Valdet Zeqiraj nuk përballon sëmundjen, familja kthen 30 mijë eurot e mbetura nga shërimi i tij

Valdet Zeqiraj nuk përballon sëmundjen, familja kthen 30 mijë eurot e mbetura nga shërimi i tij

Adem Lushaj

Familja Zeqiraj nga Studenica e Istogut, kthen parat e tubuara për shërim të birit të tyre, Valdet Halil Zeqiraj, i cili ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare nga kanceri në një spital në Turqi. Edhe pse qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, ku rol kyç në këtë “Radio Fontana”, kishin tubuar mbi 30 mijë euro për ta shëruar istogasin 27 vjeçar, vdekja bëri që Valdeti të merr rrugën për botën tjetër. Në një emision në “Radio Fontana”, familjarët e të ndjerit Valdet Zeqiraj, kishin bërë publike vendimin që mjetet e mbetura prej 30.000 (tridhjetëmijë) euro, ti kthejnë dhe ta formojnë një Fond humanitar, me qëllim të daljes në ndihmë të rasteve për trajtim mjekësor. Siç ka bërë të ditur, Zeqir Mehmetaj, drejtor i “Radio Fontana” në Istog,  këto e mjete, por edhe të tjerat që grumbullohen, do të përdorën për qëllime humanitare, sidomos për rastet e trajtimit të sëmundjeve të rënda. “Qytetarët treguan vullnetin e tyre të mirë, por fati e deshi që Valdeti mos të vazhdon jetën, por tu bashkohet shumë të tjerëve që shkuan nga e njëjta sëmundje”, shprehët Halil Zeqiraj, babai i Valdetit tashmë të ndjetë, duke mos kursyer fjalë falënderuese për gjithë vullnetmirët, si brenda, ashtu jashtë Kosove. Halili, edhe pse me mërzi në shpirt, uron që Fondi i krijuar, kurrë mos të shpenzohet për rastet sikur të birit tij, por gjithmonë në ndihmë të personave të cilët do jenë në gjendje të vazhdojnë jetën dhe të vlerësojnë lartë humanitetin qytetar. Halili Zeqiraj, pos vullnetmirëve, ka përgëzuar stafin e radion Fontana, që çdoherë po del të jetë në qendër të përkrahjeve humanitare, qoftë nga buxheti vetanak, ashtu edhe përmes valëve të saj, po bën që qytetarët të jenë më afër të njohjes me rastet në nevojë.

Valdet Zeqiraj nga Studenica e Istogut, edhe pse kishte gjet përkrahje financiare për trajtim të sëmundjes së tij, nuk kishte arritur të mbijeton, ashtu që kishte ndërruar jetë në njërin nga Spitalet e Turqisë, duke u kthyer në vendlindjen e tij në arkivol, e me datën 6 mars 2018, iu dha lamtumira e fundit nga të pranishmit e shumtë që iu kishin mbushur sytë me lot dhimbje e mërzitje.