Togeri Xhurkaj: Falë qytetarëve, gjendja e sigurisë është dukshëm më e mirë

Togeri Xhurkaj: Falë qytetarëve, gjendja e sigurisë është dukshëm më e mirë

Adem Lushaj 

Çdoherë ishim të hapur për komunikim me media, ngase qytetarët kanë nevojë për zbardhje të së vërtetës dhe mbajtje në informim. (Nysret Xhurkaj)

Edhe pse vjedhjet e shumta kishin shkaktuar shqetësime të mëdha, siguria e qytetarëve dhe rritja e besueshmërisë në institucionin policor, ishin dukshëm të nivelit më të mirë se në vitin paraprak, gjë që janë edhe synimet e vazhdueshme e punës së gjithë zyrtarëve të Stacionit policor të Deçanit. Kështu është deklaruar komandanti i Stacionit në Deçan, togeri Nysret Xhurkaj, sipas të cilit, për këtë vlerësim, më meritorët janë qytetarët. Gjithnjë sipas tij, fal angazhimit të palodhshëm të zyrtarëve policorë dhe bashkëpunimit të qytetarëve, gjatë muajt dhjetor janë zbuluar 25 raste të veprave kriminale të vjedhjes dhe grabitjes. “Falë vetëdijesimit qytetarë, siguria në gjithë zonën e përgjegjësisë është dukshëm më e mirë, krahasuar me të kaluarën”, ka treguar ai, duke thënë se gjatë vitit 2018, janë 100 vepra më pak në krahasim me vitin paraprak. Pos synimeve primare, zyrtarët policorë ishin të përkushtuar edhe në zbatimin e urdhëresave gjyqësore, si në asistenca të kërkuara, e deri te aktivitetet humanitare. “Falë bashkëpunimit të zyrtarëve të këtij Stacioni dhe përfaqësuesve të institucioneve komunale e qendrore, janë zvogëluar dukshëm vjedhjet në pyje”, ka thënë togeri Xhurkaj, duke treguar se “gjatë vitit 2018, nuk ishte shënuar asnjë incident ndëretnik, çka ndikon në rritjen e besueshmërisë së ndërsjellët”. Mirëpo, shqetësimi kryesor i tij, mbetët trafiku i ngarkuar nëpër qendër dhe parkimet e automjeteve nëpër trotuare. “Me vendosjen e kamerave në qendër të Deçanit, kemi mundësi më të mirë, për mbikëqyrje me efektive të qendrës dhe rrugëve kryesore”, ka nënvizuar ai, për të cilin është e domosdoshme vendosja e kamerave shtesë përgjatë rrugës kryesore, deri në Carrabreg. Zyrtarët policorë të Deçanit, me qëllim të zbatimit të planeve operative, pos komunikimeve të rregullta me zyrtar institucionesh, kishin mbajt takime edhe me kryesues të fshatrave, drejtor të shkollave, përfaqësues të OJQ-ve, të mediave…, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e besueshmërisë ndaj uniformes policore. “Pos takimeve të rregullta të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kemi zhvilluar takime edhe me përfaqësues të fshatrave, duke qenë të informuar për shqetësimet e tyre, pa dallim përkatësie nacionale apo fetare”, ka deklaruar i pari i policisë së Deçanit, duke iu bërë thirrje qytetarëve për ti besuar institucionit policor dhe të kërkojnë ndihmën e këtij institucioni në çdo raste nevoje, ngase zyrtarët e Stacionit të Deçanit, çdoherë janë në terren. Pos obligimeve ligjore, zyrtarët policorë kanë gjetur mundësi të ndihmojnë familjet në nevojë, si dhe të dhurojnë edhe “lëngun më të shtrenjtë të trupit, për të shpëtuar jetë njerëzish”. Për të arriturat e suksesshme të zyrtarëve të tij, udhëheqësi i këtij Stacioni, është shprehur mirënjohës edhe për mediat, për informim korrekt dhe në kohë. “Çdoherë ishim të hapur për komunikim me media, ngase qytetarët kanë nevojë për zbardhje të së vërtetës dhe mbajtje në informim”, ka përfunduar Nysret Xhurkaj, komandant i Stacionit policor të Deçanit, duke premtuar se, të gjithë zyrtarët policorë të Deçanit, do mbesin të përkushtuar në respektimin e ligjeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të duhura për sigurinë e qytetarëve.