Unë s’dua të bëhem politikan që qaros me kafe të dielave…

Nga Luan Mehmetaj

Unë s’dua të bëhem politikan që qaros me kafe të dielave, teksa rrëmben dinjitetin e qytetarëve gjatë javës.

Po ju drejtohem ju: qytetar, bashkëqytetar, student, intelektual, prindër, të gjithë juve – mos lejoni që e diela e kafeve të ua rrëmbej mendjen, ndjenjat, shpirtin, arsyen, dinjitetin dhe integritetin tuaj. Mos lejoni që politikan të tillë, deputet, ministria, këshilltar, zyrtar etj, të vijnë të dielave në qytetin tuaj dhe t’u mbledhin për një kafe, për një drekë, pastaj për një fotografi dhe në fund të tallen me votën tuaj, me qenien tuaj.

Kjo është mënyra e tyre, interesi i tyre dhe plani i tyre. Ata nuk intëresohen për jetën tuaj, qytetin apo fshatin tuaj, ata s’kanë ndjenja për vendin tuaj, sepse ndjenjat e javës i shfryejnë në kryeqëndrat e tyre. Kurse juve, u mbajnë me kafe, me dreka, me premtime dhe oferta të rrejshme.

Nuk ka gjë më të rënd se sa kur politikani dhe politikanët e tillë ua fyejnë dinjitetin, integritetin, intelegjencën, ua marrin mendjen dhe ndjenjat dhe ju shndrrojnë në “robër demokratik.

Mos harroni, ju jeni njerz, jeni familjar, jeni nxënës, student, mbani familje dhe keni obligime ndaj fëmijeve tuaj. Atëherë, mos lejoni që fëmijet tuaj të rritën me ndjenjen e varsisë, ndjenjen e të fortit kinse, ndjenjen se pushteti shteti është i tyre dhe vetëm ata mund t’ua bëjnë zgjidhjen, duke përdorur e keqpërdorur pushtetin.

Qytetar të Deçanit, po ju drejtohem juve, sepse jam bashkëqytetar i juaj, mendoni me dinjitetin tuaj, mos e lejoni të ju shkelin “të fortit” e politikës. Kujtoni gjithmonë integritetin tuaj, shpirtin tuaj dhe ndjenjat e juaja. Politika dhe shteti nuk janë pronë e askujt. Politikani është vetëm përgjegjës për vullnetin tuaj dhe kërkojeni këtë përgjegjësi çdo herë.