Treni ilegal dhe zhurma rreth tij

Sylejmon Lokaj

Pompoziteti i çfrenuar dhe ikonografia tradicionale nacional -shoveniste , të cilat i kishte përzgjedhur Qeveria e Serbisë me ” promovimin ” e të ashtuquajturit ” trenit rus ” dhe linjës hekurudhore nga Serbia për në qytetin e Mitrovicës dhe ndalesa apo kthimi prapa kokëulur dhe të turpëruar të atyre që gabimisht e kishin ideuar këtë maskaradë prej nga ishte nisur , sot tregoi çartë dhe prerazi në rend të parë për pasuesit ideologjik të tandemit Miloseviç -Sheshel , të cilët qytetarët e këtij shteti fqinjë i kanë zgjedhur t i udhëheqin ata , se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe se i ka institucionet dhe mekanizmat e saj , që me përgjegjësi kushtetuese dinë ta mbrojnë sovranitetin shtetit të Kosovës . Pra , reagimi i sotëm i Institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të përgjegjësive kushtetuese të secilit nga ato , ishte një veprim i domososhëm institucional , pa zhurmë e pompozitet të panevojshëm , i cili do të duhej të përshëndetej me një zë nga të gjithë . Spikatë veçanërisht edhe profesionalizmi dhe reagimi i Policisë së Kosovës , e cila çdo ditë e më shumë po dëshmohet prej policive më të pregatitura në rajon. Sot , vetëm një gjë nuk më ka çuditur dhe ai ka qenë shpërthimi emocional e tërësisht i çakorduar i Vuçiçit dhe sejmenëve të tij në Beograd .

Në anën tjetër epilogu i gjithë kësaj situate provokative , që me të drejt ka shqetësuar qytetarët e Republikës së Kosovës , tregon se si në situata të tilla kemi obligim të jemi shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet tona në mënyrë që duke paragjykuar situata të caktuara të mos dalim joserioz para opinionit . Fjala publike ka peshë , sidomos kur flasim në emër të subjekteve të caktuara politike , Edhe deklaratat dhe prononcimet e subjkekeve politike parlamentare dhe joparlamentare të spektrit opozitarë lidhur me këtë temë , të cilat u dhanë gjatë ditës derisa treni po qarkullonte ende në teritorin serb , ishin paragjykuese , të ngutshme dhe aspak produktive as për qytetarër e vendit , por as edhe për subjektet respektive politike . Është e drejtë demokratike , madje edhe obligim kushtetues , që opozita si në nivelin qëndrorë , poashtu edhe atë lokal të ketë rol konstruktiv dhe korrigjues ndaj çdo veprimi ose mosveprimi të qeverisë , ama ajo duhet të jetë zemërgjerë që të përshëndes edhe sukseset në menagjimin e mirë të situatës , siç ishte rasti i sotëm , ndërsa kur ngutemi në deklarimat tona , ka vend edhe kërkimfalja opinionit të lodhur tanimë nga akuzat dhe kundërakuzat me vend e pavend , që e kanë karakrerizuar skenësn politike të Kosovës qe një kohë të gjatë./BL/flt