë lejuar te takojë asnjë as nga shokët e bashkë denuar dhe as tjetër deri sa mua më kan derguar në burgun famkeq të Lepogllavës ku deri atëherë s`ka pasë asnjë shqiptar dhe ashtu tërë kohën  kam qenë i izoluar duke mos dijtë asgjë për tre  shokët e  mij që u  denuam bashkarisht.
  2. Unë denimin tim e kam  vuajtur në burgun  famkeq  të Lepogllaves,  në veriperëndim të Varazhdinit deri me 1966-en kur pas rënjes së Rankoviqit , mi  “falen “ (amnisti) dy
  3. Nuk kam dijt  asgjë se ku gjinden  tre  shokët e  mij dhe  në cilin burg  vuaj denimet.
  4. Nuk kemi qenë bash as që jemi takuar as gjatë hetuesisë me përjashtim  te ballafqimeve që bëheshin  duke na  detyruar që të ja  kthejm shpinen  njeni tjetrit  e të përgjigjemi vetëm në pyetjet e hetuesve..
  5. Lajmi me ka  pikëllue pa masë sepse pak para vdekjes së tij, një natë  vonë , me  ka  thirr  në telefon, që numrin e kishte  marr nga  një  ish shok ynë , nga Fadil Bemolli dhe me pyeti se si ekzistojnë mundësitë për  punësimin e djalit të tij të madh  në Gjermani. Unë u gëzova shumë në këtë telefonatë sepse ja dëgjoja zërin pas ma se 30 viteve. Mjerisht nuk  ekzistonin mundësitë fare  për  një ndihmë të  tillë. Pas  ca  muajsh e  thirra  unë në numrin që ma  patë  dhënë dhe shoqja e tij tepër e pikëlluar me  njoftoj se  Mehmeti ka vdek.!   U preka  pa  masë dhe mbeta  i shtanguar nga dhimbja për humbjen e nji shoku e bashkëpunëtori besnik, por  vdekja  nuk
  1. Jo nuk kemi pasë kurfar letërkëmbimi.Të vetmen fotografi me uniform ushtarake që ma pat dhuruar në Zagreb , pak  ditë para  arrestimit tonë,  ma  muaren  xhelatët e  burgut dhe  nuk  ma  kthyen  kurrë as  ate as  fotografitë tjera. Nuk kam asgjë në dorshkrimin e  tij dhe kjo më mungon  në Arkivin e  Beslidhjes Kombëtare Demokratike
  1. Mehmeti ka marr pjesë në Mbledhjen Konstituive të Degës BKDSH në Mitrovicë e cila u ba me 10 qershor 1992 – për çka  pat  shkruar edhe  gazeta “BUJKU”.

Kjo kishte me qenë e tëra që kësi rasti mund të them për patriotin e devot- shem  MEHMET RRAHIM TREPçEN alias   MET  XEXELI .

Të  fala  vllaznore nga  Emin  Fazlija, asokohe kam  përdorur  pseudonimin  ZEKË KOSOVA  si kryetar i  Organizatës  “ VOTRA   KOSOVARE _ N:D:SH ”.

********************************************************************************

  1. Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça
  2. Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça (II)

  3. Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça (III)