Vendimet që i merr Dr.Gëzim Kelmendi pak kush i merr

Rinor Kelmendi

Vendimet që i merr Dr.Gëzim Kelmendi pak kush i merr

Vëllezër dhe motra, nuk është lehtë të marresh vendim të hysh në garën zgjedhore vet kur e dim se qysh po ecë pazari këto ditë me oferta gjigante dhe joshëse nga partitë e ndryshme politike.

Andaj pamvarësisht lidhjës që kemi ky vendim i Gëzimit sa është i hidhur aq më shumë është burrëror dhe duhet çmuar.
Ne e dim mirë se dy herë Gëzimi ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës bile herën e dytë shumë kush ka bërë hajgare çka ti mu bë deputet a kurr jo, por rezultati ishte së Gëzimi u bë deputet e 8 ministra që aktualisht janë ministra as nga 5 mijë vota nuk i kishin, dhe si deputet në dy mandate Gëzimi i ka mbrojtë si vlerat fetare dhe kombëtare si dhe ka dënu shumë dukuri negative në vend.

Kujtojmë muajin dhjetor 2016 kur në Kuvend pa parti politike por vet si i pavarur mori iniciativen dhe mblodhi për afat rekord mbi 40 nënshkrime deputetësh për të thirr seancë të jashtëzakonshme kur u arrestua drejtori i Policisë së rajonit të Mitrovicës. E që këtë është dashur të paktën të bëjn partit e pozitës me mbi 60 vota e jo një deputet që ka një votë.

Kthena në temë pse është i hidhur ky vendim e pse burrëror.

• I hidhur sepse shumica nga ne kur e kem pa tu diskutu në Kuvend zemra mal na u bojke, por të vendos të hyj në garë vet në një zgjedhje kur partisë i duhen nga 37 mijë deri 40 mijë vota pak problem, gjë që mund ti kushtoj Gëzimit mos më qenë më deputet dhe ta shohim për herë të fundit në atë foltore.

• Burrërror vendimi sepse në mbledhje të kryesisë tha boll kesh vetum në Kuvend si i pavarur, por tash po du me këta djemë dhe vajza intelektual të Partisë FJALA të hym në Kuvend. Të ju ofrojmë popullit një alternativë me djem ta pa zhytur politikisht, por të gatshëm që çdo pontecial të vetin ta japin për një Kosovë kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, duke përfunduar së “Nëse o hajr Zoti na mundësoftë me hy në Kuvend, e nëse nuk është hajr kur derën e Kuvendit mos e pafshim.

E tani nëse e qesim në peshore (vendimin e hidhur) a ma mirë me hy vet me ndonjë Koalicion të mundëshem dhe me përfitu vet, apo ma mirë (burrëror) me hy me këta djem dhe vajza bashkë nëse është hajr vAllahen me një logjikë të shëndosh vendimi burrëror sado i rezikëshem ma i hajrit.

Andaj këto vendime nuk i marrin ata që kanë ego as ata që me çdo kusht dëshirojnë poste dhe karrika por këto vendime i marrin burrat që kanë besimin në Zotin e Gjithësisë duke besuar së nuk do ju humbët mundi i gjithë atyre djemëve dhe vajzave të cilët mund të ja dalin së bashku me Gëzimin për të mirën e vendin.

Drejt suksesit të 11 Qershorit me FJALA

Me respekt,
Rinor Kelmendi
Kandidat për Deputet në Kuvendin e Kosovës nga PArtia FJALA