TRADHËTOVE TROJET, KU TË KA RËNË KOKA, HE TË VRAFTË BUKA E KËSAJ TOKE!!!

FARIDIN TAFALLARI

…HE TË VRAFTË BUKA E KËSAJ KOSOVE!!!… HEU!..EDHE TI O RAMUSH „TRIMI“ E TRADHËTOVE POPULLIN TËND, TË SAKRIFIKUAR NË SHEKUJ PËR LIRI E MBROJTJE TË TROJEVE ARBËNORE?! TRADHËTOVE GJAKUN E DËSHMORËVE, GJAKUN E VËLLEZËRVE TË TU! TRADHËTOVE TROJET E TUA, TROJET SHQIPTARE TË KOSOVËS, ÇDO GJË TË FITUAR ME GJAK GJË QË, EDHE VETË SAKRIFIKOVE!!!… TRADHËTOVE TROJET, KU TË KA RËNË KOKA, HE TË VRAFTË BUKA E KËSAJ TOKE!!! …A po bindesh o populli im që, për të satën herë, djemtë e tu ata, që po të drejtojnë kanë kaluar në tradhëti ndaj teje, po të tradhëtojnë ditën për diell!!! Po po, po e shesin tokën tonë tek armiku, që dihet dhe mbahet në mend për luftrat e përgjakura mes ne shqiptarëve dhe atyre shkijeve të zi, kur dhe dihet mirë se, ne kemi luftuar për t’i mbrojtur me gjak, me zjarr e hekur trojet tona kurse ata, armiq të përbetuar, për t’i uzurpuar trojet tona, për ta rritur territorin e tyre, ashtu siç kanë vepruar deri më tani dhe akoma po vazhdojnë me të njëtin avaz!?… Edhe sot po të njëjtat veprime po i bëjnë, por më me mjeshtri duke i gjetur kokë-tradhëtarët tanë, që po të gënjejnë si nga presioni si dhe me mënyra të ndryshme, siç është edhe ky rasti i Demarkacionit me Malin e Zi, ku deri vonë kemi pasur armiqësi mes dy vendeve, sepse ata, lere që e kanë shtrirë vendin e tyre mbi trojet tona, por akoma kanë pretendime, gjë, që e morën më 22 mars të 2018!?! Këtë, për fat të keq, e arritën me marrëveshjen e Vienës, marrëveshje e nënshkruar nga Thaçiçi ynë me dorën e vetë, në sallat e luksit, pa e marrë jo mendimin, por edhe as aprovimin e mbi 100 deputetëve!?Dihet botërisht se, Mali i Zi, na i ka vrarë ndër vite e dekada burrat e mëdhej të këtyre trojeve tona, patriotë e atdhetarë sypatrembur, si trimin Isa Buletini edhe shumë atdhetarë të tjerë të flaktë!?… …Dhe tash, sipas veprimeve të tij, Ramushi po i zbaton

urdhërat e Thaçit dhe të Isës. Po mundohet të tregohet më i “mençuri” dhe më i “dituri” kryeministër i Kosovës…!? Mesa duket e ka “humbur gomarin në oborr” dhe nuk po sheh më larg se përtej hundës së vet!? Apo ndoshta e paska pasur në planprogramin e tij që, ta tradhëtoj popullin e dhe Kosovën për interesa të veta pose po…por, edhe të të ndërkombëtarëve!?! Ky zotri, edhe me zotritë e tjerë, duhet ta vras mendjen, sa nuk është vonë, se kah po shkon, në cilën udhë po shkel?! A e din dhe a e mendon se, kjo Kosovë është e mbarë SHQIPTARISË!!! Nuk është prona jote Kosova o Ramush “trimi”!… Dhe çdo pëllëmbë toke e Kosovës, i dhimset kësaj shqiptarie, ku bijt e saj kanë sakrifikuar e kanë derdh gjak e mund me dekada e dekada për të ardh deri këtu ku jemi sot! Nuk luftove vetëm ti, por një popull, një UÇK, e dalë nga gjiri i kësaj shqiptarie! Ndaj nuk mund të bësh çfarë të duash ti me popull e Kosovë…, e të na bëhesh zot i të gjithëve! Ky popull e kjo Kosovë dje të bëri komandant në luftë e sot kryeministër në liri…E ti ja “shpërbleve” me tradhëti!?!Veç mos harro se, kur është në pyetje tradhëtia, populli nuk të fal o “trim”, vonon por nuk harron, ta jep vendin e merituar, që kurrë më nuk mund të ngrihesh më në këmbë…!!! E moj Kosovë nuk u mësove dhe akoma nuk po mësohesh më lojrat e këtyre të vetquajturve “komandantë” të UÇK-së. Nuk u mësove as me ndërhyrjen e të huajve, që po i tërheqin prej hunde këta pushtat tanë qeveritarë?! Deri kur kështu?! Këtë rrugën e tradhëtisë e nisi Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që, asgjë nuk bën për këtë liri. Isa që herët ka qenë i shokut Tito dhe me si vëllezërit shkije të tij dhe, si miku më i besuar i tyre, i ka ndjekur të rinjt e të rejat, vajzat e djemtë, shqiptarë atdhedashës, duke i spiunuar tek UDB-a, që në kohën e Titos. Krerët tanë deri vonë i kanë shërbyer armikut shkja.. edhe tash po i nënshkruajnë ato plane, që po jua dikton serbi apo më mirë të themi sllavët e jugut në bashkëmarrëveshje me të huajt, në dëmin e shqiptarëve. Krerët tanë pa mbarim sillen nëpër zyrat e të huajve e sidomos me atë Greg Delawinë e SHBA-ve, tamam si në vitet e 1910-1914, kur nënshkruhesh ajo famëkeqja në Londër e Berlin… dhe tash kjo në Vienë të Austrisë, ku Thaçi e nënshkroi, si të ishte Kosova toka e tij personale, një dokument fund e krye tradhëti ndaj popullit e Kosovës!? Ndalesa e Ramush tradhëtarit nga organet e shtetit francez dhe futja e tij në “burg” ishte një taktikë e rrejshme. Ramushin e ndaluan pikërisht për ta ripunuar mirë që, t’i dëgjonte dhe t’i zbatonte ato “porosi”, të gjitha në vendin e tij, Kosovë…Rënia e

Ramushit në “burg” i shqetësojë shumë bashkatdhetarët tanë sa filluan të organizojnë protesta jo vetëm në Francë, por kudo ku kishte shqiptarë, për lirimin sa më parë të tij! Po kështu ndodhi edhe kur ai shkoi vullnetarisht në gjyqin e Hagës!? Populli nuk la gjë pa bërë për lirimin e tij…Po në borë e në shi, nëpër vendet më me ndikim që, të lirohet Ramushi si dhe Fatmir Limaj e të tjerë, “komandanta”….Për Thaçin s’kemi më se çka të themi se… ai sipas të gjitha veprimeve, po del se paska qenë përherë i tyre, tradhëtar!?!… …Greg Delawi, hartimin e z.Bulliqi e quajti “broçkulla”, ndërsa shumë analistë dhe njohës të kësaj lamije po e theksojnë se Bulliqi e ka paraqit shumë të saktë dhe jo i Murat Mehës! Ja se si dalin të vërtetat dhe jo broçkullat e Greg Delawisë, që e tregoj zemrën dhe ngushtësinë e tij!? Sepse, njëra arsye është që, ai do të bëhet edhe më i madh se populli i Kosovës, vetëm e vetëm për t’i kënaqur armiqtë tanë sllavë ndaj popullit shqiptar!..Dhe, nëpërmes krerëve tanë tradhëtarë ia arriti qëllimit…! Ambasadori amerikan Greg Delawi, i cili mbahet si mik i shqiptarëve, më duket se, po i futë hundët gjithandej në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, ama, duke i parë se, sa të marrë janë këta krerët tanë…por mesa shihet, edhe duke jua njohur nuhatjet ai, nuk i llogarit si drejtues të shtetit të Kosovës!? Ai, z. Delawi, hapur është në krahun e armiqve tanë serbosllavë, sllavëve të jugut…!!! Dhe ky është realitet, sepse ai, me deklaratat e tij, po tregon se ne, duhet që, sa herë të duan sllavët e Malit të Zi dhe të zijtë e tjerë sllavë, duhet tua plotësojmë kërkesat e tyre!?… Dhe pas këtyre do të duhet për tua plotësuar edhe serbëve kërkesat e tyre që, mund të ndodh edhe më e keqja, për ta lejuar Zajednicën që, akoma edhe më brenda trojeve shqiptare, të futet thellë e më thellë…dhe kjo do të ndodhë po sa ta përgatitin terrenin…sa ta kënaqin Malin e ZI…t’i kërkojnë vendet e tyre gjithandej, ka e ku ka kisha “serbe”… Kështu, pa ia prishur Delawisë, atij farë “miku”, dëshirat, të dhurojmë trojet tona të lara me gjakun e këtij populli martir..!!! E bukur besa, ky farë ambasadori ha bukën e Kosovës dhe mendon e vepron për sllavët e jugut!? Por Delavi duhet ta dijë se, çdo gjë ka edhe kufijtë e vet dhe se, duhet treguar troç atij se, kjo tokë ka Zot dhe Zot jemi ne, Shqiptarët!!! Zotri ke ardhur për ta ndihmuar këtë popull dhe jo për ta komanduar sipas qejfeve e dëshirave të tua!!! Ma do mendja që, ti z. Delawi, nuk i njeh kufijtë tanë se, deri ku shtrihen ata…!? Ndaj unë, shqiptari, bir i kësaj toke, nuk të lejoj asesi që bashkëkombasit e mi atdhetarë t’i quash rrugaç dhe broçkulla analizat e tyre për tokat e veta !!! E pra kështu është o populli im, kur i huaji të heq mish nga trupi yt, t’i duhet ta dish, se atij nuk i dhembë! Prandaj i huaji ta heq për mos me tu shëruar kurrë!!! E kështu është, kur e kanë lejuar krerët tanë me të tërheq për hunde!? Ta hoqën o Kosovë një pjesë nga trupi yt, me dhimbje, që ne atdhetarët e vërtetë e ndjejmë në trupin e gjakun tonë, një dhimbje e pashërueshme, për të cilën luftoi e luftoi fuqishëm edhe VV deri në momentin e fundit, por e shkërmoqën edhe atë…Të shohim se, çfarë ka pas Demarkacionit?! Çfarë do të sjellë ora e dita për Ty o populli im, për Ty oj Kosovë, mbas kësaj thike, që të nguli tradhëtia e bijve të tu pushta!!!