USHTRIA E KOSOVËS

USHTRIA E KOSOVËS

            Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Lufta e Kosovës që nga koha e lashtë ,

Dalë ngadalë ndër shekuj me hapa të lehta ,

Me vështirësi t’ mëdha nga brenda dhe jashtë –

Me sukses po i sjell gjithë frytet e veta !

Refreni :

Plot gëzim e lumturi ,

Po ia këndoj një këngë Kosovës ,

Që është bërë shtet me ushtri –

Krah për krah me shtete t’ botës !

 

Njëra nga sukseset me formë juridike ,

Që po i sjell këto ditë Ushtria e Kosovës –

Përbënë elementet më karakteristike

Dhe më të rëndësishme të shtetit t’ Kosovës !

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Shtetin në parim , shoqëroro – politik ,

Si organizim me fryte të lirisë –

E ka atribuuar shtet demokratik

Edhe ekzistimi i fuqishëm i ushtrisë !

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Që nga paraqitjet në parahistori –

Gjer n’ ditët e sotme kur gëzojmë liri !…

Garancion sublim është bërë çdo ushtri –

Për mbrojtje fizike , juridike , shtet dhe siguri !…

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Ushtria nuk është vetëm simbolike

Dhe strukturë përbërëse e ekzistencës së shtetit ,

Por, është siguria dhe liria kreshnike –

Ruajtëse më besnike e sovranitetit !

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

N’ funksionim të tij , shteti gjithë ka pësuar –

Nga kapja e brendshme , e pa kontrolluar !

Nga përvetësimi i individëve të autorizuar –

T’ a  ushtrojnë atë , sipas normës së shkruar !

 

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Kjo ndodhë edhe në Kosovën e përvuajtur –

Gjatë shekujve të zi që filluan shumë herët !…

Por, gjithkund ndër ne shqiptarët e përbuzur –

Edhe më shumë se tek të tjerët !…

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Shtrirja abuzive e shtetit nga armiqtë –

Si shqiptarë na ka kushtuar robëri shekullore !…

Nga njerëzit tanë kushton varfërim i fëlliqtë ,

Zhvillim dhe demokratizim me një jetë mizore !…

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Miq të dashur , ushtria e një rendi ,

Forcat e armatosura të tij prej kapaciteti –

Janë t’ pazëvendësueshme për pavarësi t’ një vendi

Dhe sovraniteti komplementar t’ çdo shteti !…

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Andaj , sot i gëzohemi skajshmërish zhvillimit –

Transformimit t’ FSK-së , në Ushtri t’ Kosovës !

N’ rritje t’ pavarësisë dhe të shtet ndërtimit –

Garantues të paqes , sigurisë , zhvillimit t’ Kosovës !…

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

T’ përgëzojmë këtë moment t’ ngjarjes historike ,

Për këtë fitore të madhe legjendare –

T’ popullit heroik të Kosovës kreshnike

Dhe të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët !

Refreni :

Plot gëzim e lumturi …etj.

 

Gjilan, më 05.10.2018.         Demir KRASNIQI