URIME LLAP !!!

Agim Veliu , s’ta ka lanë shejë dikur Albin Kurti por sot, ta ka lanë shejë edhe atë në ballë LVV.
Je pas ba kapadai i madh.
Që me natëje luaje me karta të errta sepse mendoje që e ke botën në dorë si Thaqi.
Pastaj ke mendue që kurrë s’ke me njoftë humbjen.
Sonte fati yt Agim Veliu dhe juve LDK e akademikëve të Isa Mustafës, është dhjetëfish më i rëndë se ai i turrjes suaj kundër Albin Kurtit në kohë pandemie me 25 mars 2020.
Çka e mbjell ,e korr…
Sonte jam gëzuar shumë!
Më dhimbte zemra kur shkoja në Llap!
Kurrë më e varfër Podujeva s’ka qenë .
Kurrë më e mbytur Podujeva s’ka qenë.
Kurrë më në burg Podujeva s’ka qenë.
Sonte shpresojë shumë që Podujeva u lirua nga burgu 20 vjeçar dhe këtë liri e dha rinia Llapjane.
Urime Llap!
Urime rini!
Fitore më të pritshme se kjo, nuk kam ëndrruar, e kam ditë që do të bëhet realitet por e përjetova dhe ndjenjë ma të këndshme , s’kam përjetuar ka kohë!!!
P.S.
Së shpejt do të kemi zgjedhje të reja.
Qeveria Hoti është dështimi më i madh që ju ka kurdis Kosovës nga mbeturinat Thaqi, Mustafa,Haradinaj,Limaj ne kohë pandemie.
Albin Kurti po merr përmasa të larta si politikan i lartë ,i dijshëm, i dashur nga të gjithë!
Kosova e ka Albin Kurtin, prandaj për rininë
Albin Kurti është qiriu që na mbanë gjallë, është bomba që na rrit, është tornado që na merr me vete kudo, është ikona,feniksi i besimit tonë!
Ju politikana,ju deputet ,të zhytur mos na acaroni më shumë.
Dorëzohuni.
Sepse ju njohim mirë, e më mirë!
Kjo Qeveri duhet të dorëzohet meniherë. Poqëse vazhdoni ta acaroni rinin,popullin Albin Kurti dhe LVV, në zgjedhje të reja do të shkoj më shumë se sonte në Llap 52%.
63% do të jetë pak.
Busulla ka me pëlcit.
Mos harroni ju na e keni qarë edhe trapin…
Pse nuk e pranoi humbjen kandidati Rudari por Ministri i mbrenshëm Agim Veliu?
Sepse Agimi Veliu ka humbë, jo Nexhmi Rudari!