TI DI TË MË DUASH THJESHTË

Vjollca Tiku Pasku

TI DI TË MË DUASH THJESHTË

Çasti i lumturisë ka ardhur,
dashuria ime puthmi sytë!…
Ti më shih lotët  e rrumbullakosur
ku ka pasion dhe një pëshpërimë:
“Të dua, të dua , të dua…shpirt,,. ”
Ti vjen  mi mbledh lotët me pëllëmbë
I puth me buzët e tua diellore,
avuj fluturash ngrihen lart
formojne ëndrrat e bukura në jetë.

Çasti i lumturisë ka ardhur,
qielli mban miliarda yje një çast,
si mbaj unë pasurinë e dashurisë.
Ti di të më duash thjeshtë,
pa stoli të rreme,
unë të dua si drita e diamantit
ku më përcjell  ngjyrat e botës e qiellit
të dashurisë
dhe në një hark ylberi  të krahut tënd
më fton  të fle ngrohtë.

Çasti i lumturisë ka ardhur,
fati i shkruar në pergamenin e ditës së lindjes
librat ku bilbilat mësojnë të këndojnë,
mirazhet ku lulet mësojnë të puthin me erë,
më mësuan se
engjëlli i dashurise
ngjit në parajsë  dy zemra,

Vjollca Tiku Pasku