Urim për 10 vjetorin

Faridin Tafallari

Të Nderuar Miq e Dashamir!
Të Respektuar Shokë të mi Atdhedashës!
Po përfitoj nga rasti që, edhe unë t’ju falenderoj të gjithëve, miq e shokë, dashamir atdhedashës dhe njëherit t’ju përshëndes që, më uruat 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Me zemër ju Uroj Juve, të nderuar shokë e miq këtë gëzim të madh, këtë FESTË- PAVARËSINË, tepër të rëndësishme për Kosovën tonë të dashur! E fituam me mund e shumë sakrifica PAVARËSINË, ku drejt rrugës së saj, shqiptarët e Kosovës kurrë nuk e ndalën luftën e tyre dhe populli morri atë, që i takonte prej kohësh, të drejtën e tij, lirinë e tij, pavarësinë e shtetit të tij!

Kurrë të mos e harrojmë se, ishte vendimtare lufta heroike e UÇK-së sonë të lavdishme, e cila doli nga gjiri i popullit atdhedashës e liridashës, që kurrë nuk rreshti së luftuari për këtë ditë të bardhë!…Është e vërtetë dhe nuk mund të mohohet për asnjë moment mbështetja edhe nga popujt dhe shtetet mike, që na ndihmuan me mënyra të ndryshme në favorin tonë!…

… Ne arritëm një ëndërr të madhe dhe erdhëm deri këtu, gjë që është për të ju gëzuar! Po sot vërtet e kemi lirinë, por ama jo edhe pavarësinë e plotë!?…Dhe kjo është për mua, atdhetarin veprimtar, është një brengosje e dhimshme!? Sepse, kjo po ndodh nga mos vullneti, nga mos aftësia e atyre, që i kemi në krye e që na udhëheqin!?!

Fatkeqësisht krerët tanë, menjëherë pas heqjes qafe të armikut shkja nga toka jonë e okupuar, u lëshuan si ujku pas deles… dhe mjerisht janë të shumtë ata, që i morën frerët nëpër duar, me apo pa merita!? Populli nga gëzimi i madh, që arritëm deri këtu, i votoi me shumë dëshirë, i bindur se po i voton djemtë e tij. Qëllimi kryesor ishte Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe populli edhe kësaj ju gëzua!? Por, këta, kryesuesit tanë e shfrytëzuan moskujdesin e popullit dhe ia filluan lojës së tyre, që e “luajtën” për dy dekada, lojë, që po e luajnë edhe sot e për ditë, me gënjeshtra e rrena, me hajni e poshtërsi, me imoralitet të çdo kallepi…E gjetën tamam kohën për të shfrytëzuar së pari djersën e popullit dhe jo vetëm kaq, por shkelën edhe mbi gjakun e dëshmorëve!

Populli iu besojë dhe besimi i tij u keqpërdor, u përdor ndryshe! Kurrë populli nuk e ka pritë të vidhet nga djemtë e tij në pushtet, nga ata, që e përfaqësonin, por mjerisht kjo kështu ndodhi !!!

Ne menduam se, ata, që sot i kemi në krye, do të na gëzonin aq edhe sa vetë Pavarësia! Por jo! Kjo nuk na gëzojë, por na hidhëroi… dhe akoma po na hidhërojnë këto veprimet, që po i bëjnë të tanët… ne ishim mësuar të na shtypnin të huajtë, armiqtë e përbetuar, që nuk na kursenin as edhe ashtin, siç e thotë populli…e dinim se, tek ata nuk kishim besim e nuk prisnim diçka më mirë. E nga të tanët??! E tmerrshme!!!

…Këta, pushtetarët tanë, u lëshuan pas parasë, pasurisë, vjedhjes, uzurpuesëve të tokave, pasurive të Kosovës, u treguan arrogantë, të pa moralshëm, ngarendën në theqafje pas luxit…!? E harruan luftën, gjakun, mundin, sakrificat e mbi të gjitha edhe vullnetin e shumëpritur të popullit!? E shitën pasurinë e popullit të Kosovës për tu pasuruar vetë paskajshmërisht e pafund. Populli i shumëvuajtur i papunë i lodhur e i rraskapitur nga gjithë ato dekada lufte e përpjekje….në skamje e varfëri!!!

….Na dhëmb Kosova plagëmadhe që, edhe sot në këtë 10 vjetor ke shumë se çfarë t’i thuash!!! Zëri i saj na thërret të bashkohemi, të jemi të lidhur, të vazhdojmë se, ka ende shumë për të bërë drejt qëllimit final, RIBASHKIMIT MBARËKOMBËTAR -SHQIPËRISË NATYRALE!!!..