Uragani “ALGLOBOS” pushton skenat muzikore shqiptare

Shkruan: Florim Zeqa                     11.07.2017

Uragani “ALGLOBOS” pushton skenat muzikore shqiptare

Maratona muzikore e grupit “ALGLOBOS” nuk ka të ndalur. Fillimisht shpërthyen me video-klipin “Dua të jetoj”, vazhduan me të dytin “Për ty mendoj”, për të ardhur tek videoklipi i tretë brenda tre muajve, me Reggaeton Shqip, i realizuar në mënyrë të shkelqyeshme në Studion SWART-Media Production në Tiranë.

Grupit fantastik “ALGLOBOS” përbëhet nga Bledar Zeqa e Klodi Qahajaj dhe është njëri prej grupeve më të suksesshme në mërgatën tonë.

Bledar Zeqa, i njohur me noftkën BLEDI i lindur në Mitrovicën e Boletinit (Kosovë), ndërsa Klodi Qahajaj, i njohur me nofkën KLANDESTINO i lindur tek shkëmbi i Kavajës (Shqipëri). Këta dy të rinjë janë dueti më simpatik dhe më i kërkuar në diasporën shqiptare në Itali.

E vaqanta është se përveq muzikës, etnitetit dhe gjakut shqiptar, këta dy të rinjë i bashkon edhe viti i lindjes (1987) dhe emigrimit në Itali (1998). Bledi i ikur nga flakët e luftës në Kosovë, ndërsa Klodi nga situata e rënduar socio-ekonomike në Shqipëri.

Pas realizmit të Reggaeton Shqip, grupi “ALGLOBOS”, gjegjësisht dueti Bledi-Klodi janë bërë përveqse të njohur, edhe shumë të kërkuar nga adhuruesit e tyre në mërgatën shqiptare në Itali.

Kështu, “ALGLOBOS” me punën e tyre të jashtëzakonshme, përformancën e shkëlqyer në skenë dhe mesazhin e fuqishëm të këngëve të tyre janë vënë në shënjestër të dy organizatorëve më të suskesshëm të koncerteve në Itali; “NEXT Event” dhe “GOLD EVENT”, për të cilët grupi “ALGLOBOS” është bërë cak i pakalueshëm.

Videoklipi i fundit, gjegjësisht Reggaetoni Shqip i grupit “ALGLOBOS” ua ka hapur rrugën e suksesit drejt skenave muzikore edhe jasht vendit ku jetojnë (Itali).

Kështu vetëm javëve dhe ditëve të fundit kanë përformuar në disa skena televizive, duke e bërë videpklipin akoma më të kërkuar nga adhuruesit e tyre në të gjitha vendet dhe trevat ku jetojnë shqiptarët.

Thënë ndryshe, uragani “ALGLOBOS” ka pushtuar skenat muzikore shqiptare. Përveq kërkesave për pjesmarrje në shumë koncerte në Diasporë dhe trojet shqiptare (Kosovë e Shqipëri), gjatë muajëve korrik-gusht janë të ftuar të përformojnë në shumë dasma dhe ahengje familjare shqiptare.

Si gjithnjë, grupi “ALGLOBOS” me modesti ju përgjigjet ftesave të bashkatdhetarëve, ngase nuk janë nga ata që vëjnë kushte (çmime të larta) për shkak të shpirtit human dhe kushteve të mira socio-ekonomike që posedojnë.

Grupi “ALGLOBOS” aktualisht ndodhet në Kosovë për arsye të realizimit të videoklipit të radhës dhe pjesmarrjes në disa aktivitete, ndersa në muajin shtator planifikojnë të realizojnë videoklipin e pestë me radhë. Njiherit do të jetë ky Reggaeton Shqip, i dyti me radhë, i realizuar jasht studiove televizive, në ambiente të hapura dhe vende me peshë historike për kombin tonë.

Videoklipi i pestë i grupit “ALGLOBOS”, pritet të jetë kryevepër e dy të rinjëve shqipar në Diasporë.

https://www.youtube.com/watch?v=0U33GNeQpf4