Thomas Hobbes (1588-1678)

Thomas HobbesSi që thot vet Hobbes (1588-1678) në biografinë e vet në rimë, nëna e tij, « lindi bineq, mua dhe frikën » Fliste këtu për karakterin e tij të druajtur dhe paqësor por nga ana tjetër, plot energji për persiatje dhe polemikë letrare. Mësimet e para i morri në vendlindje kurse në moshën pesëmbëdhjetë vjeçe shkoi në Oxford ku mësoi logjikë skolastike dhe fizikën që në të vërtetë nuk e donte fort. U largua herët nga këtu dhe u angazhua mësues i një të riu pranë familjes Cavendish, me të cilën mbajti lidhje të fuqishme gjatë tërë jetës. Kjo miqësi i bëri të mundshme të udhtoj shpesh nëpër Europë, nga ku tërhoqi thesar njohurishë nga historia dhe poezia klasike.

Në vitin 1629 bëri një përkthim të Thukididit por themelet e filozofisë së tij i ngriti pasi hasi rastësisht në një gjeometri të Euklidit nga edhe pasoi mendimi i tij deduktif. Me këte ai i afrohet plotësisht Descart-it dhe njëherit bie në kundërshtim mendimesh me mikun et vet Bacon-in te i cili pat punuar si sekretar dhe i pat ndihmuar në përkthimin e disa veprave nga latinishtja.

 

rm