Tranzicioni: Shqipëria nga regjimi komunist kaloi në regjimin e drogës dhe krimit

Tranzicioni: Shqipëria nga regjimi komunist  kaloi  në regjimin e drogës dhe krimit

Nga Skënder S.KAPITI

 Politika shqiptare e të gjitha ngjyrimeve dhe regjimeve partiake të tranzicionit paskomunist e kanë parë  dhe e kanë keqpërdorur Demokracinë si Luftë për pushtet, si luftë e betejë  për të kapur shtetin, drejtësinë, korrupsionin dhe trafikimin e drogës. Pra politika duke marrë pushtetin si qëllim ka pasur gjithnjë për ta uzurpuar dhe për ta shfrytëzuar shtetin, duke e përdorur atë  si mjet për të realizuar objektivat kriminale për të zhvatur, grabitur dhe vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe ato shtetërore, për të abuzuar  me paranë publike, me tenderat, me investimet dhe me borxhet shtetërore; për të kontrolluar dhe për të  bërë kontrabandën dhe kultivimin e trafikimin e drogës.  Me këto është marrë “biznesi politik” i politikës dhe i politikanëve shqiptarë në këto vite të tranzicionit.

Kjo nuk mund të spjegohet ndryshe përderisa Shqipëria është vëndi më i korruptuar, më i kriminalizuar, më i prapambeturi, më i paintegruari, më i varfëri, më i papunë,   dhe më problematiku në Europë edhe për padrejtësinë e drejtësisë, edhe sidomos e kryesisht për kultivimin e trafikimin e drogave. Fatkeqësisht një realizim dhe ekspirementim  të tillë e kanë  aplikuar  si model përvoje  edhe politika dhe politikanët e Kosovës.

Droga dhe krimi janë problemet madhore me të cilat ballafaqohet  sot Shqipëria , dhe se ato janë pra problemi kryesor  i cili pengon zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.

Droga dhe krimi ,prej tyre kryesisht Shqipëria mbahet e izoluar dhe jasht nga BE-ja, pasi BE nuk integron në gjirin e saj shtete të tilla prej të cilave importohet krim dhe drogë.

Krimi dhe droga, si dhe korrupsioni kanë sfiduar  dhe kanë kapur  politikën, shtetin dhe ligjin në Shqipëri.

Prandaj ndërhynë SHBA për miratimin e ligjit të VETTING-ut dhe këmbëngulin për Dekriminalizimin e politikës e cila do të mundësojë  çmontimin e regjimit të drogës ,të krimit dhe të korrupsionit nga sistemi politik dhe nga drejtësia ,gjëndje kjo e cila mori përmasa alarmante sidomos këto vitet e fundit, në vitet  2013-2017, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste e cila solli reaksionin  zinxhir të rritjes së papunësisë, të varfërisë, të pasigurisë dhe sidomos të eksodit ku gjatë kësaj periudhe u larguan nga Shqipëria mbi 250 mijë qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kërkojnë azil ekonomik nëpër vëndet e BE-së. Pra ashtu sikurse në vitet 1991 shqiptarët u larguan masivisht prej pasojave të rënda të regjimit komunist ashtu edhe sot shqiptarët largohen akoma nga atdheu por tani prej regjimeve politike të drogës, të krimit dhe të korrupsionit paskomunist.

Nuk ka media në Shqipëri, nuk ka lajme në televizionet  në Shqipëri por edhe nga ato europiane  që pothuajse çdo ditë të mos fillojnë me drogat, me kultivimin dhe me trafikimit të tyre.

Kjo ka krijuar përshtypjen e instalimit në Shqipëri  të një regjimi të drogës. Kulmi arrin deri atje sa që në këtë ndërmarrje të tillë  kriminale shumë të rëndë të përfshihen edhe strukturat e larta shtetërore, ku akuzohen politikanë të lartë,deri dhe ministra, kryetar komunash,  dhe shefa e drejtorë policie etj. Kjo edhe për faktin tjetër pasi për trafikimin e drogës , të hashashit  janë përfshirë deri edhe bazat ushtarake detare dhe  ajrore  të ushtrisë. Kjo tregon se droga kryesisht e ka kapur dhe e kriminalizuar sistemin, dhe lufta kunder saj duhet të shpallet si emergjencë pasi përbën një kercenim real të madh social dhe kombëtar.

Ky realitet ka mundësuar dhe inkurajuar që media prestigjoze nderkombëtare ta etiketojne Shqipërinë si Kanabistan.

Zakonisht në bote regjimet identifikohen me atë se si qeveriset, administrohet  dhe si zhvillohet e kulturohet ai vënd apo shtet.

  1. sh. Regjimi komunist quhej i tillë sepse ndertonte dhe funksiononte komunizmi, regjimi feudal prej feudalizmit, diktatorialët dhe autokratët prej diktatorëve dhe autokracisë etj.

Eurodeputeti Kukan, drogën, që në Tetor të vitit 2016 e quante: problem gjigand në Shqipëri i cili rrezikon shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjëndja e drogës në vazhdimësi vetëm se e bëri akoma më shqetësues problemin në rang europian sa që edhe Raporti i Marsit të vitit 2018 i Bordit Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017 e identifikon Shqipërinë si burimin kryesor të kanabisit që përdoret në shtetet e Bashkimit Europian.

Si pasojë e këtij realiteti problematik jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Europën, Shqipërinë e etiketojnë shumë personalitete të larta dhe media ndërkombëtare si Kanabistan.

Kjo ndodh sepse etiketimi vjen prej kanabisit ashtu sikurse ka vënde të cilat janë të njohura dhe shquhen e permenden botërisht edhe prej asaj se çfarë ato prodhojnë , prej  burimeve minerale dhe prej  kulturave bujqësore që kultivojnë dhe i eksportojnë, kështu p.sh, njihen vëndet e Amerikës Latine dhe të Afrikës për kakaon dhe kafenë, vëndet aziatike për orizin, Amerika për grurin , shtetet e lindjes së mesme për naftën etj.

Dhe Shqipëria për fat të keq po njihet ndërkombëtarisht e shquhet aktuaklisht për kanabisin, per hashashin.

Në regjimin  komunist prioriteti kryesor i saj ka qenë bujqësia koooperativiste dhe ajo e ndërmarrjeve shtetërore, ku përparësia kryesore e atij sistemi ishin kultivimi i drithërave të bukës  si gruri e misri, pasi socializmi shqiptar kishte moton e tij  që: “lufta për bukën është lufta për socializmin”.

Tani në Demokraci zhvillohet beteja për kanabisin. Beteja për kanabisin është biznesi kryesor “kapitalist”me të cilin fitohet shpejt  pasuria, investimi  dhe paraja. Këtë e siguron si mundësi regjimi politik i lirisë së  “demokracisë” libertariane të korrupsionit dhe i mosfunksionimit të shtetit dhe të ligjit.

Me rënien e komunizmit dhe në vazhdimësi nën hijen e patronazhin e regjimeve  të  partive politike hyri si kulturë  por edhe si edukatë kultivimi, konsumi dhe trafikim i drogës  ku sot ka arritur kulmin dhe është bërë problem dhe shqetësim i madh edhe për Europën aq sa mediat gjermane në Shkurt të vitit 2018 shkruajnë se: Shqipëria, origjina e drogës, na kanë pushtuar kartelet shqiptare” dhe po kështu Televizioni ARD në edicionin e lajmeve e cilësoi Shqipërinë si “Kolumbia e Europës”, dhe po kështu media greke në Shkurt 2018 shkruan se : Shqipëria ka prodhim rekord të kanabisit në çdo rajon dhe pothuajse në çdo fshat, dhe pra droga në Shqipëri është problem dhe shqetësim politik, diplomatik, social  dhe  mediatik europian.

Droga shqiptare sot është bërë fjala më e përdorshme kudo në ambjentet politike, mediatike, nëpër lokale, shkolla, ne ekonomitë fermere bujqësore ,në shoqëri dhe deri në familje., dhe jo vetëm kryefjala por  ajo ka fituar edhe statusin e mjetit  dhe të marifetit më të shpejtë fitimprurës dhe shikohet si një biznes kultivimi ,përpuninmi, trafikimi dhe eksportimi pavarësisht se ligji e ndalon dhe e ndëshkon një gjë të tillë si vepër kriminale.

Mirëpo “ligji i gjyqtarëve dhe i prokurorëve shqiptarë” , edhe ai vetë është korruptuar, blerë  dhe është kriminalizuar edhe ai nga droga, nga paraja e saj dhe e korrupsionit me të ashtu si politikanët.

Ky ligj  ndëshkon shumë ashpër dhe rëndë ata të cilët merren me cikërrima , me sasisira të vogla të ndonjë grami droge dhe jo ata të sasirave kuintalëshe dhe të tonelatave.

Ligji sa më shumë duket sikur po e lufton drogën por çuditërisht në vënd që të pakësohet droga , ajo rritet, shtrihet, përhapet  dhe shtohet. Ishte vetëm në Lazarat , u duk se u lokalizua , u ndalua dhe u luftua por u rrit , u përhap dhe u kultivua kudo në fusha, fshatra, sera,kodra e male, dhe hashashi është bërë edhe vrastari e bletëve, ku vitin e kaluar prej hashashit u zhdukën gjysma e koshereve të bletëve ,pra një genocid ndaj bletëve.

Madje droga është bërë edhe “kriter  CV-je” dhe standart politik, policor dhe administrativ që të mundëson për t’u punësuar atje, pra që t’i shërbesh në regjimit.

Me paratë e drogës flitet jo vetëm nga votuesi por edhe nga vetë politika se me to blihen edhe votat dhe fitohet edhe  pushteti.

Ky realitet e ka dëmtuar shumë rëndë në arenën ndërkombëtare personalitetin , dinjitetin dhe imazhin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë . E si mundet që Shqipëria të integrohet në BE kur ajo është burim i kanabisit dhe ku prej Shqipërisë “eksportohen” për në BE krimi dhe droga?

Prej këtij regjimi kriminal të narkodrogës është instaluar narkoshteti, prej krimit të drogës vjen varfëria, papunësia, moszhvillimi; dhe prej drogës burojnë dhe kriminalizohet politika e drejtësia ; krimi elektoral, shitblerja e votës, krimi ordiner , aksidentet, divorcet,krimi në familje,prostitucioni, korrupsioni; biznesi i pisët,  vjedhja e grabitja; parazitizmi, frika, pasiguria dhe ankthi.

Paraja e drogës sfidon edhe paranë e bizneseve dhe të  punës së ndershme duke arritur deri atje sa që të bashkohet dhe të bashkëpunojë edhe me të.

Regjimi të cilin e instalon droga është dhe përbën një kërcënim real dhe të madh për kombin, për shoqërinë shqiptare, për sovranitetn kombëtar , gjë e cila  do u kushtojë  brezave edhe në të ardhmen.