Vajzë shqiptare moj dritë dielli

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Vajzë shqiptare moj dritë dielli

     (Motiv folklorike )

Herë me valle, herë me këngë

Vajzë e shqipes të kami thënë;

Më ke vajzë, të kemi nënë

Te atdheu rritur rrënjë.

Fluturoj mbi atdhe

Putha male, lum e fusha,

Ndalova të flas me detin

Shqiponja na përshëndeti.

Putha lotin e dashurisë

Edhe këngën si ngahera,

Vajzë shqiptare moj dritë dielli

Nuri  jot’ ndrit’ si ylberi.

Ne vajtojmë për një shqiponjë

Gjakun derdhi për  liri

Për një gjuhë e për një komb

Për ty kënga sot gjëmon.

 Durrës, 22 Mars 2021