TRADHËTIA EROTIKE

NEBI DRAGOTI

DY TREGIME

TRADHËTIA EROTIKE

Tradhëtinë sot nuk e konceptojnë drejt,nuk e përceptojnë thellësisht sakt,filozofikisht ashtu siç duhet tek rraca njerëzore.Viola ishte shtatë vjeçe, kur e ëma Diana tradhëtonte të shoqin duke shkuar me një tjetër për t’u shfryrë seksualisht. Por, gjithçka e kuptonte në mënyrën njerëzore Viola e vogël, ndërsa urrejtja i rritej, i zmadhohej sa një mal.- Ç’ dreqin ka që shkon me tjetrin, kur babai im rropatet terë ditën për t’na mbajtur gjallë. Dhe vërtetë, babai i Vjolës, burri i Dianës ishte i pashëm e punëtor. Viola, një ditë, nuk ishte përmbajtur më dhe ia kishte zbrazur të gjitha babait të vet.Rezultat i kësaj të vërtete, tashmë, qe edhe ndarja që u bë pa eksese.Ajo për tradheti erotike ishte kapur mat. I shoqi me gjakftohtësi e kishte ndarë.Për këtë xhest burrëror flisnin mirë në lagje.Vitet kalonin si uji i lumit. Malli e përvlonte Dianën për Violen, bijën e saj, gjakun e saj.Por…”Koka bën, koka pëson”, i thonë fjalës. -Shihemi në TV, “Ka një mesazh për ty”,- ky iu duk veprimi që duhej të ndërmerrte. Viola nuk nguroj të merrte pjese. Nuk dinte gjë se kush e kishte bërë mesazhin. Me ta marrë vesh nguroi të përqafohej me nënën që i kishte bërë kokën. Viola ligjëroi bukur përpara publikut pjesëmarrës: -Nuk është nënë ajo që të lind, por ajo që të rrit! Në familje , tek babai i vet ndjehej shumë ngrohtë dhe njerka sillej si nënë e vërtetë. E dënoi shumë rëndë tradhëtinë erotike. Mendimet e Violës ishin bindëse. Duartrokitjet vazhduan gjatë në sallë.- Bravo, bravo ndëgjoheshin zëra , që ngriheshin lart e sa nuk dilnin jashtë të përhapeshin në ajër si mesazhi më pozitiv.

BUKËPJEKËSI

Rrasur kapelen e zezë gjer tek veshët dhe gjysma e ballit e mbuluar. Dhjetë hapa larg më bëhej si njeri i njohur. Ndoshta nga turpi nuk i shikonte njerëzit drejt tek kërkonte tek kazani i plehrave ambalazhe të hedhura për t’i shitur.- Duam bukë, baba, – e ndiqnin zërat e fëmijëve nga pas. Jetë e vështirë vërtetë. E, mbi të gjitha u çudita për personazhin tim real duke u menduar…-Eh, ku paska arritur Sadiku! E paska larguar pronarja e bëshme, flokëverdha e ve…Si duket ka gjetur bukëpjekës më të bukur, më të fuqishëm, e, sipas dëshirës së saj më qejfli. U afrova:-Tungjatjeta, Sadik! Ngriti koken, më pa drejt e në sy dhe në fytyrë mori çehre tjetër.- Më përzuri nga puna,- më tha. Familja duhet mbajtur. Për punë është bërë e vështirë.- S’ka gje, – i thashë,- edhe kjo punë është,- mjafton të mbash familjen. Mos kij turp! Ka qënë bukëpjekës i zoti. Më kujtohet, kemi punuar bashkë dikur.Era e bukës së grunjtë e pjekur për qejf, sikur na kundermonte akoma. Eh, buka e përditshme për të jetuar.