Tre rrënimtarët e mëdhenj të Durrësit-M. Hoti, L. Koka dhe V. Dako

Tre rrënimtarët e mëdhenj të Durrësit-M. Hoti, L. Koka dhe V. Dako

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk është termeti i 26 Nëntorit 2019 apokalipsi i Durrësit , por janë tre ishkryebashkiakët e qytetit të Durrësit : Miri Hoti, Lefter Koka dhe Vangjush Dako, ku këtij të fundit si kampion korrupsioni i  është ndaluar edhe hyrja në SHBA.

Tërmeti shëmbi ndërtesa , banesa e pallate, dhe viktimat njerëzore nuk i shkaktoi  ai,  por ato u shkaktuan nga ndërtimet korruptive, kriminale dhe abuzive të dhëna nga këta tre rrënimtarë e mafiozë të lejeve të ndëtimit  dhe të betonit.

Por,  këta të tre nuk janë vetëm autorët e krimit të lejeve të ndërtimit, por këta janë autorët e krimit infrastruktruror, mjedisor, urbanistik, turistit, historik  dhe të shkatërrimit të identitetit të qytetit të Durrësit.

Këta të tre janë autorët e groposjes dhe të betonizimit të qytetit, të betonizimit dhe të asgjësimit të trashëgimisë historiko-kombëtare të qytetit mijravjecar të Durrësit. Këta të tre janë arkitektët të cilët shkatërruan turizmin bregdetar, asgjësuesit e Plazhit të Madh të Durrësit me ndërtime abuzive, korruptive e kriminale që do ta kishin pasur zili edhe armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Këtyre tre personasve u duhet bërë  hetimi,  VETTING-u i gjithë veprimtarisë së tyre si kryebashkiakë, duhet të hetohen  se ku dhe si i kanë dhënë lejet  e ndërtimit, duhet të hetohet pasuria dhe pasurimi i tyre të cilët shfrytëzuan postin e kryetarit të Bashkisë , duke shitur leje ndërtimi, duke bërë biznes me ligjin dhe me detyrën, duhet të hetohen për krimin dhe për korrupsionin e tyre për betonizimin e bregdetit , plazhit, qytetit , lagjeve, parqeve dhe pronën publike dhe për krimin e tyre për viktimat dhe humbjet e jetëve njerëzore nga katastrofa që ka vulën e tyre.