Tradhtia është nëna e poshtërsive

Tradhtia është nëna e poshtërsive

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Tradhtia është pabesi, është mosmbajtje e fjalës  së dhënë dhe e as të premtimeve. Tradhtia është kur mashtron dhe kur gënjen për të mashtruar.

Tradhtia është imoralitet,  amoralitet, demgogji,  djallëzi dhe hipokrizi.

Tradhtia është ajo e cila shet interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për interesin personal.

Tradhtia është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë dhe ndaj pushtetit të së keqes për përfitime, hajni, korrupsion e rehati.

Tradhtia është injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është personalitet i njerzëve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerezve shpirtlig dhe nihilistë.

Pra, tradhtia është nëna e të gjitha poshtersive, është edhe krim, edhe vjedhje. Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese  e  politikanëve, kryetëparëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë. Tradhtia është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, patriotizmit dhe ndershmërsë.

Tradhtia është pritë dhe kurth i frikacakëve dhe burracakëve. Tradhtia është maskë efikase që fshihet pas idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e fals.Popujt të cilët e falin tradhtinë  dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u është ndarë tradhtia politike sidomos.