Trillet që ndezën zjarre

Poezi nga Xhevahir cirongu

Trillet që ndezën zjarre

M’u ulën te pragu i derës
Rrezet e diellit atë mëngjes,
Zgjou nga gjumi, ç’farë pret?
Dhe laji me ujë trëndafili
Sytë e bukur, e të zes.

Po ti moj mike ç’pate,
Që rri ashtu si lule në monopate;
Si zanë më erdhe, plotë fate
Me rrrezet e diellit , pive dhe kafe.

Është diell dimri, na përshëndet
Dhe ti moj zanë, mos rri menduar,
Pse ke derte, afrohu me të vërtet!?
Ishin trillet, tek pragu trokitën
Zjarre ndezën në të perënduar.

Durrës, 24 dhjetor 2017