Turqi: Erdogan dhe Putin diskutojnë çështjen e energjisë

Turqi: Erdogan dhe Putin dialog mbi çështjen e energjikës

Stamboll – Presidentët rus Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll të hënën 10 tetor filluan diskutimet të përqëndruar në bashkëpunimin energjetik, duke injoruar mosmarrëveshjet e tyre të thella mbi Sirinë.

Takimi, në një pallat në Stamboll, u zhvillua gjatë Kongresit Botëror të Energjisë të mbajtur në metropolën turke në praninë e Putinit dhe që është vizita e tij e parë në Turqi që nga fundi i krizës serioze diplomatike mes dy vendeve.

Pas disa muajsh përpjekje të njëpasnjëshme prej shkatërrimi nga forcat ajrore turke të një avioni luftarak rus mbi kufirin siriano-turk në nëntor 2015, të dy udhëheqësit janë të vendosur për të rivendosur paqën.

Ky takim është i treti që  kur Moska dhe Ankaraja ranë dakord në fund të qershorit për të normalizuar marrëdhëniet, por ky është i pari që mbahet në tyrqi./Filolet/