TRADHËTIA E KA EMRIN BURRË !?

TRADHËTIA E KA EMRIN BURRË !?

Shkruan: Refiqe R.Hamiti

Heronjtë që vdesin pa humbur mbesin heronj përjetë. Edhe ata që vdesin duke luftuar për liri po të tillë janë.

Nuk dua te identifikohem kishe po ia themë, pasi nuk e shikojë që përbënë diferencë. Njerëz jemi të gjithë, e në botën e atdhedashurisë , ndahemi kush dashuron atdheun e vet , me shumë, e kush dashuron me pak, kush lëndon, shkel, përdhos atë që për shumë njerëz që besojnë quhet ndjenja më fisnike në botë, atdhedashuria.

« Luftëtarët e lirisë « , të shëndrruar në pushtetar, të cilët janë të papërshtatshëm në shtetet e ish komunizmit mund të qëndrojnë me dekada në pushtet por ata , nuk i ndërron populli, (në Kosovë s’patën fuqi )…por aleatët ose armiqtë e tyre më të mëdhenj – kapitalistët.

Sistemi i centralizuar jep mundësi që pasuritë e shtetit ,të koncentrohen në duar të një grupi të vogël njerëzish. E që kështu ishte në Shqipëri e Kosovë.

Geri Aleni në veprën e tij:  » Askush nuk guxon ta quajë komplot”, për ish -shtetet komuniste jep definicionin vijues: « Nuk është lëvizje e masave të shtypura, mirëpo është krijuar e tillë, për të manipuluar dhe për ta shfrytëzuar ata milioner të cilët luftojnë për pushtet me qëllim që ta mbajnë nën kontroll tërë vendin ».

Së pari, nëse vrasja nuk do të kishte dalë më sukses, ka të ngjarë që as lufta e Vietnamit dhe as zmadhimi i qeverisë i njohur si « Great Society » (Shoqëria e Madhe) nuk do të kishin rënduar mbi Shtetet e Bashkuara siç ndodhi në të vërtetë. Projekti « JFK virtual ».

Andaj heshtja e krimit dhe të egzistuarit e mbinatyrshëm në shoqëri , kishin me qenë skandalet më të mëdha ,që si pranonë as Amerika.

Nuk të shpëton askush,as sot e as nesër. Me shpresue se të shpëton Amerika , ka qenë qyqarllaku ma i  » kamuflluar  » që ia parashtron vetës tënde . Ka qenë besim imagjinar në botën e çudirave në qoftë se kishte me egzistue.
Mos u habitni.
Shumëkush në Kosovë deri dje ka egzistue në botën e çudirave.
Keni jetue sot për nesër dhe ky është gabimi i luftëtarve të thirrur të pasluftës në Kosovë ,të shëndrruar në politikanë në emër të luftës.

Në qoftë se kishit me lexue libra të vjetër, ( sepse librat e ri komandantat i kanë shkruar për qefi), e kishit ditë ,se sekondi nuk e pret kurr sahatin ,me tërheq litarin.

E kishit ditë që shtëpia jote nuk vidhet dhe nuk krijohet me poter . Duke bërë komplote, tradhti dhe vrasje.

Sepse në botë kanë egzistuar shumë perandori që ishin, e sot nuk janë, kanë egzistuar shumë
komplote të paparashikueshem , të cilët kanë udhëhequr sekcione politike të armatave të mëdha , u vran mizorisht dhe pabesisht.
Andaj për me ua hapë trurin shqiptar të sotëm rikujtojë disa:

Hebreu gjeneral Jakiri u vra pabesisht .

Gjatë luftës së dytë botërore rusët kanë soastru ternet mizorisht.

Jagoda u burgos, edhe shumë të tjerë u zhdukën, e vendin e tyre e zenin rusët.

Në vitin 1938 shumica e udhëheqësve të vjetër, gjeneralë e politikanë të Rusisë bolshevike dolën para gjyqit për tradhti, spiunazhë, për tradhti të atdheut dhe u likuiduan nga dora e Stalinit.

Shumë historianë, kritikë dhe shkrimtarë thonë se Stalini e bëri këtë spastrim të madh vetëm nga frika që të mos ia marrin pushtetin. Vërtet ky është njëri nga shkaqet. Mirëpo, ai ka pasur mjaft kohë të shoh dhe të kuptojë se ç’’ndodh rreth tij …
Por kjo kurr s’ia ka qarë trurin.

Edhe në Kosovë për rreth dy dekadave ,pa i njehësuar vitet e paraluftës dhe vrasjet politike ,para dhe pas, ka pas kohë që të shihen,analizohen dhe kuptohen se çfarë po ndodhë rreth nesh.

Vrasja e Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Xhemail Mustafës, Tahir Zemajt ishin vrasje të orkestruar mirë nga « elita keqbërëse, e ideologjisë në emër të luftës ».

Dikush duhet ta çkap lamshin e qindëfishuar ,o ne ,o dikush tjetër, neve s’na e ka majtë sepse prokurorët dhe gjykatësit janë të emruar me « defter politikë » .
Për atë na Kosova ,sot po presim pak:
Çlirimi nga patriotizmi dhe nga dashuria.

Presidenti është një politikan, si të gjitha profesionet tjera, nuk është më një ikonë burri që na i përvetëson zemrat tona me patriotizmin dhe dashurin hyjnore.
Tani.
Politikanat kanë harrue që jemi të lirë të mendojmë, sepse zemrat nuk i kemi të zëna me patriotizëm e dashuri. Patriotizmi dhe dashuria e okupon mendjen.

Shqiptarët e Kosovës, kësaj radhe, nuk po e vajtojnë Kosovën, as UÇK , as Hashim Thaqin , as Kadri Veselin ,por po e vajtojnë patriotizmin e tyre të humbur, të cilën nuk e përjetuan kurrë.

Kishte talent nga ta që të thirreshin në patriotizëm dhe premtonin dashuri e patriotizëm . Por, patriotizmi e dashuria ,nuk është premtim, janë fjalë të bukura ,por dhembin shumë herë në jetë. Kur flet për patriotizëm flet për të kaltrën e qiellit dhe lirisë, por kur flet për dashurin ( vëllezër e motra) i thonë edhe pikëllim.

Mos të harrojmë kurr se kujt ju ka djeg zemra në kohë luftë dhe pas lufte:
Të vdekurit i kërkojnë me sy kah qielli, anipse i shohim para vetes të varrosur në tokë!?

Mua askush s’ më ka pyetur se si ishte UÇK?

Por një burrë kish folë,e ai burri ,e kish emrin Azem Syla. ( Ai kishte kërkue mbrojtje të afërt për familjen , në Kosovë por edhe jashtë kufive të Kosovës, kërkesa e tij me shkrim po figuronte e nënshkruar ,dhe e protokoluar para 6 muajsh).

PS
« Albin Kurti ish demagog dhe kërkues « .
Thotë-:Milaim Zeka.
« Sepse kish fol jerum Albini me gjykatësit e speciales ».
Zanat i keq me rrejt gjithë !
Andaj , Milaim Zeka:
Je i lirë të duash,të shitesh patriot, por s’je i lirë të urresh, se urrejtja dënohet me ligj.