U ndezën neonet

Poezi Xhevahir Cirongu

U ndezën neonet

 

Ashtu si e përgjmur

Erdhi edhe mbrëmja mbi qytet,

Me lotin e kuq në syrin e ndezur

Në horizontin e detit lamtumirën dielli e la.

 

Me hap të ngadaltë

Muzgu i mbrëmjes erdhi mbi qytet,

U ndezën neonet tortuarve

Dëgjohen pëshpërimash fjalësh nga njerëzit

Në këtë natë vere gushti

Dhe yjet nga vapa heshtnin.

 

Të pres çdo mbrëmje krahapur

Gjumin ta bësh o natë në krahët e mi,

Sakaq tek ai neon i bardhë

Fole zogjësh e putheshin si fëmi.

 

U ndezën neonet në atë qytet

Të qeshur njerëzit rendnin pas dritës neon;

Vajzat me flokë kaçurrela dallgëzuar si valë deti

Bashkë me djemtë mbrëmjeve  rrugicave ecnin

E  puthjet ndezur i linin te ai neon.

Eh, sa i duam dritat neon

Kur mbrëmjeve  qytetit japin bardhësi,

Sepse te ai lot i kuq i diellit në perëndim

Gjendet e shkruar magjikja fjalë : Dashuri!

 

Durrës, 17 Gusht 2017