Turqia gjithmonë pranë shqiptarëve në kohët më të vështira

Turqia gjithmonë pranë shqiptarëve në kohët më të vështira

Nga Skënder Sadri KAPITI

Turqia, furnizuesi i tretë më i madh në Botë  për ndihmë mjekësore  në kohën e përhapjes së koronavirusit  (COVID-19), dhe gjithashtu, Turqia  siguron sasinë më të madhe të ndihmave humanitare në botë.

Por Turqia,, Presidenti  Erdogan, qeveria dhe populli turk gjithmonë pranë shqiptarëve si askush tjetër në Botë.

Turqia ishte shteti i parë  i cili dërgoi ekipet e emergjencës dhe të ndihmës ne ditët e para të termetit që ra në Shqipëri. 

Turqia ishte shteti donator falas për Shqipërinë për ndërtimin e 500 banesave për të strehuar shqiptarët të cilëve ua shëmbi shtepitë tërmeti, në një kohë kur vetë Turqia po përballet me pasojat  e rënda të tërmeteve të shumta që kanë goditur vetë  Turqinë.

Turqia është shteti i parë dhe i vetëm që iu gjënd Shqipërisë me ndihmat emergjente mjekësore për luftimin e koronavirusit.

Turqia dhe Presidenti Erdogan janë ata  të cilët duke parë gjëndjen e mjerueshme të shëndetësisë në Shqipëri po ndërtojnë spitalin më të madh dhe më modern në Shqipëri në një kohë rekord brënda tre muajsh.

Dhe jo vetëm kaq por edhe duke parë edhe situatën tejet të rënduar të përmbytjeve në Shqipëri  është po Turqia ajo e cila po ndihmon Shqipërinë edhe për  Bujqësinë,Zhvillimin Rural, për kullimin , sistemimin dhe ujitjen e tokave bujqësore.

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

“Ajo që nënshkruam është një paketë ndihme, një grant për Ministrinë e Bujqësisë të Republikës së Shqipërisë, kryesisht në fushat për t’u mbrojtur nga çdo rrezik natyror. Gjatë bashkëbisedimit që kishim me kolegen vunë re disa detaje, problematika apo tematika që janë të ngjashme në Shqipëri dhe Turqi. Do të vazhdojmë të qëndrojmë korrekt në atë që kemi nënshkruar të dyja palët, gjithmonë në shkëmbim të informacionit, të dijes dhe njëkohësisht do të qëndrojmë pranë me të gjithë mundësitë tona që kemi ne si shtet“, tha ministri turk.

Ai theksoi se çështjet që kanë diskutuar ka qenë për sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve, si dhe bashkëpunimin mes universiteteve.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë aktivë me të gjitha format tona, me të gjitha mënyrat tona dhe sot një donacion i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të jepet në Shkodër“, u shpreh më tej ministri Pakdemirli.

Duke përmendur edhe ndërtimin e banesave nga Turqia për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, ministri turk theksoi se, “Turqia do të vazhdojë me të gjitha mënyrat për të investuar për Republikën e Shqipërisë. Ne si Republikë e Turqisë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë shqiptarëve, vëllezërve tanë”.

Ministrja Ekonomi gjatë deklaratës për mediat tha:

“…Sot jemi të fokusuar tek fusha e bujqësisë, sidomos në këtë moment. E çmojmë shumë dhurimin që po i bëni Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me pajisje që ndihmojnë për të përballuar situatën e prezencës së ujit në tokat bujqësore, duke ndihmuar kështu si ujitjen edhe kullimin e sipërfaqes së tokës bujqësore të punueshmeBashkëpunimi ynë nuk qëndron vetëm këtu, bashkëpunimi ynë është më i gjerë se kaq sepse për ne është shumë e rëndësishme transferimi i dijeve, ekspertizës së bujqësisë turke për karshi ekspertizës së nevojshme në bujqësinë shqiptare…“, u shpreh ajo.

Pas takimeve me zyrtarët në Tiranë, ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka vizituar Qarkun e Shkodrës, ku Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA ka shpërndarë ndihma për fermerët në zonat e përmbytura në muajit e fundit në zonën e Nën-Shkodrës.

Këtu përmënda vetëm ato se cfarë Shteti Turk dhe presidenti  Erdogan  kanë bërë dhe bëjnë për Shqipërinë këto 2 vitet e fundit ,por Turqia ka 100 vite që u është gjëndur pranë gjithmonë shqiptarëve në ditët më të vështira.